Parlamenti i Maqedonisë votoi dy ministrat e rinj të kabinetit të qeverisë së Nikola Gruevskit. Dorëheqja e ministrave u përshëndet nga ambasada e SHBA-ve në Maqedoni e cila, i cilësoi “një hap pozitiv drejt zgjidhjes së krizës aktuale politike”.
Por maqedonasit u njohën edhe me një tjetër detaj që pritet të zbardhë jo vetëm logjikën e dorëheqjeve, por edhe sulmin e përgjakshëm. Portali “Libertas” thekson se dorëheqja e zyrtarëve maqedonas, u krye pas një takimi që ata zhvilluan në ambasadën e SHBA-ve.
Në këtë takim, ministres Jankullovska dhe Mijallkov-it u janë dhënë regjistrime nga disa kontakte telefonike që Drejtoria e Sigurisë dhe e Kundërzbulimit ka pasur me grupin e armatosur, konkretisht me personin e quajtur “Komandanti NATO”.
Atyre iu dëshmua përfshirja në bisedime e Ministrisë së Brendshme me grupin e armatosur.
“Gjatë takimit në ambasadën amerikane, edhe Ahmetit iu bë e ditur se komuniteti ndërkombëtar përmes këtyre incizimeve e ka të qartë edhe përfshirjen e qeverisë në ngjarjet në Kumanovë dhe se aksionin e përgjakshëm MPB-ja e filloi kur në terren kishin humbur jetën disa pjesëtarë të forcave policore”, bën të ditur burimi për “Libertas”.

Me mbane shpresa qe nje e dhene e tille te mos jet e vertet, Edhe nese ka patur ndonje nderlidhje, mes dikujt te ketij grupi me strukturat sekrete te Maqedonis, prap se prap sakrifica e pjeses tjeter nuk zhvleftosohet por perkundrazi kjo sakrific do te respektohet me teper, ne rast se ka patur ndonje te infiltruar ne radhet e tyre, ose siq i theme ne, ne rast se ka patur ndonje spiun te armikut ne mesin e tyre.
Kjo e dhene, po te dal neser e vertet, ta shtone edhe me shume shembjen, por edhe respektin per ata trima, qe ishin futur ne kurth te kujtdo spiuni te mundshem.
Po theme edhe njehere, deshira ime eshte qe kjo hipotez te jet vetem nje spkulim.
KETA JANE PER NE BURG.
JANKULLOVSKA NE BURGUN E MESHKUJVE TE SIGURISE SE LARTE, MUNDESISHT ME TE DENUARIT PER PERDHUNIM.
se kush e kriloi dhe kush e drejtoi kete grup kriminal i perbere nga shqiptar te shitur, te shperfytyruar dhe qe e mbajne vehten ne heroi te lirise, kur ne fakte jane heroj ne tradheti, ne mostruozitet, dhe ne shume veprime te pa dinjitetshme, e ka shpjeguar mjafte sakte dhe me shume argumente, Kastriot Myftaraj por si gjithmon me shqipot, qe dallohen ne servilizma, ne te shitur, ne tradheti per nje cope buke mistri, nuk e besuan dhe e anatemuan dhe tani po lexojme ne shume media dhe portale se keta jane nje grup i manipuluar ne favor te Gruevskit…….kjo eshte historia jone nder shekuj, popull qe shitemi dhe blihemi mjafte lile dhe qe po me kaq liresi, vihemi ne sherbim te te tjereve, per te tjeret dhe ne shumice kthehemi ne shrbetor te te huajve, ne spiuna te tyre kunmder shqipove dhe Shqiperise….me nje fjale nje popull shume i keqe por qe eshte vendosur ne nje vende te begate…….