Hetuesit britanikë të Skotland Jardit vijojnë hetimet mbi zhdukjen e vogëlushes Maddie McCann, vajza që u zhduk në 3 maj 2007 në rezidencën “Praia da Luz” në Portugali, ku ndodhej me pushime së bashku me familjen.
7 vjet pas zhdukjes së vajzës britanike, një ndër rastet më misterioze të zhdukjes së një fëmije, hetuesit po kërkojnë një pedofil të dyshuar, i cili duket se ka abuzuar seksualisht me 5 vajza britanike, të cilat ishin me familjet e tyre duke pushuar në atë zonë.
Burri dyshohet se ka hyrë në 12 prona të zonës në periudhën kohore 2004 – 2010. Hetuesit thonë se po punojnë për të zbuluar identitetin e pedofilit. / ANSA / Përgatiti: Gazmira Sokoli

Perdhunimi dhe shume me keq rrembimi i femijve ,per mendimin tim , eshte krimi me i rende qe mund te bejne njerzit PRBINDESH dhe duhet te kene denim dhe ndeshkim ekzemplar VETEM ME JETE.
Epo ju thoni më përpara se po gjurmojmë një pedofil dhe pastaj çfarë ndodh? Pedofili ja mbath dhe ju lë gjurmët. Njelloj si kumbarua i shish-it tonë!? Po mungoi konspiracioni,mungon zbulimi…!