Pyetja që shtrohet është nëse është rrëzuar qëllimisht nga ana e pilotit avioni ku humbën jetën 150 ersona?
Sipas prokurorit të qyteti Marsejë kjo çështje tanimë nuk është e panjohur. Prokurori Bris Roben, i cili zhvillon hetimet e aksidentit, ka thënë se “Sipas të gjitha gjasave avionin e rrëzoi piloti ndihmës”.
Prokurori i qytetit Marsejë, Bris Roben në deklaratën e tij të bërë para kamerave i publikoi rezultatet e tmerrshme të dala nga hetimi i regjistrit të zërave nga kokpiti (bashkëpiloti).
“Sipas të gjitha gjasave ndihmës piloti refuzoi të hapë dyert e kokpitit pilotit, ndërsa shtypi butonin që shërben në uljen e lartësisë së avionit”, tha prokurori Roben.
Prokurori Roben gjithashtu shtoi se piloti nga kokpiti doli për të shkuar në tualet dhe nuk arriti që të kthehet sërish në kokpit. Prokurori francez tha se pas largimit të pilotit nga kokpiti ndihmësi i tij nuk zhvilloi asnjë bisedë.
Bris Roben më pas shtoi se pasagjerët, të cilët nuk ishin të vetëdijshëm nga ngjarja deri në minutën e fundit, filluan të bërtasin pak para përplasjes së avionit. Në vijim thuhet se ndihmësi i pilotit ishte shtetasi gjerman 28-vjeçari Andreas Lubitz, i cili nuk ishte një terrorist i kërkuar nga autoritetet.
Ndërkaq në pyetjen se a bëhet fjalë për vetëvrasje prokurori u përgjigj duke thënë se “Personat të cilët kryejnë vetëvrasje zakonisht janë të vetmuar dhe nuk mund ta përshkruaj këtë si vetëvrasje”.
Pas daljes në pah të detajeve të tmerrshme të aksidentit të gjitha sytë janë kthyer nga e kaluara e ndihmësit të pilotit. Anëtarët e klubit të aviacionit në të cilën shkonte ndihmësi i pilotit nëGjermani, janë të mahnitur nga kjo ngjarje.
Kompania e linjave ajrore Lufthansa deklaroi se ndihmësi i pilotit i është bashkëngjitur kompanisë Germanwings në shtator të vitit 2013 dhe kishte 630 orë përvojë në fluturim

airbus 320 ka qene i pari me sistemin fly by wire, ka pasur edhe incidente te tjera. Nje tjeter version i hedhur ne internet thote qe ministri i mbrojtjes rus akuzon nje sistem amerikan me laser qe mund te kete ngaterruar objektiv.Ndofta co-piloti ka vepruar nen stress, por çudi qe nuk ka pasur alarm dhe askush ka marre ne telefon. Do pritur konkluzioni i Protopapes nga Lemi i Llukes