Dyshimet mbi Sporting-Skënderbeu, “Federbet”: Kjo është vetëm maja e ajsbergut

redaktor

Françesko Baranka, sekretar i pergjithshëm i “Federbet”, me deklaratat e tij kërkon të hedh poshtë mitin që ka ngritur Skënderbeu në futbollin shqiptar.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Confidencial”, italiani Baranka thekson se dyshimet për sfidën ndaj Sportingut të Lisbonës janë vetëm maja e ajsbergut.

“Zakonisht në një ndeshje të manipuluar, një futbollist bën një veprim jashtë logjikës duke shkaktuar penallti ose duke bërë faull për karton të kuq. Bastet vendosen fillimisht në Azi dhe me këtë sistem në Europa Ligë, fitimi është nga 5 deri 10 milionë euro”, thekson Baranka për “El Confidencial”.

“Federbet”, nga ana e saj, jep të dhëna për ndeshjet e tjera të Skënderbeut gjatë rrugëtimit të saj në Champions League.

“Ishin paraeliminatoret e Ligës së Kampioneve, kur Skënderbeu luajti me Crusaders të Irlandës së Veriut. Në minutat e fundit nisin baste jo normale që skuadra shqiptare do të pësojë gola dhe normalisht kjo vlerësohet shumë në sistemin anglez, por kishte kaq baste sa u ul në 1.9. Vlera e basteve në vetëm pak minuta ishte nga 1 deri 3 milionë euro”, shkruhet në “email”-in që “Federbet” i ka dërguar të përditshmes spanjolle.

Formacioni korçar është përfshirë në optikën e “Federbet”, për dyshime të forta mbi manipulimin e rezultatit, por duhet nënvizuar se nuk ka për momentin asnjë fakt i cili njollos kampionët e Shqipëisë.

“Federbet” është një organizatë që është themeluar nga kompanitë e basteve për të raportuar mbi fluksin e parave të vëna në mënyrë të dyshimtë dhe duket se ka patur vërtet sukses në zbulimin e manipulimeve.

Në fund, “El Confidencial” ka nënvizuar se provoi në mënyrë të pasuksesshme që të merrte versionin e Skënderbeut, ndërsa UEFA nuk pranoi të komentojë.

Share This Article
3 Comments
  • PO AJO DIHET, ME KETE PUNE MERREN KETA MUTER,

    JO PER GJE, POR NE NUK KEMI FUTBOLL NE SHQIPERI,

    KEMI NJE SKEME PIRAMIDALE TE POMPUAR PIKERISHT NGA KETO MASHTRIME.

  • Sinjali vjen nga nje kompani bastesh, qe do te thote se ajo vete a te tjere qe kontrollohen prej saj te kene humbur shuma te majme. Pra ndodhemi para nje tavoline me kumarxhinj. “Ndershmerine” e kumarxhinjve askush nuk mund ta mbroje. Eshte e ndaluar ne gjithe Boten padia qe mund te ngrihet para gjykates per humbjet ne kumar. Pastaj, e kemi pare edhe ndershmerine e krereve te FIFA-s dhe UEFA-s. Per mendimin tim SKENDERBEU ka bere loje te ndershme. Mund te fajesohet kombetarja jone se pesoi dy gola ne shtese me Serbine apo dhe me Portugaline?

  • patjeter qe po te mos e kishte shitur ndeshjen skenderbeu do kish fitu 5 me 1 ,o halera po brazili kur humbi me gjermanine 7 me 1 pse asnje nuk guxoi te thoshte e shiti ,o legena qe merri me lloj lloj sajesash ,sa mundesi kish skenderbeu me fitu me 11 lojtar ,po me 10 lojtar,fitoi dormundi 7 me nje ,u eleminua celsi ,humbi arsenali 3 me 0 dhe asnje nuk flet per shitje ,por per ne shqiptaret flasin ata qe organizojne llotot ,ata qe blejne gjyqtaret ,qysh tani flitet per derbin e spanjes qe pregatitet manipulimi dhe asnje nuk deklarohet hapur si me ne e kunder ne shqiptareve,
    shifni more bajga punet tuaja dhe tani qe kemi nje ekip modest qe luan ne europe dhe mundohi vetem te sajoni sikur po shesim e blejme ndeshje , shikoni more ajkat e futbollit si blater ,e platini jane nen akuze jo per korrupsion por si HAJNA ,hajna miliona euroshe,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *