Fushata intensive, takimet e shpeshta dhe fjalimet e gjata bëjnë që politikanët jo vetëm të përsërisin veten, por ndonjëherë të mos gjejnë krahasimet e duhura në rropatjen për të bindur qytetarët se duhet të votojnë për ta.
Në këtë grackë duket se ra edhe kryeministri sot gjatë një takimi me fermerët në Luftinje, kur pyeti njërin prej tyre nëse për t’i mjelë lopën do të merrte një marangoz nga partia e tij apo një mjelëse të partisë tjetër.
“Çdo njeri që ka një votë është një qytetar që është pjesë e gjykatës popullore për të gjykuar çfarë kanë bërë këta në katër vjet, të gjithë këta që na vinë prapë dhe kujt do t’ia japim votën për ta marrë në punë. Është njësoj si të marrësh një marangoz të të mjelë lopën meqë është i partisë tënde. E merr ti marangozin të të mjelë lopën (i drejtohet një prej fermerëve) ta sharrojë lopën, t’ia sharrojë ato. Pse nuk e merr? Mjelësja është e partisë tjetër, çfarë të duhet ty. Shko merr marangozin se është e partisë tënde. E merr? Nuk e merr. Po pse nuk e merr? Nuk e merr se duhet të mjelësh lopën vëlla nuk do të bësh tifozllëk. Kështu është puna dhe për shtetin“, tha Rama.

E more Edi, kur ja keput, ja keput te trasha fare!
Po pse more zoteri, ti do te thuash se PS-ja s’paska lojtare te mire, por duhet t’i bleje nga skuadra te tjera?!! Kjo ishte ajo qe ju kerkoni t’ju besojme per te pasur 71 deputete??!!
Ta ndani me te tjere?!
Po nuk jeni ju qe po thoni se eshte e domosdoshme te keni drejtore e Ministra tuajt te PS-se.
Ky mesazh ,ne ate qe une kuptova, eshte I gabuar , por qofsha e gabuar.
Çfare do te kesh ne mendje, peshoi mire, se populli nuk do te te fale po gabove kesaj radhe!
Vetem te vazhdosh ne rrugen e te berit shtet, se specialistet e mire afrohen, po krijove besim.