Dyshohen për seri vjedhjesh, pranga dy shqiptarëve në Itali

Elton Tafaruci

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Lecce, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në zonë. Sipas policisë italiane vjedhja më e freskët e tyre është në një pikë bastesh. Të arrestuarit janë 29-vjeçari Emiliano Shametaj dhe kushëriri i tij, Erjon Shametaj, 28 vjeç.

Policia zbuloi në banesat e tyre “mjetet e punës” si: hapëse, gërshërë të mëdha, kaçavida, sëpatë dhe mjete të tjera të nevojshme për vjedhje.

13233369_10208472443903835_803495536_n

Këto mjete qëndronin të fshehura në një dollap në dhomën e gjumit të mbështjella me një rrobë. Dy shqiptarë janë identifikuar, pasi në vjedhjen e fundit ata janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe nuk e kishin fytyrën të mbuluar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *