Rreth 4 miliard dollarë dyshohet se janë vjedhur nga një fond i shtetit malajzian.
Kanë qenë prokurorët zviceranë të cilët kishin nisur hetimet vitin e shkuar për “skandalin e 1MHD”. Fondi “1MDB” u krijua në vitin 2009 për të paguar zhvillimet e reja ekonomike dhe sociale në Malajzi.
Bordi këshillimor i fondit kryesohet nga kryeministri Najib Razak, i cili nisi “1MDB” pas marrjes së detyrës në vitin 2009.
Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës ka thënë të premten se kishte tregues seriozë se fondet janë përvetësuar nga kompanitë shtetërore të Malajzisë.
Sipas prokurorisë zvicerane një pjesë e parave janë transferuar në llogaritë e ish-zyrtarë ose zyrtarëve në Zvicër, ndërsa një pjesë mendohet se është transferuar edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.
