Dyshohet se versioni i Amber Heard është vetëm një gënjeshtër

Elton Tafaruci

Dyshohet se version që aktorja Amber Heard paraqet përpara gjykatës së Kalifornisë është vetëm një gënjeshtër dhe bashkëshorti Johnny Depp asnjëherë nuk e ka dhunuar fizikisht.

Raportohet se në momentin që u telefonua policia që mbërriti brenda vetëm pak minutash në shtëpinë e tyre në Beverly Hills, aktorja ishte personi i parë që u pyet se çfarë kishte ndodhur. Amber tha se ajo kishte patur një zënkë me bashkëshortin, por për asnjë moment nuk përmendi faktin se ai e kishte goditur me telefon në fytyrë.

Po ashtu edhe policët që shkuan në rezidencën e çiftit, nuk kishin parë asnjë shenjë dhune në shtëpinë dhe fytyrën e Heard, kështu që pasi u bindën se nuk bëhej fjalë për një krim por vetëm për një sherr mes bashkëshortësh u larguan. Më vonë Amber nis procedurat e divorcit, dhe shfaqet në gjykatë me shenja në fytyrë.

Momentalisht Amber ka përfituar urdhër mbrojtje nga Johnny Depp, megjithatë ështe duke shpresuar që të marr ndonjë shpërblim të majm. Përmendim se një mik i aktorit hollywoodian, rrëfen se martesa e tyre ka qenë gjithnjë dramë, sidoqoftë Amber prej kohesh kërcënonte aktorin Johnny Depp.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *