Dy vëllezër dhe djali i njërit prej tyre janë përfshirë në një sherr brenda familjes në Ostern të Madh të Bulqizës.
Hiqmet Tola, 43-vjeç, është përleshur me vëllanë e tij, shtetasin me inicialet F.T., 52 vjeç dhe djalin 25-vjeçar të këtij të fundit.
Policia ka njoftuar se në konflikt e sipër Hiqmet Tola ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur të vëllain dhe nipin e tij. Por, ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur që të mos arrihej në tragjedi.
Shtetasi Tola është arrestuar, ndërsa të plagosurit po mjekohen në Spitalin e Peshkopisë.
Raportohet se atë e bir gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia dyshon se konflikti ka ndodhur për motive pronësie.
s.a/dita
