Është zbardhur dëshmia e gruas së 71-vjeçarit, Lefter Zhidru i cili u ekzekutua pasditen e sotme nga forcat RENEA pas 5 orësh rezistencë.
Viktima jetonte në një shtëpi me bashkëshorten e dytë, me të cilën edhe ka nisur sherri i sotëm që përfundoi në tragjedi.
Gruaja 40-vjeçare ka thënë para uniformave blu, se bashkëshorti pretendonte se ajo e tradhtonte.
Mësohet se ajo fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar, por ma pas ka pohuar se bashkëshorti pretendonte se e tradhtonte dhe dyshohet se për këtë ka nisur edhe konfikti mes tyre, raporton ABC neës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në Elbasan.
Ka qenë bashkëshortja ajo e cila ka njoftuar policinë pas sherrit me 71-vjeçarin.
j.l./ dita

Marrin pleq per tju marre shtepine dhe i katandisin ne budallenj me kallash ne dore.