E ardhmja e BE-së. Macron propozon “Rilindjen Europiane”

DITA Online

Me anë të një thirrjeje të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve evropianë, Presidenti francez Emmanuel Macron prezantoi një platformë të quajtur “Rilindja Europiane”, që propozonte krijimin e institucioneve të shumta për të rishikuar strukturat politike të kontinentit të vjetër.

Macron prezantoi një vizion të ri për Europën, i cili gjithashtu duket se do të shërbeje si një manifest edhe për fushatën zgjedhore të partisë së tij europiane.

Më pak se tre muaj para zgjedhjeve, të cilat ai i quajti “vendimtare për të ardhmen e kontinentit”, platforma e Macron u prezantua në formën e një letre drejtuar “qytetarëve të Europës”, e cila u publikua në gazetat e 28 vendeve anëtare të BE-së pak muaj nga zgjedhjet e parlamentit europian të 26 majit. Ajo ndahet në tre kapituj: Mbrojtja e lirisë, mbrojtja e kontinentit dhe rigjetja e shpirtit të progresit.

Para së gjithash, Macron propozon një rishikim total të hapësirës Schengen për të rivendosur sigurinë duke përfshirë një Polici Kufitare të përbashkët dhe një Zyrë Europiane Azili dhe kontrolle të rrepta.

Presidenti francez gjithashtu u përqendrua tëk temat që përdoren shpesh nga nacionalistët për të sulmuar BE-në, si siguria dhe identiteti, duke i kthyer ato në shtylla të vizionit të tij për një Evropë më të fortë.

“Mbrojtja e lirisë”

Macron propozon krijimin e një agjencie evropiane për mbrojtjen e demokracive të vendeve anëtarë dhe për të mbrojtur lirinë e procesin zgjedhor të çdo vendi kundër sulmeve kibernetike dhe manipulimeve. Ai po ashtu ndalon financimin e huaj të partive europiane dhe ndalon gjuhës së urrejtjes në internet.

‘Mbrojtja e kontinentit’

Ai gjithashtu bëri thirrje për rishikimin e zonës Schengenn dhe rishikim e vendeve që kanë të drejtë të hynë pa pasaportë në BE. Kreu i Elizesë kërkon po ashtu krijimin e një policë të përbashkët kufitarë dhe një zyrë europiane për azil si dhe krijimin e një “këshilli për sigurinë e brendshme” europiane.

Macron propozoi një traktat që të gjitha vendet anëtarë të NATO-s dhe BE-së të “rritin shpenzimet e mbrojtjes, një vendim që ka të ngjarë të prekë në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe Shqipërinë, pasi qeveria do të duhet të rrisë buxhetin për mbrojtjen ushtarake.

Macron po ashtu kërkoi reformimin e politikës tregtare europiane dhe atë të konkurrencës duke sanksionuar apo ndaluar kompanitë që dëmtojnë interesat strategjike të BE-së dhe vlerat thelbësore si standardet mjedisore apo mbrojtja e të dhënave.

‘Rihapja e frymës së progresit’

Macron bëri thirrje për vendosjen e një page minimale në të gjitha vendet anëtarë, e cila duhet të diskutohet kolektivisht çdo vit.

Ai gjithashtu mbrojti emetimet zero të karbonit deri në vitin 2050 dhe zvogëlimin e përdorimit të pesticideve deri në vitin 2025. Macron bëri thirrje po ashtu për krijimin e një banke mjedisore evropiane për të financuar tranzicionin mjedisor dhe krijimin e një forcë sanitare europiane për të përforcuar sigurinë e ushqimit.

Macron bëri thirrje për mbikëqyrjen e platformave të mëdha dixhitale duke i dhënë Këshillit Evropian të Inovacionit një buxhet të krahasueshëm me atë të amerikan për të investuar në fusha si inteligjenca artificiale”.

Në fund të letrës, Macron deklaroi se falë Rilindjes Europiane, europianët do të marrin kontrollin e fatit të tyre, por nuk përmend as zgjerimin e BE-së dhe as fatin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

v.l/Dita

Share This Article
12 Comments
  • Per me te miren e BE-se eshte t’i shpalle lufte burokracise dhe katapultimit te pafteve ne krie te komisjoneve.Vetem lufta pa kompromis ndaj burokacise e paaftesise qe po gryen ne vite taksapaguesit europian, do te ishte pika 1 e ketije rekomandimi qe BE-ja te behet me e sigurte,e shendeteshme,me e begate dhe me e forte se kurre,qe ti dridhen leqet e kembeve ekstremiseteve te c’do ngjyre,forme e besimi qofshin.

  • Po po e zgjidhi Makroni per Europen se kopjoi Rilindjen tone qe ka alamet vizioni.
    Po Makroni kerkon qe te shpetoje lekuren dhe shpik si shpiksi yne se qe te dyve iu ka mbushur mendja se i duan shume dhe kur shikojne ndonje proteste apo pakenaqesi thone gjera qe vetem ata ua dine kuptimin.
    Francezet nuk i hane po ne….

  • BE nuk mund te rilinde nga keta qe e shkaterruan me ate politiken e tyre miope qe europianet nuk e duan me. Do ta tregoje votimi per PE qe do mbahet ne Maj-2019 sa i vlen lekura ciftit grotesk Macron+Merkel. Koha e tyre ka mbaruar, perfundimisht.

  • Me Macronin,Shqiperi nuk do kete shans per integrim ne BE. Nuk e di a vjen kjo nga takimet qe ka pasur me Ramen,edhe sa ka perfituar nje vizion negative per ne nga keto takimi,po rezultati eshte ky…
    Edhe mesuesja e ka mire ma shume eshte demagogji per te larguar vemendjen nga blokimi i gjendjes ne Frances nga jelekverdhet,se sa interes per evropen…

  • Nuk mund ti besohet ketij personi qe nuk sistemon dot vendin è tij, dhe sot I jep mend Europes,. Karroten e bastunin do marresh.

  • Atij qe me tregon Vuçitolin do ti thoja qe jam kryeqytetase100karatshe po nuk jam as vuçitolistet dhe as me keta rilindas-socialistet qe jane te gjithe nje kosh i mbushur me asortimente te skaduara. Zaten prandaj vene punet çorap tek ne se u bejm fresk padroneve.

  • Europa duhet te eliminoje burokracine duke ulur shpenzimet e administrates dhe rrogat e larta, te ndihmoje sipermarrjet dhe te subvencionoje inovacionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *