E ardhmja e Boateng kthehet në çështje tek Bayerni

DITA Online

 

Pas javësh të tëra spekulimesh që e lidhnin të ardhmen e veteranit Boateng me klube elitare europiane si PSG, Mancehster United dhe Juventus, diskutimi për fundin e aventurës së mbrojtësit gjerman te Bayerni i Mynihut mbetet i hapur.

Me rëndësi është fakti se Bayerni kërkon plot 60 milionë euro për të, por duke parë historikun e dëmtimeve të lojtarit si dhe moshën e tij kjo konsiderohet si një shifër e lartë për të interesuarit.

Administratori i deleguar i klubit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge, është prononcuar mbi një temë të tillë duke theksuar faktin se largimi i tij shtrohet për diskutim pasi ky është vullneti i vetë 29-vjeçarit.

“Në përfundim të sezonit të shkuar Jerome Boateng bashkë me menaxherin e i komunikuan drejtuesve të klubit se mendonin që ishte koha e duhur për lojtarin për të provuar një eksperiencë të re, në një klub tjetër ku Baoateng do të mbyllë edhe karrierën e tij. I thashë se nëse një klub do të jetë i gatshëm të paguajë shifrën që ne kërkojmë për kartonin e tij, atëherë do të hyjmë në bisedime. Sa u takon negociatave me PSG, mund të them se ende nuk ka asgjë konkrete. PSG nuk e ka marrë vendimin mbi Boateng, çka për momentin nënkupton se Boateng mbetet yni.”

Siç raportojnë disa media franceze PSG i ka ofruar Bayernit shifrën e 35 milionë eurove për mbrojtësin, shifër kjo shumë më e ulët nga ajo që pretendojnë gjermanët.

Edhe pse kartoni i tij vlerësohet me një shifër të lartë, Boateng vijon të japë siguri se do të jetë një përforcim i denjë për këdo skuadër që interesohet për të, ndaj çështja e largimit të tij mbetet ende e hapur.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *