Një nga firmat më të shquara të arkitekturës në botë është duke projektuar një metaversë të re – një qytet virtual që shpreson të jetë një utopi libertariane.
Zaha Hadid Architects (ZHA) ka bërë publike planet për qytetin virtual Liberland, i përbërë nga ndërtesa futuriste, të lakuara sipas stilit arkitekturor të ZHA, stil që e bëri të famshme firmën e arkitektit në fjalë, i cili nuk jeton më.
Kur të përfundojë, qyteti do t’u ofrojë përdoruesve mundësinë për ta vizituar si avatar.
Qyteti do ketë një bashki, hapësira pushimi dhe argëtimi, apartamente, dyqane, biznese si dhe një galeri për shfaqjet e artit NFT.
Por ka 7,000 banorë të miratuar ende të patransferuar dhe 700,000 aplikime, sipas Jedlicka. Microshteti ka gjithashtu një flamur kombëtar, himn dhe monedhë – kriptomonedhën Liberland.
Në kohën e themelimit të saj, Serbia dhe Kroacia e hodhën poshtë mikrovendin. Në disa deklarata për CNN, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë tha se ata e konsiderojnë atë “një akt joserioz që nuk ka nevojë për komente të mëtejshme”.
Liberland nuk është njohur nga asnjë shtet deri tani.
Por tashmë, ky mikrokomb shpreson ta zhvendosë pretendimin e tij nga bota reale, në botën virtuale. Metaverset, të cilat shpesh ndërtohen duke përdorur teknologjinë blockchain, janë një mundësi e përkryer që idealet e liberalizmit të lulëzojnë, sipas arkitektit kryesor të ZHA, Patrik Schumacher.
Për shkak të qëllimeve të përbashkëta të filozofisë politike për decentralizimin dhe autonominë, ai ka qenë i interesuar për Liberland që kur u themelua në 2015 dhe menjëherë pas kësaj mori pjesë në konferencën e tij të parë.
S’mund te kete kuptim minishteti Liberland ne hapsiren e gadishullit Illyria. Ajo pa me dyshje eshte pjese e Kroacis kur dihet se mbi 32 perqind e kroateve kane gjak ilir.