Këngëtares Fjolla Morina i është caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Vendimi u mor ditën e sotme nga gjyqtari i procedurës, Agim Kuçi, në prezencën e prokurores Javorka Prilincevic, të pandehurës Fjolla Morina me avokatët e saj, Fehmije Gashi-Bytyqi dhe Fanol Krasniqi.
Fjolla u arrestua dy ditë më parë në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Morina ishte shpallur në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.
o.j/dita

Po si do ja beje per kallinj misri kjo Fjolla se do cdo nate nga 3 kallinj misri bajagi te medhenj dhe te pjekur mire se ndryshe nuk e ze gjumi pa u ngopur mire me to.
Boll keq.
Kjo me Ciljeten do e kishin nxjerre nga bataku PD .
E mor lulzime basha tej!