E bën sërish, Melania Trump refuzon t’i japë dorën Donaldit (Video)

Ornela

Çifti presidencial amerikan mbërriti dje në Itali, ndalesa e fundit e Donald Trump  në turneun e tij të parë ndërkombëtar që prej marrjes së detyrës.

Dhe si zakonisht, mbërritja në tokën italiane u shënua nga një skenë e ftohtë mes Donaldit dhe Melanias.

Detaji nuk u shpëtoi kamerave, kështu që në videon zyrtare mund të shihet se si çifti përshëndet të pranishmit në aeroport pasi avioni presidencial Air Force One ulet në Romë.

Gjatë përshëndetjes Donald Trump u përpoq të kapte prej dore Melanian, një gjest që ajo refuzoi duke hequr dorën për të rregulluar flokët.

Kjo shfaqje e re e ftohtë e Zonjës së Parë kundrejt Presidentit vjen vetëm një ditë pas një momenti të ngjashëm në Izrael.

Në tapetin e kuq të plotë të aeroportit të Tel Aviv dhe në sytë e të gjithë të pranishmëve, Trump u përpoq të kapte prej dore Melaninan, e cila ecte pranë tij, por zonja e parë e refuzoi me një gjest që befasoi të pranishmit.

Prandaj, pyetja që lind është: çfarë po ndodh mes çiftit presidencial?

https://www.youtube.com/watch?v=pPBmsRADjDY

https://www.youtube.com/watch?v=StdaQv37gdA

Share This Article
2 Comments
  • Nje gjest kuptim plote i Mellanise kur i largon me egersi doren te shoqit duke e turperuar ne syte e gjithe botes!
    NUK E KUPTOJ ARSYEN MADHORE QE E SHTYN KETE ZONJE TE BEJE NJE GJEST TE TILLE TE PA PARE DERI ME SOT!

  • Po si mund te hedhesh persiper nje LEGEN KOKE-KAR-KUQ sikur Goje-Thyba TRAPI-TRUMP .
    Sic duket kjo zonje e ka kuptuar me vonese dhe i ka thirrur trurit .
    TRUMPI eshte Psikopati i shkalles ABSOLUTE !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *