Një aleat i mirë i besnikërisë së burrave? Hormoni i oksiticinës.
Një kërkim gjerman ka zbuluar se burrat e angazhuar në një raport të qëndrueshëm, kur kanë nivele të lartë të këtij hormoni krijojnë distanca me gratë e tjera.
Studimi i udhëhequr nga Rene Hurlerman i Universitetit të Bonit dhe i publikuar në revistën “Journal of Neuroscience” tregon se hormoni i oksiticinës i prodhuar në tru nga hipotalamusi është një ndikues i madh në marrëdhëniet sociale e në veçanti në ato familjare e sentimentale.
“Është kjo molekulë që në praktikë arrin të mbajë të fortë monogaminë te njerëzit”, u shpreh Hurlerman.
Nëse një burri i injektohet një dozë e lartë oksiticine dhe vendoset përballë një gruaje të panjohur dhe tërheqëse, mundësitë më të mëdha janë që ai të tregohet indiferent për të mos vënë në rrezik marrëdhënien me partneren e tij.
“Ekzaminimet e mëparshme kanë treguar se oksiticina luan një rol thelbësor në ruajtjen e besnikërisë midis kafshëve, por studimi ynë ishte i pari që tregoi se ky hormon është rregullator i marrëdhënieve në çiftet njerëzore”, tha Hurlerman.
Ekspertët gjithashtu shtojnë se oksiticina mban larg meshkujt e angazhuar nga marrëdhëniet e shumëfishta, por nuk duket se hormoni ka të njëjtin efekt te beqarët.
Sido që të jetë, nëse i besojmë profesorit Andreu Smiler, femrat duhet të ndihen më të sigurta në këtë drejtim, sepse vetëm 5% e burrave “nuk e kanë problem tradhtinë”, e nëse ai që kanë në krah bën pjesë te ky grup, mjafton ta “drogojnë” me oksiticinë.
b.m. / dita
