Në një rrëfim të gjatë Hëna Këlcyra flet me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së babait të saj Ali Bej Këlcyrës. Peripecitë e Këlcyrës, pse u dënua katër herë me vdekje dhe u burgos nga të gjitha regjimet. Si u bë heroi i Luftës së Vlorës një nga krerët e Ballit Kombëtar, lidhjet me Mit’hat Frashërin, marrëdhëniet me anglezët dhe tre takimet me Enver Hoxhën. Si do të organizohet ceremonia për Ali Këlcyrën në Tiranë dhe dëmshpërblimi që kërkon Hëna Këlcyra për veprën e babait të saj.
Në datën 24 shtator babai juaj Ali Këlcyra mbush 50 vjet nga vdekja e tij. Çfarë pritet të mbahet dhe të ketë si kujtim të babait tuaj?

Hëna Këlcyra: Mbetet shumë edhe pak. Babai im, është një figurë interesante, si njeri, si figurë që ka përcjellë këto 70 vjet të historisë së vendit. Vdekja vjen për këdo, dhe sot babai njihet në popullsi shqiptare nga propaganda e rreptë e Enver Hoxhës. Edhe pa dashur ai i ka bërë një të mirë, sepse të paktën i mbajtën mend emrin ndërkohë që shokëve të tij nuk i dinë as emrin e as ku prehen. Për këtë ne kemi një detyrë, për të sqaruar historinë e Shqipërisë që këto vitet e fundit është mashtruar, jo historia e vërtetë.
Cilat do të jenë ceremonitë për babain tuaj?
Do të përgatis një darkë këtu në Tiranë, sepse një pjesë e familjes gjendet këtu dhe shumë miq. Varri ndodhet në varreza pranë piramidës, në Romë, është një varr për ata që nuk janë katolik. Sepse në kohën kur Vatikani mbretëronte, brenda në qeveri ishte e ndaluar që të vdekurit jo katolik të varroseshin brenda mureve të Romës. Atje ka shumë të njohur, si djali i Gëtes përshembull.
Nga të gjitha të dhënat, unë dua ta nis me një detaj interesant siç është dokumenti i siguruar në arkivat e Londrës. Bëhet fjalë për letrën që kryeministri i asaj kohe Enver Hoxha, i ka dërguar homologut anglez Uinston Churchill, për ta sjellë në Shqipëri për ta ekzekutuar si kriminel lufte. Si është historia e kësaj letre?

Historia e kësaj letre është gjetur nga profesor Midulla Destani në Londër. Nuk kërkohet vetëm babai im, i dyti që kërkohet është Mit’hat Bej Frashëri, Abaz Kupi, Kadri Cakrani, Koço Muka si dhe Veip Rrunja. Letra është shkruar në gjuhën frënge, ku kryeministri Hoxha i shkruan zotit Churchill se na ke premtuar se do të na dorëzonit këta kriminelë që të gjykohen në Shqipëri. Ndërkohë që ata gjenden në Itali, dhe janë të lirë. Kjo nuk është e vërtetë pasi ata ndodheshin në qytetin e Territ në një ish-fabrikë. Më 25 prill 1945 erdhën një ditë në kampin të Santa Farës ku ne ishim, të izoluar, jo të burgosur. Unë me mamanë kishin të drejtë të hynim, e të dilnim ndërkohë që ata jo. I arrestoi policia Britanike babanë dhe Mit’hat bej Frashërin. Për dy muaj na i kanë mbajtur të fshehtë. Mamaja ishte e tmerruar se më parë ata kishin dorëzuar antikomunistë. Më vonë na thanë se janë në burg dhe një herë në muaj mund t’i vizitonim. Mamaja vetëm 25 minuta e shoqëruar nga Koço Muka, që i ndejti pranë e nuk mungoi në asnjë vizitë. Mua më lejonin herët në mëngjes të hyja në kamp, dhe në orën pesë mund të dilja. Unë isha nëntë vjeçe dhe kisha të drejtë të hyja e të dilja. Në kamp ishin me numra, ka patur edhe Mithat Beu një numër. Mit’hat Beu që ishte 20 vite më i madh pati shqetësime në zemër, kështu që një ditë Sekretari i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar Vasil Andoni erdhi edhe në vend të Koço Mukës, ai shoqëroi mamanë dhe i kërkoi babait t’u deklaronte aleatëve, sepse Mit’hat Beu ishte nderi i Ballit. Ndërsa babai duhet të thoshte se ishte kryetar i efektivit, të merrte përgjegjësi për të mirat e të këqijat që kishte bërë Balli në Shqipëri. Dhe sigurisht babai e bëri… Ditë më vonë anglezët e liruar Mit’hat Beut dhe babai bëri gjithsej 22 muaj. Nga këto 22 muaj, 17 muaj i burgosur nga aleatet dhe pesë muaj nuk mund të dilnin se kishin një marrëvshje që kur burgosurit të liroheshin, do të ktheheshin në vendin e tyre. Kështu që babai duhej të kthehej vullnetarisht në Tirane, gjë e pamundur për të sepse e priste litari. Kështu që mamaja ka luftuar. Vetëm mamaja ime nga shqiptarët, ndërsa Gulian Emery fliste shumë mirë frëngjisht, kështu që ka qenë i vetmi që babai ka komunikuar pa përkthyes. Është përpjekur dhe ia arriti qëllimit pas incidentit të Korfuzit. Babai kur ishte i ri, ka marrë pjesë në Luftën e Vlorës, dhe për këtë shkak ka qenë pesë muaj në burg sepse italianët e konsideronin si anti italian. Ndërkohë pranë Gulian Emerit ka qenë edhe zonja Herbert, e njohur në historinë e Shqipërisë se familja e saj ka banuar në Fier, ku kishte njohur mamanë time kur ishte e vogël. Ata banonin te Ymer Pashe Vrioni, dhe kishin ruajtur miqësinë.
Anglezët nuk e dorëzuan babain tuaj dhe Mit’hat Frashërin. Sipas mendimit tuaj, përse nuk e dorëzuan?
Unë nuk mund ta di. Politika e tyre ishte prishur, misionet britanike dhe amerikane ishin dëbuar, dhe ishin mbyllur ambasadat.
Babai juaj konsiderohet figurë komplekse, i dënuar katër herë me vdekje dhe se ka bërë burg në çdo regjim. Gjithë ky tallaz ndaj babait tuaj çfarë ka sjellë në figurën e tij?

Mbase një shembull që brezat e ardhshëm duhet ta kenë parasysh, ka sakrifikuar vërtet jetën e tij sepse familja ka qenë numri dy për të. Është interesante se ishte nga një familje bejlerësh, por jeta e tij nuk është mbështetur nga një shtet apo qeveri e huaj. Nuk ka patur asnjë detyre qeveritare. Ka qenë në një pozitë më të lartë, por i zgjedhur me votat e popullit. Dhe kjo nisi ditët që u dogjën sarajet.
Në vitin 1914 digjen sarajet. Si është ky moment? Çfarë ndodhi?
Ndodhi që kur plasi lufta, Këlcyra u zaptua nga grekët dhe nuk kishin shtëpi dhe shtabi ushtarak ishte në muret e sarajeve. Nëna e babait tim e kishin dërguar me xhaxhanë e babait, te e bija që është e martuar me HASAN Bej Biçakun ndërsa babai me xhaxhain me gjenden në Këlcyrë. Një ditë i paraqisnin beut të fundit të Këlcyrës, Muhamet Beut që të njohë kufijtë Përmet-Tepelenë si kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë. Xhaxhai kundërshtoi, dhe si përgjigje erdhi një ultimatum, për 48 orë ose do të nënshkruhej pranim ose do të digjeshin sarajet dhe Muhammed Beut ka thënë se më mjaftojnë katër orë, për të nxjerrë 118 trima që ishte garda e sarajeve atë ditë. Grekët i dogjën sarajet. I thanë babait që eja me ne të luftojmë grekët. Ndërkohë që babai tha se nuk di të përdor armë, babai e urrente gjahun. Ata i thanë që nuk kemi nevojë për të përdorur ti armë, ti ec përpara se ne vijmë pas për të luftuar. Këtu nisi jeta politike e babait tim. Më vonë ai u njoh më shumë në popull, derisa mori pjesë në Luftën e Vlorës. Unë dua të bëj një apel, të mbrohen monumentet në jug që po vidhen, po shkatërrohen.
Është një moment që babai juaj ka takuar Ismail Qemalin?
Me rastin e një konference për shtyp, babai pyet se dhe merr vesh se Ismail Bej është përpara gazetarëve dhe shkon për ta dëgjuar dhe për ta njohur. Edhe e dëgjon, jep informacione në kufi midis Shqipërisë e Greqisë. Ai kërkonte të jepte përshtypjen se situata nuk është agresive, ndërkohë që babai u revoltua dhe në gjuhën frënge i thotë “Zotëri më duket se nuk jeni i mirëinformuar sepse unë vij nga Fronti dhe situata është tjetër”. Ismail Bej nuk ishte i kënaqur dhe i thotë për cilën gazetë shkruan. E pandehu gazetar. Babai prezantohet, dhe ai u çudit sepse fliste frëngjisht. Ky ishte takimi i parë e i fundit me Ismail Qemalin.
Cili ishte aktiviteti tjetër i Ali Bej Këlcyrës?
Në kohën e Princ Vidit, babai ka pritur mbretërshën Sofi dhe i ka mbajtur asaj një fjalim. Më pas vjen lufta e Vlorës dhe për këtë shkak Italia thoshte se babai është jo antifashist por anti italian.
***
Mbaroi Lufta e Vlorës. Një moment historik për Shqipërinë. Kongresi i Lushnjës dhe parlamenti i parë, aty ku Ali Këlcyra zgjidhet deputet?
Ka marrë pjesë në Kongresin e Lushnjës dhe zgjidhet nga Gjirokastra deputet në parlament. Ishte një fitore e madhe sepse kundërshtar ishte Mufit Bej Libohova që ishte kandidat i familjes së Këlcyrës. Xhaxhallarët i kërkuan babait që ta tërhiqte kandidaturën, por ai nuk pranoi. Mufit Beu ka ruajtur miqësinë me babain tim.
Keni vendosur të mos jetoni në Shqipëri. Kjo është një revoltë e juaja për atë që nuk i është dhënë babait tuaj?

Fakti që kur ka ardhur komunizmi në Shqipëri, shtëpinë e kishte djegur greku, dyqanet ishin djegur nga italianët. Një familje që është goditur sepse ka bërë rezistence. Është e vetmja familje që ka pranuar t’i digjet shtëpia sepse nuk donte t’i përulej një shteti tjetër. Italianët në 1940 e dogjën tre herë shtëpinë. Të dytën herë dogjën 44 dyqane. Edhe unë kthehem në Shqipëri dhe mua më kanë kthyer ca gurë të prishur dhe unë si qytetare e atij vendi, nuk me njihet asnjë dhomë ku mund të banoj. Të paktën gjestin. Pse mua mos të më kthehet si dëmshpërblim? Por kur unë pyeta, pasi një shoqëri austriake kërkonte të ngrinte një shoqatë për asistencë për azil, dhe kishte vajtur në Këlcyrë pa ditur se nga vij. Pasi pyeta kryetarin nëse ka ndonjë tokë të lirë, më tha se mund të ketë. Kur i pyeta nëse mund të ma ktheni, me komunikuan se duhet ta blej! Nëse ka një drejtësi, të vijë një njeri që ia ka djegur në luftë. Qeveria, ka si detyrë që t’i japin një shtëpi ku të jetojë.
Zonja Hëna, në Paris babai juaj është takuar me Enver Hoxhën, kanë pirë kafe pas çlirimit 1944. A është e vërtetë?
Fillimisht babai im është takuar në Paris me Enver Hoxhen, tre herë para vitit 1939. Herën e parë është kur vdiq vëllai i babait, Faik Këlcyra. Ai vjen në vitin 1935 për të ngushëlluar me një kuti me puro. Ndërkohë që herën e dytë për lindjen time si edhe për ditëlindjen time. Herën e parë që ka qenë në Itali tek kunati, edhe i jep bariu një letër për babain. Brenda ishte “Bari Ali të lutem, ndihmoje se ka disa kërkesa sepse e kam kunat” dhe babai e pyet dhe Enveri kërkon të hyjë në Bashkimin Kombëtar. Nga Faiku, babai e dinte se kishte një bursë të shtetit dhe që nuk i kishte kaluar disa provime. Kur zoti Hoxha i thotë babait se dua të hyj edhe unë në Bashkimin Kombëtar, i cili kishte si synim të rrëzonte mbreterin e Zogut. Babait i thotë si kërkon të hysh, ndërkohë që t’i je me bursë të mbretit Zog? Babai i thotë Enverit nuk të vjen turp që me paratë e shtetit dëfren, i ke zënë vendin një tjetër studenti që mund të kishte studiuar. Ai i tha se edhe nëse do të ishin paratë e babait tënd, duhej të të vinte turp sepse do të kishte dërguar me djersë. Enver Hoxha, babain tim nuk e ka urryer vetëm si kundërshtar politik, por edhe për këto arsye. Ne nuk jemi organizatë bamirëse.
Ju mendoni se ky ishte shkaku që Enveri e futi në listën e kriminelëve të Luftës?
Babai e ka kundërshtuar Enver Hoxhën kurdoherë. Ka qenë shumë hakmarrës Enver Hoxha. Babai kishte besim të madh në popullin shqiptar, se burrat vriten e fëmijët e gratë nuk preken.
Na tregoni pak momentin kur takohet Fan Noli me xhaxhain e babait tuaj, Islam Ben në parlament ?
Babai ishte në parlament, dhe kur dilnin shkonin në restorant së bashku. Në vendin e tij babai gjen një letër nga xhaxhai i cili thotë se kam ardhur nga Këlcyra dhe po kaloj të të takoj. Babait nuk i pëlqeu ky fakt. Por Fan Noli e shikoi se babai prishet në fytyrë, dhe e pyet nëse ka ndodhur gjë. Babai i bën të ditur për letrën dhe Fan Noli e pa si diçka pozitive. Edhe Fan Noli e dinte se xhaxhai nuk kishte bërë shkolla të larta jashtë, dhe kur e takoi atë nisi biseda nga bujqësia. Ndër të tjera Fan Noli i tregon që kishte blerë 6 dhi nga Malta sepse donte qumësht. Edhe Islam Beu i thotë se pse s’më thatë tua sillja nga Këlcyra. Por menjëherë Noli i thotë se këta sjellin më shumë qumësht. Nuk e dija se kafshët kanë ndryshime e njerëzit janë njësoj, ia kthen xhaxhai.
Cila është lidhja juaj me Toptanët ?
Kam lidhje nga mamaja. Halla e mamasë ishte martuar me një toptan, e cila bëri tre vajza. Vajza e madhe ishte e ëma e Eqrem Bej Vlorës, vajza e dytë ishte martuar te Pashot edhe e treta, të cilët tiransit e quanin Esat Pasha me fustan.
Ju keni ardhur në Shqipëri në vitin 2007 dhe keni vendosur të mos jetoni në Shqipëri. Përse kaq vonë?
Nuk erdha sepse babai im nuk ishte i rehabilituar nga qeveria që erdhi.
A ishte e mjaftueshme dekorimi që bëri Bamir Topi dhe Jozefina Topalli?
Babai në jetën e tij nuk ka marrë kurrë dekorata dhe nuk ka bërë kurrë përpjekje për t’u bërë ambasador. Babai im ka qenë 100% parlamentar. Madje ai nuk do ishte i aftë për të qenë kryeministër sepse nuk ka qenë kurrë nëpunës. Nuk mund të bëhesh kryeministër menjëherë.
Ish-kryeministri Pandeli Majko më ka thënë në një intervistë se largimi i Ahmet Zogut në 7 prill 1939 nuk ishte tradhti. Cili është komenti juaj për këtë?
Unë e gjykoj se nuk ishte tradhti. Babai im ka qenë kundërshtar i mbretit Zog, por me zbarkimin e italianëve në Shqipëri për komunitetin e Bashkimit Kombëtar, babai i ka dërguar telegraf qeverisë që të qëndrojë, sepse tërë opozita ishte gati të bashkëpunonte. Kjo është prova më e mirë se kur dolëm jashtë, aleatët e liruan nga kampi i përqendrimit. Ajo që kërkonte babai ishte një bashkim i tërë rrymave politike antikomuniste. Babait tim i thanë që ti je ndalesë, pasi ti je kundërshtari kryesor i mbretit Zog. Edhe babai tha se unë kam qenë kundërshtar por sot e kërkon interesi i vendit. Unë kam luftuar politikën e jashtme të mbretit Zog, por jo se kisha rivalitet. Që nga viti 1939, mbreti Zog s’ka bërë asnjë veprimtari në dëm të Shqipërisë. Për këtë nuk shoh përse ta kem problem bashkëpunimin.
Në historinë e Shqipërisë nga Ismail Qemali tek Edi Rama, janë 33 kryeministra. Cili është kryeministri që i ka dhënë më shumë këtij shteti?
Unë nuk jam historiane, por për mua është Ismail Bej Vlora. Shumë thonë se nuk ka qenë i aftë si kryeministër, por nuk gjykojnë situatën kur ai ishte kryeministër. Si kryeministri edhe mbreti Zog kanë qenë pozitiv.
Po kryeministri që nuk ka bërë atë që nuk duhet të bënte?
Berisha ka qenë shumë negativ në këto 20 vite. Ditën e flamurit humbi rastin të thërriste për bashkim të tërë popullin, sepse dihet që dilnim nga një shekull që pati vrasje. Ai e pati rastin, dhe duhet ta kishte bërë këtë gjë.
Cili është mendimi juaj për kryeministrin e fundit që i dorëzoi qeverinë Enver Hoxhes, Ibrahim Bicakciu?
Ai është kushëriri i mamasë sime. Unë nuk e di nëse ia ka dorëzuar Enver Hoxhës qeverinë, por di që Ibrahim Bicakciun e zgjodhën si kryeministër kur erdhën gjermanet, pasi kishte studiuar në Gjermani e Austri. Për mua ai ka bërë një akt shumë të shëmtuar, sepse duke qenë kryeministër, ai ishte në dijeni të një dokumenti, të cilin ia kaloi partizanëve. Informacioni njoftonte se gjermani do të tërhiqej. Kjo ishte kundër interesave të tij sepse ai ishte kryeministër. Është tradhti, se Gjermani nuk ishte pushtues. Pushtues ishte Italia.

“Faleminderit” DITA! Pas NIPIT te Ahmet Zogollit:”Keshilltar i Presidentit”(?!) na nxorret “Henen” e Kelcyres!!! “Germo Tare(Qafoku) germo se Kockat e Qenit do te gjejsh! Sado balte te Hidhet mbi ENVER HOXHEN- Floriri mbetet FLORI!
Po flori eshte se jetonim ne varferi dhe nuk na lejonte te dilnim jashte, per ty ndoshta ishte i mire se aq e ke horizontin ti dhe nuk ke patur prona, keni qene te varfer dhe Enveri ju dha nje cope buke…
Ha ha ha, Enveri flori, Berisha flori, keni kaluar ndonje semundje te rande ne femijeri o Mulla dike? Te paska lene pasoja te renda ama…
Dike Mullai ;me shume degjo se sa flet se nxjerr vetem ” mjalte njeriu ” nga goja ,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!
cjane keto kufoma te gjalla keto mostra qe duan te na shesin tradhetine per atdhetarizem.
enver hoxha ishte kush ishte , beri cfare beri por tradheti kombetare e pazare me tokat shqipetare nuk beri kurre.
e akuzojne per kosoven por vetem nje I mare flet se kosova ishte mare ne 1913.ishin armatimet e enver hoxhes qe luftoi e u pais UCK, qe demokratet e famshem qe bertasin sot ju a shiten e bene pasuri me djersen e gjithe popullit.
te pakten njerezit e mencur I kuptojne sot duke ndjekur e degjuar
lajme e politika.
shembull eshte cameria e truallet e tjera shqiptare.
tradhetaret e kombit dihen e nuk ka dyshim . ahmet zogu eshte I pari e pas I vine keta te tjere qe deklarojne qe zogu nuk ishte tradhetar.
lexoni dokumentat e serbise e shikoni si flet per mardheniet e zogut me serbine.
nuk e kuptoj pse nuk ja japin ato germadhat e sarajeve ne kelcyre?
Kushdo ka te drejten e tij te kerkoje. Por kjo vajze e klisyrave, edhe pse e di mire qe historia e te atit te saj eshte plot drite hije, sidomos ajo qe ka te beje me pushtuesin italian, nuk thote aspak te verteten kur kerkon qe ta prezantoje Ali beun si antiitalian, Klisyra njihet edhe si themeluesi reali i Ballit Kombetar se bashku me Qemal Vrionin dhe Shefqet Verlacin…Hysni Lepenica, Hasan Dosti e te tjere Ishte pikerisht ky Ali qe kembnguli qe ne drejtim te kesaj organizate te vendosej Mit’hat Frasheri, i biri i Abdylit, dhe njekohesisht perpunuesi i tezes se paterices ndaj pushtuesit italian te cilit per hir te realitetit i sherbeu me devotshmeri dhe servilizem deri ne peshtirosje. Ne se do ti referohemi kujtimeve te Xhelal Staraveckes ne librin “Perpara gjyqit te historise” qe flet per mergaten e ikur nga lufta ne Itali, Aliu del edhe si sherbetor i shume zoterrinjve. Sidoqofte se kush e ka te drejte qe te gjej nje cope toke dhe te rrivaroset ne dheun e vet. Historite qe tregohen nga njerezit e familjes se tij jane dhe mbeten realisht te denja per personazhe si xha Temja..
te fillosh te hudhish balt per Enver hoxhen esht ni lloj si dik matMUTI per kosoven
Aq drit-hije mbetet Ali Kelcyra per historine e tij dhe te Shqiperise ,sa edhe drit- hije eshte intervista e se bijes se tij z.Hana.Megjithate nje pale shtepi le t’i beje po te doje ne Kelcyre,pasi atje ka plot vend bosh.Vetem nje gje eshte per te ardhur keq,qe ne fletet e histories se ketij vendi po shkruajne shume merimanga…A do tye vije nje dite qe te qerohet rrjeta e tymosur e kesaj historie????Po do te vije,kam shume besim.
Ajo ka qene lufte per pushtet. Fitoi njeri tjetri s ndejti urte, te keput koken tjetri. Por ka burra shqiperia mos u beni merak dhe nostalgjik. Ka me te zgjuar dhe me te shkathet edhe se Enveri edhe se Ali Kelcyra. Te shijojme keto njerez qe kemi kemi, se edhe keta po shqiptare jane. Pastaj jo vetem tifoz te italis, brazilit gjermanis po te lozim edhe vete futboll. Kjo do te thote ta gezojme edhe ne jeten dhe te provohen edhe shqiptaret e tjere
Prej lufte, veç ai largohet
Qe eshte lindur tradhetor
kush eshte burre nuk frigohet
por vde por vdes si nje deshmor
Nuk ju mjaftojne keto vargje o popull, jane vargje qe kur kendohen ngrihemi ne kembe e me dore ne zemer.
Himni Kombetar i denon ata qe jane per tu denuar dhe i nderon ata qe jane per tu nderuar me vargjet e tij.
Per te mos u ekzaltuar shume nga “sqarimet” e zonjes Kelcyra sidomos per ato qe nuk di per te jatin, pyeteni se ku ka punuar, cila eshte njohja e saj per shqiperine, dhe pse nuk i shkruan kujtimet e saj apo pse nuk boton shenimet e te jatit. Me te vdekurit nuk eshte mire te merremi se populli e di kush punoi per Shqiperine e kush per te huajt.
te gjith keta pedro e treguan veten kur shqiperia ishte ne rrezik,vetem enveri dhe komunistet rezistuan.
Hëna doli huq se nuk e dinte mbase se Edi Rama është filo-Italian…do të kishte më shumë shanse të perfitonte një cop tokë në kelcyrë (qe ç’ësht e vërteta, nuk është dhe aq e lire sa mund te mendojne njerëz qe nuk e njohin zonën)
Kesaj te shkretes i ka ngelur sahati ne shtator te 1943 kur kapitulloi Italia dhe ate e zevendesuan nazistet. Ajo thote “se Gjermani nuk ishte pushtues. Pushtues ishte Italia.”
ha ha ha keshtu ta kish mesuar babai atehere qe ishe e vogel. Por gjithe vitet me pas si vajze nga nje familje e ndritur dhe e ngritur nuk paske mesuar asgje. 6,5 milione cifute e nja 1,5 milione arixhinj u dogjen e u cfarosen nga ata gjermanet e tua paqesore. Jo shqipetaret dhe shqiperine qe i perveluan por ushtaret italjane te dorezuar i vrane (mbase e keni pare filmin e Hollywoodit me Nicolas Cage e Penelope Cruz ne ate ishullin e Greqise: Corellis Mandoline. Eshte hisori e vertete).Per cfare erdhen ne shqiperi per pushime? Po Boroven e ka degjeuar kjo hena? Qe i biri i i ushtarit gjerman erdhi e kerkoi te falur per te jatin. Po fshatrat e djegura, po xhaxhane e babit tim qe e rrembyen ne fshat ne vlore dhe e degdisen ne Mathausen.
Po Hena a ka kerkuar falje per te jatin valle? Apo ka hall vetem te pronave. As ajo te mos i marr, perderisa dhe ne s’po i marrim. Tja kerkoje Zhelefines, se e kane miqesira te vjetra dhe ajo i morra dhe bile me perqindje interesi pronat e saja).
Vetem ne Shqiperi mund te flasi njeri e te mbroje Gjermanine naziste. Te tjeret me ndjenja te larta morale do te ulnin koken nga tronditja dhe turpi, sic ndodh ne vendet e tjera.
Ik moj hena teleshmena.
Aliu ishte liberal dhe majtist ne ideale. Pra dicka atipike per shtresen e bejlereve. Thuhet qe ne njefar menyre dhe ju kundervu shtreses se vete kur vete kerkoi qe ti hiqej titulli bej. Natyra e tij liberale, per mendimin tim, ilustrohet edhe nga foto mesiper ku bie
Ne sy veshja e tij me stil dhe jo e ndrydhur konservatore. Ali Kelcyra ishte nje njeri i lire dhe idealist ndaj dhe konfliktuoi me shumicen e njerezve me pushtet te asaj kohe.
Cfar e bene intervisten e Henes shum interesante per mua eshte menyra e saj modeste dhe deri diku popullore e te rrefyerit te ngjarjeve cka fatkeqesisht ne realitetin shqiptar aq te varfer por hundperpjet dhe ku shum mundohen ku te duken, rrezikon ta shfaqi historine e Ali Kelcyres si te pavlere. Per mua vlerat me te medha historia e kritij personazhi te asaj kohe i ka te thjeshtesia dhe afersia me popullin pavaresisht historise se lashte me rrenje para-osmane te familjes se ciles i perkiste.
Ali Kelcyra megjithese vinte nga nje familje e pasur dhe me mendime teresisht te djathta, ishte nje socialdemokrat i shkolluar, me mendime demokratike, qe komunizmine njihte ne literature dhe ne zbatim, se si ishte dhe per kete ai deshironte nje qeveri demokratike sipas standartit perendimor dhe per kete ai i sulmua nga rregjimi i Enver Hoxhes, qe i shtyre nga sllavokomunizmi jugosllav dhe ai sovjetik, kerkonte te eliminonte qysh ne embrion filizat e para te socialdemokracise europiane.
Prandaj ne duhet ti nderojme figurat si Ali Kelcyra, Mehdi Frasheri, Hasan Dosti, Gjergj Fishta, qe komunizmi i denigroi figuret dhe veprimtarine e tyre me pa te drejte, pa i lene popullit te gjykoje se cilet ishin ata ne te vertete, por thjesht u tha se keta ishin bashkepuntore te armiqve dhe kreret e Ballit Kombetar.
@Horri i bulevardit
“por thjesht u tha se keta ishin bashkepuntore te armiqve dhe kreret e Ballit Kombetar.”
je ne metro mo.
Po firmat e Hasan Dostit per pushkatime dhe varje ne litar te te rinjve patriote shqipetar, komunist apo jo. Po qeveria kusilinge e ashtuquajtura regjence e miratuar dhe bashkepunetore e gjermano-nazisteve me cfare merrej? Po qe ndaluan Brigaden e V partizane qe kalonte ne veri per te cliruar trojet shqipetare te Kosoves. Dhe cfare beri ai “burri i malesise” muharem bajrakatari valti e lajmeroi divizionin gjerman dhe e futen brigaden kundrejt 2 zjarreve ate te kuksjanve balliste dhe te artilerise gjermane. Per te ndaluar me cdo kusht marshimin e brigades per Kosove. Derdhen gjakun e tyre mbi 200 partizane, bij nenash(hena kerkon tokat e te jatit, po ato nena cfare ti kerkojne henes). A eshte ky patriotizem. A quhet kjo lufte cilvile, vellavrasese jo. Kjo ishte lufte kunder fashizmit dhe sherbetoreve te tyre kuisling. Dhe gjithe bota ka per kete vetem nje definition.
Te ishe koolaborator i gjermanve ne fillim te 44 kur gjithe bota i kish marre vesh krimet e tyre dhe pare krimet qe kishin bere ata ne Shqiperine e vogel dhe te varfer dhe kur ne fund te fundit kundermesymja e madhe ruse kish filluar do te thote te ishe jo vetem miop politik por para se gjithash jo patriot dhe kunder popullit tend. Ne vende te tjera te botes, Paris pshm. vajzat qe ishin shoqeruar me ushtare gjermane ju ruan koken ne mes te parisit diten e clirimt te Parist. Dhe sot denohen nazistet kur i gjejne, megjithese jane nga afro 100 vjec.
Ishte apo s’ishte Ali Kelcyra apo dhe koolaboracionistet e tjere, i mire apo i keq, i majte apo i djathte patriot apo jo- nje gje mbetet:
Ata ishin bashkepunetore te fashizmit qe dogji boten dhe mbolli mjerim ne popujt e botes sidomos te evropes. Basta.
Kjo zonja eshte nje qytetare e lire e kesaj bote dhe mundet te thote cfare te doje. Nga ato qe thote kuptohet qarte se edhe eshte e paditur per problemet e historise por edhe eshte pasardhese biologjike, shpirterore dhe morale e gjithe atyre qe bashkepunuan me pushtuesit. I ati ka qene sherbetor numer nje i Italise. Per kete ka me dhjetera dokumente. Pra, ka qene kriminel lufte dhe si i tille do te ishte denuar edhe ne France, Angli, Itali etj. Prandaj edhe ne Perendim u burgos per 22 muaj dhe, nese regjimi i Tiranes nuk do i kishte prishur marredheniet me Angline, Kelcyra dhe te tjere si ai do te ishin kthyer ne Shqiperi nga aleatet dhe do kishin marre denimet e merituara. Kjo eshte arsyeja qe u fut ne listen e krimineleve te luftes dhe jo perrallat e Henes. Hena ben mire te njihet edhe me Protokollin Dalmazzo – Kelcyra ku del qarte tradhtia dhe antishqiptarizmi i te atit. Kjo eshte arsyeja pse Kelcyra nuk u reabilitua plotesisht, as nga te djathtet, perjashto marrezite e Bamir Topit qe nuk la kriminel pa dekoruar me shpresen se te afermit e tyre do e votonin pasi te linte Presidencen.
Nuk ekziston asnje protokoll Dalmazo – Kelcyra. Autor i tij eshte Enver Hoxha. Le te publikoje kush te doje nese gjen ndonje protokoll ku te kete firmen Ali Kelcyra. Ndersa tradhtarit Enver Hoxha do i gjeni me lehtesi bashkimin doganar me Jugosllavine ne vitin 1946, akti me i paprecendente qe je hale si ai mund te bente.
Ai Bej Klecyra ka qene nje “BEJ” ndryshe nga te tjeret. Fale kutures se tij europiane, mundi te shkeputej nga rrenjet para-osmane te fisit te tij dhe u be idhtar i socialdemokracise ne Shqiperi.
Sa per protokollin Dalmazzo-Kelcyra – eshte vretete nje fantazi e Hoxhes per te denigruar nacionalistet.
Pavaresisht atyre qe naziztet bene ne Europe, duhet pranuar se nuk kishin aspak qellime pushtimi ne Shqiperi. Ata kerkonin vetem rruge kalimi. Te hidhje popullin ne lufte kunder tyre ne keto kushte ishte nje perpjekje e sllavo-komunisteve per te zhdukur djalerine patriotike shqiptare.
Sa per liften me arme ne dore te brigadave partizane ne Kosove ….po ju kujtoj masakren e Tivarit – ku 5000 te rinje kosovare u masakruan nga Enver Hoxha dhe Tito – vetem se donin clirimin e Kosoves dhe bashkimin e saj me Shqiperine!
Prandaj, hapni syte, o njerez, e mjaft u indoktrinuat nga pallavrat komuniste!
Ibrahim Bicakciu nuk kishte arsye te behej agjent i komunisteve,;aq me teper kur komunistet nuk ishin ne pushtet.Enver Hoxhen e mori nga rruga,pasi e kishin perzene nga mesimdhenja ne Korce,per hater te djalit te halles Esat Dishnica.Ky bixhozxhi i lokaleve te nates,ortak pokeri i Enver Hoxhes e mori ne qafe beun naiv,E beri Enver Hoxhen pronar te dyqanit Flora,te shije leme me mallin e Bicakcijve bashtua i Gjirokastres.Leshkua Ibrahim mori ne qafe veten dhe Shqiperine
Ibrahim Bicakciu nuk kishte arsye te behej agjent i komunisteve,;aq me teper kur komunistet nuk ishin ne pushtet.Enver Hoxhen e mori nga rruga,pasi e kishin perzene nga mesimdhenja ne Korce,per hater te djalit te halles Esat Dishnica.Ky bixhozxhi i lokaleve te nates,ortak pokeri i Enver Hoxhes e mori ne qafe beun naiv,E beri Enver Hoxhen pronar te dyqanit Flora,te shije leme ne mallin e Bicakcijve bashtua i Gjirokastres.Leshkua Ibrahim mori ne qafe veten dhe Shqiperine
Injoranca shqiptare qe mbetet nder shekuj kur disa njerez krahesojne diktatorin me figuren Ali Kelcyres po eshte ethjesht kur zorracinjt komuniste pasi plackiten dhe dogjen pasurit enjerzve dhe vim sot qe 27 vjet demokraci nuk i demshperblen pasurin ja ky eshte mentaliteti shqeror dhe politik i nje populli fodull si thot i mathi Faik Konica
Injoranca shqiptare qe mbetet nder shekuj kur disa njerez krahesojne diktatorin me figuren Ali Kelcyres po eshte ethjesht kur zorracinjt komuniste pasi plackiten dhe dogjen pasurit enjerzve dhe vim sot qe 27 vjet demokraci nuk i demshperblen pasurin ja ky eshte mentaliteti shqeror dhe politik i nje populli fodull si thot i mathi Faik Konica