Eksperimenti/ Shikoni sa kollaj e shet veten kjo vajzë (Video)

Elton Tafaruci

 

Një aktor që bën rrengje në “Youtube”, Coby Persin, nga Nju Jorku, ka bërë eksperimentin e fundit për të treguar se çfarë janë në gjendje të bëjnë vajzat për pak pasuri. Ai i është afruar një vajze në një stacion treni dhe i ka folur.

Por ajo dukej e painteresuar dhe i thotë madje se ka një të dashur, deri në momentin që mëson se ai është një “biznesmen” dhe se po e pret një avion privat në aeroport gati për të fluturuar në Majemi. Shikoni si ndërron mendje vajza që identifikohet vetëm me emrin Lauren.

Ajo i telefonon të dashurit dhe i thotë atij se nuk mund të takohen, pasi ajo nuk ndihej mirë. Por përpara se ëndrra e saj të bëhej realitet, dhe avioni të nisej, Corby i thotë  që t’i bëjë atij një foto nga jashtë, përpara se t’i tregojë  se u tall me të.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *