Burime që akoma nuk e kanë marrë veten, bëjnë me dije për Gojët e Liga se moderatorja dhe shoumeni kanë vendosur të mos fshihen më. Ata janë pikasur krejtësisht të pafshehur, duke pirë nga një birrë në një plazh të Jugut, sqarojnë burimet.
Shoumeni, të cilit herë pas here gazetarët i referohen edhe si humorist, dhe për marrëveshje fjale shpesh është quajtur shumorist, e kishte çuar birrën deri në gjysmë të shishes, ndërkohë që në shezlongun pranë tij, moderatorja me rroba banje, me syze dielli dhe me vështrimin drejt të ardhmes, pasi mbaroi birrën e dytë mori një nga ato pijet e komplikuara me çadër në gotë, raportojnë dëshmitarë okularë.
Duhet kujtuar se moderatorja në të shkuarën e afërt nuk u ishte përgjigjur, ose u kishte bërë dredha pyetjeve të të interesuarve mbi marrëdhënien e saj me shumoristin.
Asokohe gojët e liga pohonin për Gojët e Liga se moderatorja ishte duke u ndarë nga këngëtari-producent, me të cilin ishte lidhur pas një drame shpirtërore me biznesmenin eksportues.
“Mesa duket, shumoristi ishte shoku i mirë që iu gjend pranë në një periudhë krize shpirtërore, paçka se për vete ishte ende i lidhur me këngëtaren,” thonë burimet.
Megjithatë, moderatores dhe shumoristit iu desh të fshiheshin për ca kohë. Ata i referoheshin njëri tjetrit si, “mik i mirë”, “jemi thjesht shokë”, “është shumë profesionist në sferën e tij”, “mos shpikni gjëra të paqena” etj.
Fakti që ata vendosën të mos fshihen më, është lajmi më i bujshëm i 24 orëve të fundit.
Kjo zhvendosi në vendin e dytë bombën mediatike që javën e kaluar njoftoi publikun se seks-bomba e motit në kanalin më të madh shqiptar, do të kalonte në kanalin më të besuar të të gjithë shqiptarëve në sezonin e ardhshëm televiziv.
Një minutë… redaksisë së Gojëve të Liga sapo i mbërriti lajmi se super-këngëtarja që mbledh paratë me fshesë kur jep koncerte në getot e Zvicrës, i ka hedhur fjalë dy-dhe-trekuptimëshe në twitter, futbollistit shqiptar që deri dje luante në serinë e dytë të Ligës turkmene dhe që sivjet mund të transferohet në serinë superiore mongole…
****
SHËNIM: Gojët e Liga është rubrikë satirike që nuk ka dhe aq shumë gjëra për të fshehur

moderatorja dhe …… kush SHUMORISTI
NA IKEN SHUMO-ANALISTET, NA ERDHEN SHUMO-MODERATORET BUKUROSHE SI KARKALECA PREJ AFRIKE
sepse:
Ku shkuan emisionet investigative “Te paekspozuarit” me Ylli Rakipin Fatos Lubonjen, Andi Bushatin, “360 grade” me Artur Zhejin, me pranine e tij tullac-opozitare dhe me koqe-bolen Laert Vasili si Matrazovi i Edvinit ne cdo emision, po “Ju flet Moska” qe Ora News-i i birres me krikell e zhduku dhe e fshiu me fshesen e Rilindjes sikur te ishte nje lete higjenike ne reren e plazhit jugor?
PO BUKUROSHJA ENI VASILI E “OPEN” NE CILIN PLAZH JUGOR PO SHELLEN FORMAT E TRUPIT TE SAJ ME SHEZLLONG DHE PIJE FRESKUESE ME CADER QE JA PAGUAN BOSI I TOPIT, BLUSH BENI QE NUK DI TE ECI VETE?
Qysh keshtu o gazeta DITA se na u be syri baker dhe po shohim nate e dite ne TV moderatore bukuroshe si karkaleca prej Afrike qe flasin shume, por nuk thone asgje si ne Kohen e Qepes te Partise se Punes kur TV-ja moniste fillonte dhe mbaronte me:
ENVER HOXHA TUNGJATJETA.
Vend i prapambetur.
Amerikanet jane per tu qare hallin.
Cfare lexon ne shtypin e Tiranes,nje gazetare,ose moderatore eshte shfaqur me filan bisnesmen,ose si i zjone sot oligark,pastaj vjen lajmi se po e njejta eshte ndare dhe ka gjetur nje tjeter syresh,pra shkurt shkojne per para sa ke njeri te tjetri,mos te flasim pastaj qe jane shtuar femrat e njohura qe udhetojne te premten per Itali dhe kthehen te henen,dihet mire se kush i organizon keto udhetime dhe kush i ben keto shkuesi,jane nje moderatore njohur dhe nje koleg i saj.Ne fund po te shikosh keto martohen dhe bejne familje me djem bucko Shqiptare,dhe shpejt merr kuptim fjala bir kurve.Me kujtohet dikur nje fjale qe tha nje femer ne ambjent shoqeror kur dikush i tha kurve,vajza ne fjale ja ktheu,po kurv jam kam shkuar me shume djem te shkolles po ne fund e kam te sigurte se njeri prej atyre do me marri per grua,prandaj Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote ku eshte nje fjale e urte qe thote,pac fatin e kurves.
na plasi trapi per moderatoren me 8 klase dhe humoristin me 9 klase
lajm idiotesk