E çfarë i duhet fshatit se po grinden dy vëllezër?

redaktor

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Sali Berisha, ashtu si ishte paralajmëruar që prej ditësh, dje në drekë, në kohën e zgjedhur prej tij, në krye të një grupi militantësh, deputetë të opozitës, pjesë të grupit të Rithemelimit, të inkriminuar, pjesë të dikurshme të forcave të rendit, marshoi drejt selisë së Shqup-it, pikërisht drejt godinës që e uzurpoi sapo humbit zgjedhjet politike të vitit 2013.

Brenda selisë ishte pjesa tjetër e opozitës, tashmë drejtuar nga Basha, që, pasi kishte siguruar vulën, procesverbalet, kishin përjashtuar nga funksionet disa drejtues të strukturave të larta dhe të nivelit të dytë, pasi kishin shpallur “hiç“ çfarë kishte ndodhur në 11 dhjetor, po bëhen gati për 18 dhjetorin e tyre.

Gallatë e pashoqe. Njëra palë që thërriste „duam babën“, pala tjetër që priste sa të largoheshin dumbabistët, për të shprehur adhurimin për dumbashistët.

Zyra të mbyllura, karrike të hequra, salla të boshatisura, njerëz të trembur që iknin sapo shikonin turmën, turma vetë e ngazëllyer, sikur po prekte pushtetin, militantë të opozitës së “vulave“ që bënin thirrjet “SOS“ për ndihmë, se po mbytet “Titaniku“ i bardhenjve; lideri i vjetër triumfalist, por edhe i trembur, sepse e dinte mirë se çfarë dimri vjen prapa; lideri i ri tetëvjeçar i strukur, ngazëllim e trishtim, njerëz me armë në brez dhe figura të panjohura, militantë që nuk e dinë as vetë se çfarë duhet bërë, të rinj që shikojnë pushtetin në ëndrrat e tyre, opozitarë zyrtarë që bëjnë gati fjalimet e ardhshme të shefit të tyre, kaos, britma, akuza të ndërsjellta, fytyra të vrerosura, njerëz që ulen dhe ngjiten deri në katin e dytë të shqup-it duke pritur përzënien e liderëve të “vulave“, të tjerë që i shikojnë deputetët e “foltores“ si të ishin makthet e së djeshmes, rrëmujë, gallatë.

Faqja e parë e DITA 14/12/2021

Në fakt, kjo është Partia Demokratike sot, e jo vetëm sot. Një parti me kryetarë të rrahur e të thyer brinjësh, si tha aktuali i sapo shkarkuar, me ish komunistë legenë, me oligarkët e krimit që ndërruan ngjyrë sapo u iku pushteti, me figura të rëndësishme politike që në vitin 2005 erdhën me pantallona të grisura dhe u bënë milionierë – thënie e Bashës dhe i besoj se është vetë njëri prej tyre si pjesë e qeverisë në tri dikastere; me hajdutë pa skrupull, dhe, mjerisht, me njerëz që besojnë sinqerisht se janë në të mbarën e rrugës së tyre. Këto të fundit janë të paktë, por asnjëra palë nuk i do, bëjnë sikur i duan, por mezi presin deri kur të ikin.

Sepse antivlera, jo vlera është aty. Sepse vjedhja, jo ndershmëria quhet virtyt. Sepse korrupsioni masiv është shfaqje e mençurisë, jo prosperiteti i shtetit.

Basha ndjehej triumfator pasi me një Këshill Kombëtar të përgjysmuar shkarkoi nga detyra 11 kryetarë degësh që nuk shkuan pas thirrjes së tij; Berisha përjashtoi gjithë kryesinë dhe e shpall Këshillin Kombëtar të pavlefshëm; deputetët që morën pjesë në kuvend – mitingun e Berishës janë të përjashtuar nga funksionet, por do të jetë deputetë të Grupit Parlamentar të opozitës; struktura që hedhin në gjyq njëri tjetrin për vula, stema, flamuj, këngë, thirrje, sharje, kur asnjëri nuk përfaqëson misionin për të cilin u mendua se u ngrit forca e parë politike e opozitës.

Asnjëherë më parë Basha nuk shfreu dufin e tre muajve, grumbulluar brenda vetes, dhe inatin e 8 viteve nën hijen e “atit politit”, se sa pas 3 orëve mbyllje si nën rrethim. E quajti si askush më parë. Edhe Pollo i ka thënë hajdut, por Basha shkoi edhe më tej. Ai hapi defterët e vjetër dhe, në një çast ngazëllimi hapi fillin e një ngjarje vrastare: 21 janarin. Ai bëri përgjegjës direkt Berishën për ngjarjen dhe ky është zhvillimi më i rëndësishëm i kësaj dite.

Apo fillon të shthuret enigma e vrasjeve të 21 janarit. Kush është horri, trafikanti, hiçi që nëpërkëmb dinjitetin e demokratëve, sipas Bashës? Kush është frikacaku që ngutet?

Ja edhe thënia e Bashës, dje më 13 dhjetor 2021: “PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vendosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve. Për këtë të jeni të sigurtë. Ju e patë ndërkohë që ata bënin si gorilla jashtë ne vazhdonim mbledhjen. Ngutet frikacaku dhe ngutja e frikacakut i ka kushtuar PD-së në 30 vite”.

Faji u bë qyrk i florinjtë e nuk e veshi njeri. As Basha nuk do e veshë pjesën e fajit të tij në 21 janar, kur ishte ministër i brendshëm. Edhe ai duhet të sqarojë përse nuk u zbatua kërkesa e prokurores së përgjithshme për ndalimin dhe hetimin e rrethit komandues të gardës së Republikës, ku ishin edhe vrasësit. I duhet të sqaroj se kush qëlloi me armën e Komandantit të Gardës.

Kush i fshiu pamjet e serverit të kryeministrisë natën e 21 janarit? Përse njeriun përgjegjës e bëri deputet dhe është përsëri i besuari i tij? Lëmshi do të zgjidhet. Sapo filloi.

I ka thënë nga vetja Basha këto fjali, apo i kanë thënë t’i thotë, kjo nuk do të jetë enigmë edhe për shumë kohë. Të tjerat janë brenda vetes.

Askush nuk e di se si do i ndajnë pulat apo gjelat mes tyre, vilat e pasuritë, militantët dhe oligarkët. Ata ia dinë të gjitha njëri tjetrit. Deri në thelbin e tyre. Ia dinë mizoritë dhe plaçkitjet.

Dinë se si u vodh Rruga e Kombit dhe si u ndanë ato, çfarë ndodhi me 21 janar dhe kush dha urdhër të që vriten njerëz, ia dinë masakrat zgjedhore brenda vetes dhe në vitin 2009, si janë përdorur njësitet speciale, kur ishin në pushtet dhe në opozitë, tentimin e fundit e bëri Bardhi i Kavajës; dinë të fshehtat e Gërdecit dhe lidhjet me rusët e firmave të zeza, lobimet që kanë bërë dhe planet e fshehta.

Dinë gjithçka dhe, sa më shumë ditë të rrjedhin, aq më shumë do të dinë njerëzit. Prisni dhe do të habiteni. Lufta për pushtet tani është luftë për mbijetesë dhe kjo është më e egra, sidomos kur është brenda llojit.

E çfarë i duhet fshatit se po grinden dy vëllezër?

Kujt i hyn në punë se cili prej tyre drejton opozitën? Njëri, si tjetri. Bashkë në gjithçka. Tani do të fillojnë të ndajnë sahanët, lugët, pirunjtë, thikat, por të gjitha janë të florinjta. Super të pasur, arrogantë ndaj pushtetit dhe përbuzës ndaj njerëzve; banues në vila dhe të errët në historinë e tyre para politike; të dy të lidhur me fije të dukshme dhe të padukshme me struktura të shtetit serb, eminencë gri e një politike ndarëse, të ardhur drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga komunizmi; të fshehtë në rrugëtim dhe të gatshëm të përplasen deri në rrënjë për veten e tyre.

Marshimi i Berishës, aq sa ishte grotesk, aq ishte edhe tragjikomik. Parapërgatitja e Bashës, duke u vënë çelësat zyrave apo hequr karriget nga sallat e mbyllura ishte po aq komike e tragjike në të njëjtën kohë.

Deklarimet e Berishës të sotëm ndaj Bashës janë shenja se cilin kishte vendosur të drejtojë opozitën. Një riosh, i cili e kishte mësuar më herët besëprerjen.

Deklarimet e Bashës ndaj Berishës dëshmuan se cili ka qenë lideri që ka drejtuar me dorë të hekurt opozitën e qeverinë dhe çfarë ishte në gjendje të bënte nëse lëkundej pushteti.

Tetë vite sollën kaosin. A mund të drejtojë njëri prej tyre apo të dy së bashku Shqipërinë?

Ata i tregojnë njëri tjetrit rrugëtimet e krimit që kanë bërë sëbashku, përplasen kur lëkundet karrigia, dëshmojnë për krimet që kanë bërë, sëbashku apo veç e veç, manipulojnë votimet edhe brenda vetes, fshihen pas vulave, stampave, logove, thërrasin armët dhe në fund, në çallti e sipër tregojnë edhe për krimet e përbashkta, si ndodhi në 21 janar.

Grindjet e tyre brenda shtëpisë përbëjnë ngjarje, por kujt i interesojnë më tej se kaq. Shumë, ndoshta të gjithë e kanë ditur se kush janë. Kur e kanë thënë të tjerët, nuk i kanë besuar.Tani ia thonë njëri tjetrit. Dhe është vetëm fillimi.

Në zjarrminë e ti pas marshimit të Berishës, i çliruar se nuk ndodhi asgjë tjetër, Basha deklaroi se:

Do të ecim përpara pa u ndaluar nga ish-komunistët…Sali Berisha e nisi si njëri me dy tesera partie në xhep dhe po e mbyll si një non grata. Kemi shkelur mbi standardet tona për t’i ruajtur fytyrën. PD do të çlirohet nga Sali Berisha dhe gorillat e tij. Këtë thirrje kam për Sali Berishën; hiq dorë nga të qenët tub oksigjeni për Edi Ramën. Koha kur sallat e këshillave kombëtar ishin arenë rrahjesh ka marrë fund“.

Vërtet kanë marrë fund? Edhe më dy prill thoshit kështu… Mjerë kush ju beson!

 

 

Share This Article
13 Comments
  • Beteja Berisha-Basha eshte e perkohshme dhe do marre fund shpejt me fitoren e te parit.
    Beteja e vertete fillon pasketaj. Ajo do te jete beteja midis Sali Berishes dhe Edi Rames.
    A me sakte, beteja e Sali Berishes me establishmentin politik qe sundon ne Shqiperi.
    Tashme nuk ka shqiptar, i majte apo i djathte, urrejtes apo dashamires i Berishes, qe nuk e di qe Non-grata ishte per te paralizuar katalizatorin e protestave popullore pas masakres zgjedhore te 25 prillit 2021. Gjithcka ishte llogaritur deri ne detaje, nga Edi Rama, lobistet e tij, te lobuarit prej lobisteve te tij, te cilet donin nje Shqiperi nen hyqmin e Rames, te patrazuar nga protestat, pavaresisht sa te drejta te ishin ato, dhe skuthit Lulzim Basha, i cili mendoi se do te mund te “mbreteronte” qete dhe i pashqetesuar ne mbreterine e tij politike.
    Gjithcka u mendua, pra, deri ne detaje por, harruan apo nuk u vajti ne mendje qe ” Cecua kishte bicak”…!
    Nuk u kishte vajtur ne mendje qe Sali Berisha do te kishte nje mbeshtetje kaq te madhe popullore, qe erdhi e u be nje ortek , qe sa vjen e rritet tashme, e mori Bashe ziun me vete dhe padyshim qe ne finale do te marre patjeter edhe Rame blozen.
    Nongrata ndaj Berishes, ne thelb, donte te shuante opozitarizmin ne Shqiperi. Kjo eshte e verteta qe nuk ka shqiptar qe nuk e di tashme.
    Pervec kesaj, si bonus plus, Edi Rama sorra e tij, donin te poshteronin Sali Berishen. Ne tentativen per poshterim, mori pjese edhe Lulzim Basha. Nuk ia arriten dot. Perkundrazi, Sali Berisha, si asnje politikan tjeter shqiptar keto 30 vite, ka gjetur nje perkrahje, mbeshtetje te tille popullore te cilen gje edhe vete Edi Rama as ne enderr nuk e shikon dot.
    Po te behen votime mbarekombetare sot ne gjithe trojet shqiptare ne Ballkan, Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Sali Berisha do te shpallej lider i padiskutueshem, absolut. Ne fakt keshtu ka qene perhere, por sot simpatia mbareshqiptare per Berishen eshte rritur edhe me.
    E njejta gje do te ndodhte edhe po te behej nje referendum nga gjithe shqiptaret qe jetojne, jo vetem ne territoret e tyre historike ne Ballkan, por edhe ata qe jane ne emigracion, kudo neper bote. Perseri Sali Berisha do te votohej si lider i padiskutueshem.
    Keshtu pra, forca e Sali Berishes, qendron tek mbeshtja e madhe dhe e pakusht nga nje pjese e madhe shqiptaresh ne Shqiperi, dhe shumica derrmuese e atyre qe jane ne Shqiperi e jashte kufijve te saj, ketu ne Ballkan dhe kudo neper bote.

    • Claus.! Akoma vazhdon me akuzat e Sali Berishes per shpalljen e tije Nen grato..
      Po mjafte se edhe bufi e dijen qe Edi Rama nuk ka asnje forc qe te ndikoje teke Administrata Amerikan qe te arrij deri atje sa te veje nje Berishe Nen Grato.
      Mjafte me me keto thashethem te Berishes.
      Berisha e ka shpallure veten vete nen Grato..
      Si thua ti more njeri. Te rrafshoi me ze e me figure 1.5 milion vende pune ne shqiperi dhe ta quajsh lider historik kete kriminel me damke.?
      A keni fytyre njerzore vetem ta mendosh kete pa lere pastaj ta shofesh duke vepruar qe i kemi pare me syt tan te gjith keto ktrahura te Berishes.
      A je njeri i lindur nga mamaja apo ke lindur nga ndonje lis ne pyell
      N je njeri qe ka femij familje ngjarjen i analizon ne prizmin e tije familjare.
      Ne se ke femije .Hiq te te dheimbeset femijte e Gerdecit qe gjenden ne falket e barotit duke lojtur ne shtepit e tyre.
      Kjo perse u be.Per te fituar para Sali Berisha dhe askush tjeter.
      Po nuk ke shpiret te analizosh dhe ta denosh kete kriminel qe guxon ta quajsh edhe ” lider” historik.
      Pra nje kriminel te quhet lider historik vetem Clausi e ben nje gje te tille.
      Po viitin 1997 kush e ber more njeri i pa shpirte.?
      Po dy avion per ne Jug te shqiperis kush i nisi more njeri i pa shpirte.?
      Po 21 Janari kush e ber more njeri i pa shpirte.?
      Ja pra i beri ky lideri historik.
      Dueli Berish e Basha.
      Deri sa ishte i pa shpallur Nengrato Saiu ishin per mrekulli te dy.
      Kure shpall dhe amerik e detyroi ta perjashtoj nga Grupi parlamentar Berishen, Bash u be i keqe. Ketu doli se Basha pask problem me ruset dhe ket problem ja pask mbuluar vet Berisha .E tani Berish kerkon ta qoje ne gjykat.
      A e kupton se sa i pa fytyre dhe i pa burreri eshte Berisha.
      Nuk po zgjatem me gjat, pore mos u lodh se e gjith veprimtaria e Berishe s do te shkrihet si kripa ne uje !

    • Eshte paradoksi me i madh qe te shpresosh se Salehu ,vjedhesi i lekeve te shqiptareve me piramidat,krijuesi i ‘97,21 janarit,gerdecit,pasurimit marramendes te femijeve te tij nen pushtetin e tij do te n’a sjelle demokracine ,nje 77 vjeçar qe perdor bebelinat,dhe qe njihet shume mire nga shqiptaret normale.Nje i çmendur qe po lufton me mullijte e eres…Ashtu si H Lleshi do te ndroje jete ne burg i vetem si antishqiptari i betuar qe i solli me shume deme Popullit te vet …

  • Ne te vertet nuk eshte ashtu sice thua ti o Bedri Islami, pasi ketu ndyshon puna.
    Keta nuk jan thjeshte dy vllejzer qe zihen dhe ne funde perseri rrin ne punen e vete.
    Pore kata edhe ne se pajtohen keta nuk rrin ne punen e vet, pore te dy keta kerkoj kreu e shteti dhe njeri nga keta do te sundoj kete fshat qe rrin indiferent nadj tyre.
    Kety qendron nje fakt i madhe, qe e rrezon thenjen ” E çfarë i duhet fshatit se po grinden dy vëllezër”?
    Pra shprehja qe ti e ke ngritur ne konceptim medjatik, ka shume probleme me te medha se dy vllejzer te nje fshati.
    Ndofta nuk ka nevoj ta shtjellojm me gjat nje problem te tille.

  • Eh, more Claus djal(l)i! Na habite me oratorine tende te zgjebosur. Berisha eshte makthi i shqiptareve te shkrete qe paskan pasur fatin e zi te rrojne nen hiqmin e tij dhe duke pare bemat e tij te sketerreshme: 2 prillin e Shkodres, shkaterrimin e ekonomise shqiptare, shitjen e te gjitha atyre qe ishin ndertuar me djersen e popullit tone, vrasjet e Gerdecit dhe 21 janarit, piramidat, dhe shkermoqjen e shtetit dhe shkaterrimin e Ushtrise dhe armatosjen e miletit qe vret veten dhe njeri-tjetrin dhe s’kam se c’te numeroj me pare!
    Tani ai do zhdukur nga faqja e dheut se na nxiu fare dhe me e keqja edhe qesh si shejtani.

  • Keta soj palacosh te felliqur,nuk kane asgje te perbashket me genin e ketij vendi,vecse ate qe kane sajuar nje pashaporte fallco.
    Eshte i njejti zhvillim,sikur ne oborrin dhe ne shtepine tende te hyjne ne mes te dites, krejt njerez te panjohur dhe te prishin,vjedhin dhe shkaterrojne katandine tende.

  • Kush je ti Z. CLAUAS????? Mos je pastrusi i “stalles” se mirpaguar te Sali Berishovicit , qe shkruan me ate dor mbushur bajgash gjynahesh te ktij perbindeshi !! ?? Lexova qe ankohesh diku se te paska zhdukur komentet ne Tema ,e me siguri kan zbuluar ,cfar fsheh nen masken tende ! Lider Berisha ???? Lexo pak me ndergjegje jo Vucidoli ato qe shkruan “Aliu nga Selenica” or sharlatan shqipfoles i semur mendoze ,qe kerkon te na harosh kendej dhe jasht kufijve “mrekullit” e liderit tend ! Fatkeqesia e ktyre budallejve qe ndjekin sot “Djallin” esht se po vihet ne pesh e ne perzgjedhje , me nje karagjoz te paaft ,te peshtir, me i ndyr nga babai ,,qe zbatoi verberisht e me perulesi direktivat e urdherat e tij e perfitoi si ai ,e tani ju vu perball te shpetoj lekuren e tij ! A ka me shemtim ??? Perzgjedhje e gabuar amerikane , sepse nuk ka te tret ne ate parti ,ashtu sic e quan Bedri Islami ! |Esht per te ven kujen ku u katandisen shqiptaret ! “Ti falen Hienes se i peshtiros krokodili qe del nga lluc e qelbur ……E ty nuk te falet ai ligjerim qe vjen era kellir .

    • I nderuar zoteri anonim i vrerosur, une jam nje qytetar shqiptar ashtu sikunder mund te jeni edhe ju vesoj.
      Faleminderit per fyerjet, dhe kete nuk po e them me ironi. Nuk e them me ironi sepse, une , komente te ketilla, jo vetem ketu ne Dita, por edhe ne gazetat online dhe portalet, i shoh si nje rast i shkelqyer studimi, se deri ku mund ta shpie propaganda socialiste njeriun e gjore.
      Megjithese komente te tilla jane shume ofensive sa i perket gjuhes, dhe kete po e them ne menyre pak te zbutur, tek mua keto ngjallin veq ndenjen e meshires per autoret e tyre.
      Sepse e di qe i paudhi mbolli ne mendjet dhe ne zemrat tuaja faren e urrejtjes dhe mllefit, per interesin e tija.
      Pikerisht ketu zbulohet fytyra e vertete e te paudhit: tek urrejtja qe mbjell ne zemrat e njerezve, te cileve ju shfaqet ne nje forme te pafajshme engjellore, gati gati si i tille i rene, qe ju ta doni e adhuroni, e tamam ne kete cast ai u hedh helmin e urrejtjes ne zemrat tuaja.
      I paudhi ka 30 vjet qe ben kete propagande, ndaj nje personi te vetem, Sali Berishes. Plot 30 vite. Me pare, per 50 vite ka bere propagande per berisher te tjere, qe populli ti urrente qe ai t’i asgjesonte pa asnje problem me pas.
      Ju besoj qe e dini se arritja kryesore e te paudhit, eshte t’u mbushe mendjen krijesave te dobeta te Perendise qe eshte engjell. Ne Shqiperi, le ta themi, ka patur dhe po ka shume sukses: per 80 vite me radhe, po behet gati nje shekull, qe shqiptaret ( pjesa socialiste e tyre) adhurojne nje nder kriminelet me te medhenj qe ka njohur historia e Shqiperise, Europes, madje edhe botes, Enver Hoxhen.
      U mendua qe pas shembjes se regjimit, do te dilte kjo magji e zeze qe i paudhi u pat bere shqiptareve, dhe vete i paudhi te merrte udhet larg nga Shqiperia por, nuk paska qene e thene; ate e kemi akoma mes nesh, ne zemrat dhe shpirtrat tuaj, te nderuar komentues socialiste.

      • Claus! Nuk ka te paudhe qe te krijoj situat te tille pervese Sali Ram Berisha dhe ju qe e mbeshteteni nje njeri qe shqiperin disa her e ke derguar ne buze te germines.
        Une te kam dhene argumenta dhe ne se je burre kundershtoi me fakte e mos me thuaj mua “I paudhi ka 30 vjet qe ben kete propagande, ndaj nje personi te vetem, Sali Berishes”
        Pra ne se ka te pa udhe eshte Sali Ram Berisha. Ti kundershtoi me fakte ne se je burr.
        Pore kur ju zihi ngushte keni mesuar nje shprehje permendesh.”Keshtu jane keta komunistet kjo eshte propagande komuniste e tje” Ketu nuk kemi propagande, pore kemi fakjte kemi realitete nte forta qe berisha ka len ne historin e tije te ZEZE.Ballfaqou po qe i ZOTI.
        ! Eja dhe ballafaqou me realitetin prajtik te krimineleit Berisha.!

  • Kam bere nje koment brenda etikes per shkrimin pa ofenduar fare (as lavderuar) autorin e shkrimit!
    Nuk e kuptoj censutimin e komentit, e ben gazeta juaj apo autori shkrimit?

  • Po e shkruaj komentin pa permendur emrin e autorit te shkrimit me shprese se mbase botohet
    8 vjet qe Edi Rama thote – Po ika une nga qeveria, do vije Saliu
    8 vjet qe autori i shkrimit dhe tjere si ai tifoze te zjarrte te Rames po thone – Lul Basha eshte kukulla e Saliut
    Tani qe Lul Basha e zboi Saliun, Edi Rama i pari der te autori i shkrimit i fundit jane te merzitur (I duhet te ndryshojne krejt rregjistrin e propagandes der sotme bazuar me Sali)
    Ajo “Fajin e ka Saliu” sot i shkon ta thote vetem Lul Bashes por jo me Rama and Co.

  • 1. Cdo idivid ka ose mund te kete “maredhenie te fuqishme interesash me nje individ tjeter”.

    2. Ne te njejten kohe ka nje pergjegjesi shume te madhe per fatet e kombit, sepse ai apo ajo jane pjese e tij.

    3. Ketu desheroj qe thenien per “fshatin dhe dy vllezerve qe grinden……”, ta pergjithesoj si vijon:

    4. “Cfare i duhet popullit Shqipetar se “Djali me Baben”, apo B@B, po zihen?

    5. Un mendoj se i duhet shume ne rast se vendimet qe mund te mare “Djali” jane ne “Interes te Shqiperise” kurse interesat e “Babes” rezultojne se jane “kundra Interesave te kombit tone”

    6. Por ne situaten qe jemi, populli i konsideron te dy si “shume te ngjashem” dhe njerezit jane para nje “dileme te madhe” kur te japin “voten e tyre”, nese dikush ja kerkon dhe ne se eshte “praktikisht e realizushme”.

    7. Ne kete situate “Djali” qe “duket eshte pak me teper i favorizuar” ka vetem nje rruge te fitoje me djersen e ballit. Ai duhet te refehet publikisht para popullit, ashtu si” ben besimtari kur refehet tek prifti apo hoxha”

    8. Po pati kurajon ta beje nje “refim te sinqerite” atehere “populli do e fale” por edhe do e “vezhgoje me kujdes” ne se veprat e tij perputhen me fjalet qe i tha popullit.

    9. Le te shpresojme se kjo do ndodhe dhe antaret e PD-se do i japin prioritet “Interesit Kombetar”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *