E dashura e parë e nobelistit Pamuk ishte shqiptare

anazapta
Nobel-winning Turkish author Orhan Pamuk speaks during an interview with Reuters in Istanbul August 27, 2010. Pamuk, Turkey's most celebrated artist, has explored his country's struggle with tradition and modernity and its identity as a land that straddles East and West in novels infused with "huzun", a Turkish word that refers to melancholy or spiritual loss. Picture taken August 27, 2010. REUTERS/Murad Sezer (TURKEY - Tags: SOCIETY) - RTXSW38

I nxitur nga ideja se si James Joyce kishte shkruar një roman tejet voluminoz për qytetin e tij, Dublinin, novelisti turk Orhan Pamuk, pati botuar më 2003, një libër me kujtime të titulluar: “Stambolli: kujtime dhe qyteti” (İstanbul: Hatıralar ve Şehir).

Në këto kujtime, Pamuk rrëfen jetën e tij në Stambollin e viteve ‘50, ‘60 dhe ‘70, nga fëmijëria e hershme e deri në moshën 22 vjeçare, kur ai hoqi dorë nga dëshira e tij për t’u bërë piktor, dhe përfundimisht vendosi të bëhej shkrimtar.

I ndarë në gjithsej 37 kapituj, në kapitullin e 35-të të këtij libri – të titulluar “Dashuria e parë” – romancieri turk rrëfen historinë e lidhjes së tij të parë dashurore. Siç tregon Pamuk, ai u lidh me një vajzë nga një familje e pasur shqiptare e Stambollit, që kishte përfaqësitë e disa kompanive amerikane dhe holandeze.

Ja si e rrëfen këtë histori, Pamuk në kujtimet e tij: “Emri i saj në persisht do të thoshte Trëndafil i zi… më tha se këtë emër, të cilit sigurisht që ia dinte kuptimin, ia pat vënë e ëma në kujtim të gjyshes shqiptare që e kishin quajtur po njësoj. Pas nëntë të mërkurave të mrekullueshme, kur unë pikturoja në heshtje dhe në heshtje bënim dashuri, një shqetësim shumë më i thjeshtë se ky u fut mes piktorit të lumtur dhe modeles së tij…”.

Por kjo lidhje, nuk kishte pasur jetë të gjatë, sepse pas nëntë javësh, çifti i ri ishte pikasur nga prindërit e të dyve, dhe babai i vajzës shqiptare, kishte vendosur ta dërgojë atë në një internat në Zvicër.

“‘Babai do të më tërheqë menjëherë nga shkolla e të më dërgojë në Zvicër’, tha bukuroshja ime dhe nga dy sytë e mëdhenj dy lot i rrëshqitën shpejt drejt filxhanit të çajit që mbante në duar”, kishte shkruar Pamuk në librin e tij.

Share This Article
1 Comment
  • Ky eshte nje nder i veçante e i madh per popullin shqiptar , qe nje shqiptare na paska qene e dashura e ketij turkut . Te dashurosh nje turk….s’ka gje me te bukur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *