Ai shihet shpesh në shoqërinë e femrave të bukura e të famshme, qëkurse u nda nga lidhja shumëvjeçare me modelen Irina Shayk.

Së fundmi futbollisti portugez Cristiano Ronaldo është fotografuar teksa shoqëronte aktoren e njohur meksikane Eiza González në një klub në Hollivud.

Edhe pse secili prej tyre ka dalë veçmas nga klubi, mediat britanike shkruajnë se mes 31-vjeçarit dhe aktores së shumë telenovelave në Meksikë ka më tepër se sa vetëm miqësi.

