Irina e Ronaldos i futet edhe aktrimit

redaktor

E dashura e Ronaldos Irina Shayk, i është futur edhe aktrimit. Ajo është angazhuar në botën e kinematografisë duke interpretuar nusen e Herkulit. Modelja luan rolin e Megarës, nuses së parë të heroit të famshëm të mitologjisë greke në filmin që është xhiruar verën e kaluar.

Dwayne Johnson do të jetë protagonisti kryesor i filmit ‘Hercules’, ku do të interpretojnë gjithashtu John Hurt, Joseph Fiennes, Ian McShane, Rebecca Ferguson, Aksel Hennie dhe Rufus Sewell.

41-vjeçari Johnson shkroi në Instagram: “Jam stërvitur fort për tetë muaj radhazi. Kam jetuar si një murg në Budapest gjatë xhirimeve, por ja vlejti”. Filmi është një përshtatje e novelës grafike ‘Hercules: The Thracian Wars’ dhe do të shfaqet për herë të parë në 25 korrik të këtij viti.

Irina Shayk Lost Premieres Cannes iw6NSt0TXQpl

877x658

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *