E dashura e Xhemailit, lidhje me mafien?

Dita

Mediat turke raportojnë  se e dashura e Blerim Xhemailit është përfshirë në dosjen e policisë italiane për lidhje të mundshme me mafien në Romë.

Policia italiane ka arrestuar deri tani 37 persona, ndërsa në listën telefonatave të përgjuara rezulton edhe numri i të dashurës së tij, Erjona Sulejmani.

Në skenë ka dalë  edhe emri i mesfushorit të Romës, Daniele De Rossi.

Share This Article
1 Comment
  • BUKUROSHJA E BANDES SE MAGLIANES

    Nuk eshte nje bande muzikore, eshte banda me gjaksore e gati gjysme shekulli qe ushtron aktivitetin kriminal ne kryeqytetin italian Rome.

    Ne aksionin e fundit te antimafjes italiane, me kodin “mondo di mezzo” apo “bota ne mes”, e quajtur keshtu nga huazimi i nje shprehjeje te perdorur gjate pergjimit te bosit ex fashist te Bandes se Maglianes Massimo Carminati, ku sqaronte interlokutorin e tij Di Carlo se organizata e tij kriminale qendronte mbi te vdekurit (mondo di sotto) dhe poshte koleteve te bardha (mondo di sopra).

    Nder te pergjuarit ishte edhe Erjona Sulejmani, bija e nje polici shkodran e lindur ne 1990-ten e ajo qe eshte me interesante nga horoskopi (saggittario) mund te kete lindur ne diten e revoltes se studenteve te dhjetorit 90-te.

    Kur ishte nje vajeze 19-vjeçare dhe jetonte ne Brescia te Italise, mori pjese ne konkursin e bukurise. Ne skeden e prezantimit te saj thuhej:

    Skeda personale Erjona Sulejmani, Brescia 19 vjeçe, saggitario, ka deshire te behet oficere policie, i pelqen sporti: si futbolli, volejbolli dhe basketbolli. I pelqen te shkoje ne kinema, te kerceje e te beje pazar ne dyqane lluksoze.
    “Jam aventuriere e me pelqen te zhytem ne eksperienca te reja. Luaj futboll ne skuadren kombetare te modeleve italiane.
    Gjithsesi deshira ime eshte te behem oficere policie, ne vazhdim te tradites familjare.”

    Pak vite me vone refuzoi nje oferte prej 100 mije dollaresh per te pozuar me gjoks nudo per revisten “Playboy”.

    Blerim Xhemali eshte nje futbollist i “gallatasaraj” shqipfoles, nga Tetova, qe ka luajtur futboll me skuadren e Napolit, ku eshte edhe njohur me Erjonen e bukur.

    Ne 1600 faqet e urdher arrestimeve te Prokurorise, flitet edhe per bisedat e Erjones me Di Carlo-n, i ashtuquajtur “bankieri” i organizates kriminale. Nuk jane bere publike keto faqe, ku nuk mungojne edhe emra te tjere shqiptaresh edhe me te rrezikshem.

    Flitet per dy nipa te Ahmet Muhur Zogollit, Orial Zogu, ish kampion italian i boksit te peshave te mesme ne 2012-ten i arrestuar ne Ostia te Romes dhe vellai i tij i arrestuar pak kohe me pare Arben Zogu, i theritur me nickun “Ricky”.

    Ky i fundit ishte nje vrases qe frikesonte edhe vete Carminatin (!) dhe drejtonte nje bande tek “Ponte Milvio” nje zone e Romes rreth ures me te vjeter te saj.

    Erjona qe pat refuzuar edhe te behej “veline” e kanalit 5 te Berluskonit ne programin e njohur “Striscia la Notizia”, si duket aventuren e saj ja paskesh rezervuar bandes me gjakatare kriminale te Romes, asaj te Maljanes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *