E dashura ime, mora prej teje një letër që më ka lumturuar.
Në të thuhet çdo gjë që një njeri mund t’i thotë një tjetri e sidomos thuhen ato që vetëm ti mund të m’i thuash.
Secili nga ne është bërë tashmë aq shumë fat i tjetrit saqë fjalët mund të shkojnë këtu fare pak.
E prapëseprapë çdo herë çuditem pa masë nga fakti që në një kohë të rrëmujës së madhe, dy jetë kaq të ndryshme u bashkuan kokërr për kokërr.
Është e çuditshme si u kthye çdo gjë në dashuri. Si ndodhi që shumë gjëra që gjithë jetën i kam urryer, u bënë të rëndësishme e tërheqëse e të tjera gjëra që më parë i lakmoja e i kerkoja, u zhytën në harresë.
Çfarë mund të lumturojë më tepër se përputhja e plotë e ndjenjave?
Si ka mundësi që për mua çdo gjë që ekziston në këtë botë, ndriçohet nga këto rreze, të një ndjesie të pafund!
Sa larg e pa vlerë duket tani shkëlqimi i rremë i aventurave, shqetësimet, prirja fëminore për të prishur para pa kriter.
Ti je kupë, je zemër e hapur, je gjithmonë e gatshme. Unë të dua dhe çdo gjë tek unë rritet e turret prapë drejt teje.
Përqafomë fort e dashur, përqafomë, sepse nganjëherë më kaplon frika nga gjerësia dhe plotësia e ndjenjave, aq të reja janë ato për mua.
Është sikur malli i ngarkuar të jetë më i rëndë se vetë anija që tani po e çon era në det të hapur.
Kjo është një frikë e kotë dhe në përgjithësi nuk është fare frikë, vetëm se është grumbulluar aq shumë dashuri, saqë mbrëmjeve më erren sytë e çdo gjë mbulohet me hije.
Ja, pra, sa shumëpërulem e gjunjëzohem para asaj që ndiej…
****
Shkëputur nga romani “Thuamë se më dashuron” nga Erich Maria Remarque

Lexon te Tilla Fragmente qe na afrohen ktu ,
ne kte Forume ,nga miq te panjohur , por qe sigurishte ndajme te njejtat pasione mbi Letersine dhe ty automatikishte te shkon mendja ke” Ajo ” qe ishte Ndjenja jote inspiracioni gjithckaje ti shkruaje ne letrat pafund , te cilat mbasi i beje si ato anjet e vogla prej
letre ,qe te kujtojne femijerine ,i nisje ne detin e forumeve ose diku tjeter ,frynte era e Literatures .
Dhe ky Fragment i ji nder shkrimtareve me te dashur
Gjerman per brezin tim , me ben te shofe
“Ate ndjenj ” mbi Anijen ne Horizont …
dhe dicka Fillon rreh me force Brenda gjoksit tim .
Eshte Ajo ?
Pyes un leht diku Brenda gjoksit tim .
Thuam ,se vetem ty te besoj .
E nji ze i ngroh degjohet lehte ,
sikur nuk do te te lendoje plaget :
Eshte shpresa …!
Jane Momente qe te afrojne ate qe ty te mungon .
Por edhe kjo eshte e perkoheshme . Gjithcka eshte realive sot edhe ndjenja e shpreses vete.
Kam kohe pa e par . S’e di ne se do ket ndryshuar !
Ai largim nga ai ishull , ndarja nga ajo ndjenje ,nuk ka qen kurr e lehte .Muajt e pare ,ti s’e ndjen shume mungesen ,por kjo ndjenje e turbullt merie dhe e mpirje ,me kalimin e diteve behet e padurushme .
Ti mbledh koken me duar ,si te kerkosh diku nji Idee ,nji forc ku te mbahesh ,por me kot …e ti kupton ,
se pa “Ate” ndjenj …ti s’jeton dot !!!
i dergova nji sms dhe po mbaja frymen deri ne nji
pergjigje te saj .
Kaluan ore , dite ,muaj, me shume se nji vite ,
Heshtje …Fantazme ,
qe un te kuptoja se Ajo Ndjenj kishte vdekur e se un,
duhet te largohesha ,perfundimishte nga ai mendim.
Por me kot…
ishte e kot ,
gjithcka luhej ne koken time ato Momente .
Intuitiv un ndjeja ,se nji Drit ndriconte gjithmon
Brenda nji Shpirti dhe un besoja qorr mbi ate ndjenje .
E tille eshte ajo Ndjenje …Dhe un e Dua Ate pafund …
Kjo eshte pra Ndjenja , kjo Aventure e guximeshme ,
nganjiher plot rreziqe ,qe Jeton mes te pariturave te
asaj Bote ,
por qe prodhon aq shume Emocione te bukura ,si Ajo …
Aventure e guximeshme ,qe nganjiher plot rreziqe ,
qe “Jeton mes te papriturave” te saj Bote ….