Një mjeke 60-vjeçare në gjendje të rëndë nga koronavirusi arriti të shërohet me vetëshërbim shkruan Mirror.
Ajo ishte shtrirë në shtrat me ditë të tëra në shtëpinë e saj në jug të Londrës, por tani është rikuperuar dhe ka sqaruar se si është të jetosh me koronavirus.
Dr. Gerada, ish-drejtuese e Kolegjit Mbretëror të GP, tha që shkoi në punë vetëm një ditë pasi u kthye nga Nju Jorku, dhe pikërisht atëherë filluan simptomat, me një kollë të thatë dhe lodhje.
Në fillim mendoi se e kishte lodhje nga udhëtimi.
Por menjëherë ajo filloi të vuante nga një dhimbje e fytit, ethe dhe një temperaturë e lartë.
Atëherë Dr. Gerada vendosi që nuk do të ishte gjë e mençur të ktheheshe në punë, dhe u fut në internet për të provuar dhe zbuluar më shumë informacion.
“E dija që ishte koronavirusi, pasi asnjëherë nuk jam sëmurur kaq shumë”, u shpreh ajo për Mail Online.
Temperatura e saj u rrit shumë dhe ndiheshe e lodhur, ajo nuk çoheshe dot, shkonte në tualet dhe shtriheshe direkt.
Dhe pas pesë ditësh, simptomat e saj filluan të zhdukën.
“Unë nuk kam semundje të tjera kronike, tani ndihem shumë mirë. Ia arrita t’ja dal. Përdora 2 paracetamol tre herë në ditë dhe zbulova penicilinën e Zotit, “supë pule”, e cila dukej se kishte një efekt të mrekullueshëm për të rikthyer oreksin tim.”
Clare tha se koronavirusi ishte sëmundja më e keqe që ajo ka pasur ndonjëherë dhe e krahasoi atë me dhimbjet e lindjes.
Ishte e dhimbshme dhe pata frikë. Mendova se do vdisja – tha ajo.

j.l./ dita

o burra të gjejmë supë pule angleze!!nuk ma merr mëndja se pulat e fshatit kanë ndonjë vlerë të madhe!!
zonja e ka luftuar koronën si çdo grip tjetër!
me ulje temperature si gjithnjë,dhe për fat nuk ka pasur asnjë sëmundje shtesë që ta përkeqsonte më shumë shëndetin!!
pra zonja nuk ka gjetur ilaçin por ka vepruar njëlloj si për çdo grip tjetër!
gjithë problemi që shtrohet nuk është si ta luftojë një person i shëndetshëm,sepse ata nuk janë viktimat e koronës!problemi shtrohet si ta luftojë një person që në gjëndje normale është i sëmurë me sëmundje kronike,POR mbi të gjitha është problemi i sëmundjeve masive dhe mos përballimit nga sistemi spitalor!!
po të bëjmë një krahasim të vogël!!
pas ajrit uji është elementi bazë i jetës tonë!!pa të nuk bëjmë dot,na mban gjallë e na shërben në 99.9999 të rasteve,por jo kur shëndrohet në CUNAMI!!
ky grip nuk duhet të këthehet në CUNAMI,se si grip nuk është problem!
Si e dinte kjo qe ishte COVID-19? Beri ndonje analize? Nqs po perse nuk e thote? Te krijohet pershtypja qe mund te kete qene edhe ndonje katarr stinor a grip i zakonshem.