E dhunonte nusja, merret në mbrojtje 73-vjeçarja

Dita

Policia e Durrësit ka marrë në mbrojtje një 73-vjeçare pasi e dhunonte nusja e djalit. Sipas policisë, ndaj të moshuarës me iniciale H. X., është lëshuar urdhri i mbrojtjes pasi nusja e djalit N. X., 40-vjeç, e kishte dhunuar disa herë.

Ditën e djeshme, 73-vjeçarja ka bërë denoncimin në polici dhe sipas deklaratave të saj para uniformave blu, kjo nuk ishte hera e parë që nusja e djalit ushtronte dhunë ndaj saj.

Për këtë arsye e moshuara ishte detyruar të kërkonte mbrojtje pasi kishte frikë mos situata degradonte më tej.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *