E diela e çmendur e ministrit Koka! Djali i detit zgjedh … lumin!

redaktor

Ndërkohë që shumë prej jush kanë zgjedhur detin për të kaluar këtë fundjavë të nxehtë, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i është drejtuar lumit.

Së bashku me familjen e tij (shih foton) ai ka kaluar një super të diel në kanionet e Osumit në Skrapar. Nën shoqërine e guidave profesionale të Albania Rafting Group, Koka ka përshkruar për rreth tri ore kanionet magjike të Skraparit, aq shumë të vizituara në këtë periudhë.

Ministri Koka i apasionuar pas pushimit aktiv, nëpërmjet kësaj fundjave rafting promovon zonat e mbrojtura dhe Monumentin e Natyres, Kanionet e Osumit Skrapar dhe vëmëndjen që duhet t’i jepet ruajtjes dhe administrimit sa më të mirë të tyre.

Të tilla aktivitete miqësore me mjedisin luftojnë sezonalitetin dhe i bëjnë turistët të qëndrojnë më gjatë duke diversifikuar produktet turistike dhe duke i ofruar eksperienca të papërsëritshme vizitorëve nëpërmjet prezantimit të Shqipërisë autentike, vendi i thesareve kulturore dhe natyrore.

Ndaj, për të gjithë ju që do të bëni pushime në verë, shënojni në axhendën tuaj: Jeni ende në kohë për rafting në Vjosë, Përmet dhe eksplorim të kanioneve të Skraparit!

3

1

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *