Ky veprim i ka rrënjët tek një legjendë e lashtë kineze. Thuhet se një ditë një xhind i mirë pa njerëzit e uritur të një fshati. Atij i erdhi keq nga kjo situatë, dhe nxori dhëmbët e vet dhe i hodhi në moçal.
Pas këtij veprimi të pazakontë, lulëzuan shumë bimë e fruta, të cilat të kujtonin bardhësinë e dhëmbëve.
Dhe që atëherë, kudo ku ka fabrikë orizi, nuk ka uri, por oriz me bollëk.
Orizi është simboli i bollëkut.
Hedhja e orizit tek çifti i sapomartuar është simbol i prosperitetit.
Në Lindje, orizi është ndër ushqimet më kryesore për mijëra vjet.
Një shprehje kineze thotë: “Një punon dhe nëntë veta hanë oriz”.
Me fjalë të tjera nëse kultivohet orizi, ka ushqim për të gjithë.
