E dini se kur është vendosur gjoba e parë për tejkalim shpejtësie?! Shoferi e kishte ‘këmbën e rëndë’, ecte me 13 km/orë

Ornela

Me 28 janar të vitit 1896 është vendosur gjoba e parë në histori. Walter Arnold nga Mbretëria e Bashkuar u kap ndërsa ecte me shpejtësinë 13 kilometra në orë në një zonë ku maksimumi i shpejtësisë që lejohej ishte 3 kilometra në orë.

Automobilisti i parë i gjobitur e kishte “këmbën shumë të rëndë” dhe e kishte shkelur me 10 kilometra mbi limitin e shpejtësisë!

Në ditët e sotme kjo mund të na bëjë për të qeshur por në ato vite limiti i shpejtësisë në rrugët më të mira ishte 6 kilometra në orë.

Dhe nuk është vetëm kjo që mund të na bëjë për të qeshur; Arnold u bllokua nga një polic që e ndoqi me biçikletë…

 

Share This Article
1 Comment
  • Nuk ka asgje per te qeshut, se kaq nxirrnin makinat atehere. Bile cudi si ka qene me 13 ne ore. Do kete qene ne disheze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *