Kabineti i Edi Ramës bashkë me veten dhe zëvendësin e tij numëron 21 anëtarë. Mes tyre kishim spikatur disa që në rininë e tyre kanë luajtur futboll, por jo të një niveli të lartë. Nasip Naço, Lefter Koka, Ilirjan Celibashi kanë qenë me skuadra modeste në rininë e hershme. Por kur vjen puna te basketbolli puna ndryshon. Jo vetëm kryeministri, por edhe dy ministra të tjerë kanë arritur të jenë me ekipe elitare të Shqipërisë madje edhe me ekipin kombëtar. Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto për emisionin “Debat në channel one” të gazetarit Roland Qafoku zbulon se Edi Rama, Ilir Beqja dhe vetë ai në vitet ‘80-të të spikasnin si basketbollistë “Unë luaja me ekipin e Tiranës, në atë kohë 17 “Nëntori”, ndërsa Edi Ramën dhe Ilir Beqjan i kisha kundërshtarë se luanin me “Dinamon”. Me 3 basketbollistë në përbërje, qeveria Rama futet në histori si kabineti me më shumë sportistë që mund të ketë patur qenë ndonjëherë vendi.

Prandaj s’dinë me ba kosha këto në tabelën e kundërshtarit.
e kujt i hyjne ne pune hunjt, ata bejne kosha ne xhepin e tyre, te tre bij spiunesh e komunistesh te ndyre kane qen te federuar tek ekipi i Saliut si ushtar te tij dhe i sjherbejne akoma atij nen rrogoz
Ekipet tona qeverisëse nuk mendoj se kanë ata “lojtarë” që duhet te jenë tharmi,esenca ,kuintesenca e një qeveria shqiptare? Lojtari më i mirë qe duhet të ketë një qeveri është “patrioti”!? Njeriu qe do vendin dhe shqiptarët,njeriu që sakrifikòn cdo gje për interesat e kombit te tij,njeriu qe para cdo oferte miliardeshe nuk e nxjerr kurre ne ankand Shqiperinë? Këtë tip qeveritari nuk e kemi parë deri tani? Tung!
Komenti shumë e saktë i pëllumbit i vë vulën përgjigjes së çdo shkrimi qe bën fjalë për “lojtarët qeverisës”? Tung!
Ndaj te njejtin mendim me kuqeziun. Me pellumbin patjetër? Pershendetje!
Po per cfare te hyjne ne pune me kap topa per xhepat e vete? pollsdb.com/basketbollistet-e-qeverise-te-zhytur-ne-korrupsion
ehhh http://pollsdb.com/basketbollistet-e-qeverise-te-zhytur-ne-korrupsion
Zoti Rama vlersoni tokat e fshatin Shtyllas ku kalon By Pass-i i Fierit me çmimin e drejte dhe jo me 299 lek meter katrori se eshte çmim qesharak,tokat e fshatit Levan i kemi ngjitur te cilit jane vlersuar me 1600 lek meter katrori ne nje kohe qe tokat e Shtyllasit jane shume me produktive.