E djathta daneze ofron “sprai anti-emigrantë”

redaktor

Polemika në Danimarkë për nismën e partisë së djathtë ‘Danskernes Parti’, e cila ka shpërndarë rreth 150 bombola me “sprai anti-emigrantë” për “të mbrojtur qytetarët”. Lideri i ‘Danskernes Parti”, Daniel Carlsen, ka mbrojtur lëvizjen: “Në një kohë të përcaktuar duhet të riatdhesohen emigrantët, por në të ardhmen e afërt duam të gjejmë zgjidhje për t’ia bërë jetën më të mirë dhe të sigurt popullit danez”.

Bombolat janë shpërndarë në rrugët e ‘Haderslev’, qytet portual në juglindje të Danimarkës: bëhet fjalë për një prodhim të ngjashëm me llakun e flokëve (ky produkt është i ndaluar në Danimarkë). Carlsen vazhdon: “Nuk arrij ta kuptoj se si mund të konsiderohem një racist. Një sprai i tillë është i ndaluar këtu, kështu që u detyruam të gjenim një mënyrë për qytetarët danezë, në veçanti për të mbrojtur gratë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *