E DJATHTA, MBROJTËSJA MË E FLAKTË E ENVERIT

anazapta

Këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, sepse duke qenë se jetojmë në një vend me paradokse, dhe dashuritë apo urrejtjet tona, shpesh shfaqen si paradokse. Nëse dikush do të thoshte sa tani pas një çerek shekulli, e djathta shqiptare ka më shumë dobësi për Enverin, do të dukej si humor, por nuk është tamam kështu. Sa herë që në ndonjë cep katundi, shfaqet si nostalgji apo si gallatë, portreti i Enver Hoxhës, të parët që bëhen xheloz për këtë reklamim periferik të ish diktatorit, janë pikërisht të djathtët. Duket sikur duan të thonë se portreti i ish diktatorit është më i denjë se sa të përfundojë në duart e ndonjë plaku të lodhur dhe kalamajve të katundit. Në një dalldi frenetike, si urrejtje a mall, ata “rrëmbejnë” portretin e tij, si të duan të thonë se “komandanti e ka vendin këtu mes nesh” dhe jo atje në katunde të humbura. Në raport me Enverin, e djathta i ngjanë një turme të inatosur që vrapon pllajë në pllajë, (tribunë parlamenti) me bustin e tij në duar, ndoshta për ta flakur, ndoshta për ta vendosur diku, po kjo nuk dihet me saktësi. Ajo që dihet është fakti se pas kësaj, në ligjërimin e Berishës apo Topallit, Strazimirit apo Dodës, Islamit apo Bregut, emri i Enverit, është prezentë aq shumë sa ai nuk do ta kishte menduar, madje dhe më shumë se sa dikur, kur për të flitej ndryshe. Pas kësaj, ata janë gati të harrojnë gjithçka, të lënë mënjanë të sotmen dhe të ardhmen e tyre dhe fare natyrshëm thonë, “është koha të flasim për Enverin”, që herë-herë, duket sikur përkthehet, “ende është koha e Enverit”!

Pas kësaj, të persekutuar dhe të dënuar prej tij, apo dhe të bërë armik me të, pas viteve nëntëdhjetë, mbushin sheshet duke kërkuar “largimin e Enverit”! Më tej, kërcënojnë për “greva me mungesë buke”, ndërsa tek hyrja e çadrave falënderojnë në heshtje ndonjë plak të lodhur cepave të katundeve që ua risolli Enverin në kujtesë. Ka njerëz që thonë se sapo dëgjojnë emrin e Enverit, Berisha apo Topalli, Strazimiri apo Doda, Islami apo Bregu, në inat e sipër, i kap dalldia e urrejtjes ndaj tij dhe derdhin gjithë dufin, gjë që ka pak mundësi të besohet. Ka njerëz që thonë se është urrejtja ajo që nuk i lë ish të dënuarit t’i largohen figurës së Enverit dhe të kapur në këtë rrjet inati, nuk po munden të shikojnë sa duhet përpara, gjë që është për të ardhur keq, po të jetë e vërtetë. Por duke vazhduar me këto hamendësime, mundet edhe të mos jetë as njëra dhe as tjetra. Gjërat mund të jenë më të koklavitura se kaq dhe secili grup, mund te ketë arsyet e veta që nuk ndahet dot prej Enverit. Edhe pse emrat e përmendur më sipër janë gjithsesi persona “të dijshëm”, (nëse citojmë këtë fjalë të përdorur diku, nga një prej këshilltarëve të presidentit të Republikës), mund të ketë ndodhur që ata të kenë rënë pa dashje në kurth. Kështu, ndërsa në një kohë tjetër, ata kanë ngritur pa fund male nderimi për ish diktatorin e tyre, ku kanë ardhur të tjera kohë, e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga hija e tij, ishte sharja dhe pështymosja. Pikërisht këtu qëndron dhe makthi i tyre, ose pamundësia e tyre për “t’i larë” duart me Enverin. Sa do që ata pështyjnë e pështyjnë drejt tij, ata e dinë mirë se atë e kanë pasur brenda vetes dhe brenda vetes nuk mund të pështyhet. Kur kthejnë kokën, shohin jo pa tmerr se pështyma e tyre, nuk ka mundur ta shembë malin që ata kanë ngritur dikur brenda vetes, për ish diktatorin. Ata kanë zgjedhur rrugën e gabuar për ta luftuar atë, nëse vërtet duan ta luftojnë. Në vend që të largohen prej tij, ata përkundrazi, shkojnë e shkojnë pafundësisht drejt tij, qoftë edhe me sharje, apo duke e pështyrë.

Edhe pse mund të tingëllojë si qesharake, por po t’i hedhësh një sy të dy krahëve të parlamentit dhe të bësh një “test dashurie” për Enverin, nuk është çudi që këtë dashuri ta gjesh më shumë pikërisht tek ata që e shajnë dhe kjo ka shpjegime e veta. Nuk është vetëm lidhja e dikurshme e tyre me sistemin që iku, sepse këtë lidhje e ka shumica prej nesh, por ajo që fletë në favor të animit të dashurisë për Enverin nga e djathta, ka arsye të tjera. Llokoçitja në gojën e së djathtës kaq shumë e emrit të diktatorit, edhe pas njëzetë e pesë vitesh, nuk ka asnjë dyshim se ka lënë gjurmë “dhembshurie”, në një proces të pafund komunikimi, që disa e quajnë sharje, disa të tjerë e quajnë lidhje me të keqen, e disa të tjerë, ndoshta e quajnë dobësi. Nuk ka dyshim se ata, si të “dijshëm” që janë, e kuptojnë se duke folur kaq shumë për të keqen, vjen një çast që e keqja kërkon shpagim për kohën e llokoçitjes në gojën e tyre, duke i dënuar ata që të flasin pafundësisht për të. Si rrjedhojë e lidhjes së tyre të dikurshme me të keqen, e pamundësisë së tyre për t’u ndarë prej saj, e mungesës së gjetjes së një alternative tjetër, nuk ka dyshim se ata kanë arsye që të mos kenë vullnetin e duhur për t’u ndarë nga kjo e keqe që në rastin konkret ka emrin e ish diktatorit. Në këtë mënyrë ata janë duke i bërë atij shërbimin më të mirë.

Ish të persekutuarit, kanë të tjera motive që nuk ndahen dot prej emrit të tij. Ka njerëz që mendojnë një variant të trishtuar për ta, ku mund të ketë ndodhur që shpirti i tyre, i paepur në diktaturë, tani në liri, ndoshta nuk di se çfarë duhet të bëjë me lirinë  e vetë. E kështu ndërsa erdhën nga burgjet, të rrëgjuar nga mosha dhe vuajtjet e një kohe kur kishte vetëm një emër, duket se po ikin nga kjo botë, duke thënë e ri thënë po atë emër, madje dhe duke u ngujuar “në greva pa bukësie” me emrin e tij në gojë. Pa i lënduar, mund të themi se ka edhe të tjerë që mendojnë se duke qëndruar shumë kohë me të keqen, nëse mes tyre nuk ka lindur ndonjë flirt i fshehtë, të paktën mund të thuhet se midis tyre dhe të keqes, ka një përtim për t’u ndarë. Kjo është jo vetëm e padenjë, por edhe e dhimbshme për fatin e tyre.

Ajo që mund të thuhet, është fakti se e djathta po i bënë të keqen më të madhe vendit, duke mos e lënë atë që të shpëtoj nga hija e ish diktatorit. Të vraposh shesheve dhe në tribunën e parlamentit me bustin e tij në krah, (gojë), (qoftë edhe sikur të kesh qëllim thyerjen e tij), nuk është asgjë më shumë veçse një kurth i ngritur për të mos u ndarë prej tij. Nëse vërtet e djathta do që të ndahet prej tij, nëse vërtet do që ta dënojë njëherë e mirë, le ta lërë në harresë! Kjo duhet bërë që ne të tjerëve, të djathtë apo të majtë, të mos na mohohet e ardhmja, sepse Berishës apo Topallit, Strazimirit apo Dodës, Islamit apo Bregut, mund t’u ketë ngelur ora në vitin e largët 1990, ashtu si ish diktatorit që thuajse nuk i punoi më ora, pas vitit të stërlargët 1944!

 

Share This Article
55 Comments
  • Komunisti qe shnderrohet brenda nates ne antikomunist, eshte shume here me i rezikshem, se cdo antikomunist modern, shto ketu edhe komunistin, spiunin, denoncuesin e njerezve te thjeshte, vizitorin e perhershem, ne shtepine e diktatorit e bejne Sali Berishen, nje monster te keqe, qe e djathta e vertete, duhet ta flake me neveri.
    Kur nje pis spiuni, komunist, (ndjese per ish komunistet e thjeshte) nuk ka tru te sjelle nje vizion, mundohet te mbaje pushtetin, duke share pikerisht diktatorin, qe i sherbeu me besnikerine me te madhe dhe ky eshte Sali Berisha.
    Jam i sigurte qe ata qindra mijra qe dolen ne sheshe, duke denuar rregjimin diktatorial te Enver Hoxhes, sot e shohin figuren e Enverit, me me gjakftohtesi, kjo per arsyen, se kur dolem per te kerkuar demokraci, ne kerkuam demokracine perendimore, nuk kerkuam demokracine shpellare berishiane.
    Per kete shqiptaret duhet te ndergjegjesohen dhe te kerkojne edhe me referendum, rishikimin e figures se Enver Hoxhes dhe kthimin urgjentisht te trupit te Enver Hoxhes, ne krye te varrezave te deshmoreve te atdheut.
    Punet e mira apo te keqijat, shqiptaret sot duhet te kene vendosmerine per te gjykuar, tja lene historianeve, jo sharlataneve qe i kane sherbyer me besnikeri diktatorit dhe sot e shajne, per te mbrojtur pasurine miljardeshe qe i vodhen shqiptareve.
    Te rikthehet ligji enverian per hajdutet dhe kriminelet, keta hajdute dhe kriminele qe shkaterruan Shqiperine, vetem ligjit te Enver Hoxhes i tremben, i tremben aq shume, sa jane ne gjendje te spiunojne edhe pjestaret e familjeve, per te shpetuar prapanicen e tyre.
    Enver Hoxha ishte gjigand para spurdhjakut shpellar Sali Berisha.

    • Zoti moderator!
      Nuk e kuptoj pse keni FRIKE kur kritikohet artikullshkruesi nga ne komentuesit??
      Ne se jeni gazete e pavarur,mos kini frike!!!
      Nuk besoj se kam patur fyerje per gazetarin,prandaj botojeni pa frike!
      Keshtu rrisni pergjewgjesine edhe te atyre qe shkruajne ne gazeten tuaj!!!

      • Mos u merakos Roberto ! Nuk ka asnje vlere per gazeten mendimi yt ! Keshtu me fshine edhe mua disa postime . Pse ti ke iluzionin se “fjala” eshte e lire ? Jo mor mik ! Keta jane edhe me keq se Enveri , sepse jane mashtrues ! Enveri te pakten ishte i sinqerte me te gjithe . E vinte kufirin dhe te thoshte mos e kalo ! Kurse keta jane po aq te eger , vetem se jane mashtrues dhe te pabese ! Ja shikoje censurojne dhe s’publikojne edhe postime te zakonshme on line megjithese nuk ka fyerje ne to .

    • – Referendumin t’a beje e Majta brenda vehtes pasi do duhet te analizohet cdo Plenium Partie ! Perse edhe sot vashdojne te kene ne supe cilesimin armik,agjent ,poliagjent etj Mehmet Shehu,Kadri Hazbiu, Beqir Balluku,Bedri Spahiu, Sejfullah Maleshova e gjith ato udheheqsa te luftes e te partise ????
      – Te jepet qartazi kush nga keto ka patur te drejte ose se pakut kujt i dha koha te drejte historike ?….

    • Në një mendje me ju “horr merkel”? Z. Sokrat e ka kapur bukur idenë dhe qesendisja e sjelljes politike te se djathtes eshtë mbreselenëse. Me në fund une mendoj se “lartesimi i figures se enver hoxhes ishte rezultat i paaftesise te të djathteve për të ngritur nje model me te perparuar nga ai i enverit”!? Shqiptarët sot janë lejuar te behen me llafazanë por kjo nuk ka peshe kur nuk kanë ç’të hanë!? Nje statistike e ka nxjere gjendjen ekonomike te shqiptareve me te keqe se ajo e vitit 1912 dhe,kjo flet shume. Kjo ka rikthyer enverin në skenë!? Dhe do ta riktheje akoma me shume n.q.s treguesit ne shume fusha do te mbeten keta qe kemi? Komunistet antikomunistë nuk duartrokiten kurrë? Sokrati i ka tallur me shumë lezet në fallsitetin e tyre proverbial. Une nuk behem antienverist pa u shfarosur sinonimet e se keqes d.m.th komunistet antikomunistë apo demokratet pseudodemokrate dhe varrmihja e tyre ne pasurite dhe pronat e shqiptareve. Enveri shtetezoi ne kuadrin e sistemit qe aplikoi ndersa keta vodhën gjithçka. Për te tjerat ne nje mendje me z. Sokrat habilaj dhe me ju? Tung!

  • qe ta ngas llafin me tej ky shkrim kush do te kete qe ai qe e ka shkrojtur me duket vertet birinxhi dhe i thurur aq bukur sa me ngeli llafi ne goje. o sali te keqen, o tu befsha rri aty te na mbrosh enverin si na e ke mbrojtur deri me sot

  • SHQIPTAR-FORMUESI ENVER HOXHA

    Jam shprehur edhe here te tjera ndaj emertimit arbitrar e te pa bazuar te Enver Hoxhes si komunist. E ka bere edhe ai vete menjehere pas çlirimit duke ndryshuar emrin e Partise Komuniste ne Parti te Punes.

    Nuk kane ekzistuar ne bote komunistet ne praktiken jeteberese por vetem ne teori dhe kaq. Jam kurioz per shume-perdoruesit te termit “komunist” te me japin vetem nje shembull te nje komunisti aplikues te teorise se komunizmit shkencor, te atij komunizmi teorine e te cilit Marksi e shtjelloi ne “Kapitalin” e tij dhe ne “Manifestin e Partise Komuniste”.

    I vetmi komunist qe ka ekzistuar (une respektoj besimin fetar) ishte Jezu Krishti, qe para dy mijevjeçareve, jo vetem me ligjeratat e tij puro komuniste:
    SICILIT SIPAS NEVOJES, SEICILI SIPAS MUNDESIVE ! (e keni te skalitur qe ne faqet e para te Bibles) por edhe ishte ai qe e vuri ate ne praktike, aty ku shkeli, atyre qe pranuan doktrinen e tij !

    Enver Hoxha ishte thjesht teoricien dhe realizues i fazes se pare te socializmit real:
    SEICILIT SIPAS MUNDESIVE, SEICILI SIPAS NEVOJES !

    Te quash Enver Hoxhen komunist eshte katerciperisht renje ne “ristanizem”, siç pohonte autori e kesaj eseje ne nje shenim te meparshem, eshte mosnjohje e teorise se marksizem-leninizmit, eshte thjesht injorance.

    Enver Hoxha ishte vijuesi i endres se Rilindasve te fund shekullit te 19-te, i deshires se Nolit, per nje komb shqiptar te fuqishem, te edukuar me kulture e dije shkencore, te pavarur, te afte per te sfiduar te ardhmen.

    Dy gjera nuk i falen Enver Hoxhes:
    E para – vrasjet e pas luftes, i mbeshtetur nga ata qe sot pellasin “poshte Enveri”, te tipit shkrimtare, skulptore, mjeke, gazetare, piktore, inxhenjere, “filozofe”, ushtarake, spiune te ndyre.
    Dhe e dyta – grabitja e nje pjese te pasurive kombetare per mireqenjen e spurdhjakeve te tij familjare e te aferm.

    Ne kete te dyten – pasurimin personal me çdo mjet e poshtersi, kuterbojne te ashtuquajturit “anti-enveriste” te sotem, duke filluar nga sharlatanet “ish te perndjekur”, tek serbomalazezet saliberishiste te theritur Doda, Strazimiri, Noka, Ruli, Paloka, Duma, Bregu, Tabaku, Halimi, Basha, Berisha e soji e sorollopi i tyre.

    Ishte kjo Shqiperi e ndertuar me shkaterrim, ne keto 23 vitet e fundit, per te cilen u denuan ish te perndjekurit qe uritojne sot ne ato çadra te plastifikuara te modernizmit bashkekohor.

    Dhe shumica e shqiptareve qe u gungezuan per te ndertuar nje vend te perparuar e te pavarur, duhet te gelltitin edhe kete padrejtesi te ndyre duke paguar poshtersite e tyre, gojembyllur nga ca te votebesuar te dyshimte vllaho-romore.

    Enver Hoxha ishte shqiptar-formues si askush tjeter ne historine e ketyre trojeve, por ishte edhe cinik deri ne ekstrem i interesit te tij vetjak per pasuri, ishte edhe gjakatar i pa shpirt vetem per ata qe u nderpreu jeten duke i vrare e varur, i nderthyer e brohoritur nag baballaret e ndokujt qe sot e vetebesuam.

    • Nga e gjithe elita komuniste vetem Enveri ishte pa shkolle dhe pa kurfare dipllome. Mehmet Shehu kishte mbaruar shkollen e Fullcit ne Golem, me pas vazhdoi ne Napoli te Italise dhe pas Luftes mbaroi studimet ne Akademine famoze ushtarake Voroshillov ne Moske.

      Per cfare shtet formuesi e ke fjalen? Sepse ne vitet 90-te Shteti Shqyptar ishte shperbere si MUTI ne shi, apo i ke harruar mjeranet qe u kishin hypur dyrekeve te anijeve te ndryshkura enveriste per te ikur si te lemerisur nga “Parajsa” enveriste e tollonave, tufezimeve dhe internimeve staliniste.

      • Mero more i meruar ! E lexoj ne mllefin tend lavdine e asaj kohe ! Vetem ti mos pellcit !

        Shiko ka nje ilaç te mrekullueshem ! Ti ke nje fat te madh , qe nuk je i semure me verdhez si Saliu qe pinte shurren e Enverit per tu sheruar , por je i semure nga zilia dhe inati ! Thone , po thone veç , qe nje shishe uthull edhe mund te te permiresonte !

        Po duhet uthull safi , rrush i fermentuar mire ! Ngreje me dolli – “Hajt te te rroje partia jote” dhe te na leje pas !

      • NASTRADIN TOPTANIT TE RINGJALLUR

        E ben me kinse thuhet andej nga Lapardhaja, edhe pse duhej te flisja per Shtetin Shqiptar, u ndala vetem tek formimi kulturor e shkencor i plejadave te tera te rinise ne dekadat e qeverisjes enveroxhiste. Kur ikem drejt perendimit (une kam ikur shume me pare vetem per kuriozitet e asgje me shume) nuk ja patem as friken e as ziline pedagogeve, mjekeve, inxhenjereve, juristeve te vendeve ku shkelem, fale pergatitjes se shkelqyer qe patem duke frekuentuar shkollat e Universitetin e enveroxhizmit. Kam njohur edhe disa Toptane te Tiranes, qelbesira jo vetem si karakter, por edhe ne bashkebisedim per çdo lloj argumenti, ishin thjesht injorante e spiune.
        Ishte Shqiperia e ndertuar nga ne, qe ju serbo-malazezet saliramshiqerore shkaterruat ne 23 vitet e tranzicionit shpellaro toptanor. Shume si une, i kemi lene me goje te hapur mendje-ndriturit e perendimit. Habiteshin me ne shqiptaret, vinin per te na njohur edhe disa syresh qe kishin qene te mirepritur nga enveroxhistet ne kohen e ndertimeve te socializmit real ne Shqiperi.
        Do apo nuk do ti toptanas barnaveke ushkuruar, keta jemi ne shqiptaret e formuar ne kohen e Enver Hoxhes. Sepse e beme per vehten tone, me mund e sakrifica u shkolluam si kurre me pare. Pellcit po deshe nga cmira, keta jemi ne.

        • Pse ike drejt Perendimit te Larget o enverist i perbetuar, kur mund te kishe marre rrugen e Lindjes Bolshevike, por mund te ishe hedhur me larg ne Korene e Veriut qe ta shikoje Enverin tend LIVE dhe ta shijoje me gjate Kohen e Qepes te Partise se Punes.

          Eshte interesant te gjithe enveristat dhe spiunet e Sigurimit te Shtetit kur iken pasi ANTIKRISHTI Enver Hoxha falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin ne vitet 90-te ja mbathen te gjithe si minj halesh drejt Perendimit ARMIK dhe asnje prej tyre nuk u kujtua per vendet famoze te marksizem-leninizmit sepse e njihnin guzhinen komuniste nga brenda.

          • DHEMBESHKULURIT NASTRADIN

            Une kam ikur edhe para teje, e jo per Enver Hoxhen o qylaf morrembajtes i nerenxave te Qazim Mulletit.
            Jam nip emigrantesh te fund shekullit te tetembedhjete, o gurgullues gjirizesh asnjehere te pastruar, e nuk mbete ti te me tregosh boten ku edhe jetoj.
            Vetem myk te zi do lesh ne kete bote, qe se afermi do pastrohet nga gjymnaja toptanore te cilen perpelitesh ta mbash akoma te gjalle.

          • Leri dhembet e shkulur te nastradinit po pergjigjU me mire sinqerisht:

            C’KERKOJNE ENVERISTA SI PUNA YTE O ZOTRERI NE BOTEN DEMOKRATIKE DHE TE CIVILIZUAR?

          • – Qazim Mulleti ka qene pjesetar i Revolucionit te Qershorit 1924. Bashkeluftetar me Fan Nolin,Luigj Gurakuqin, Bahri Omarin ,Riza Danin ,Mustafa Krujen e shume tjere ! tani po e lavderoni apo sulmoni ????

          • Bravo, ky ishte realiteti, komunistet i cuan te paret femijet e tyre ne perendim.

          • E shikon qe e paskan pas te modh komunistet ? Jau paskan fut gjithmone , juve te qutve dhe intelektuhaleve patriotopushtues ! Ha…ha…ha..
            Oh sa gallate qe jeni … ikni se e degjenerut fare racen tuj me keq se prinderit dhe gjysherit tuaj !

            Behuni pak serioz se mbetet qesharak ! Une kam heq dore nga portokallia se ju kam gjet si gallat pa pare ….ha…ha…ha….

        • – Jeni ju !? te pelcase nga smira !??
          – Ore nuk kuptoj perse nuk i lini qe te behet nje referendum brenda se Majtes Shqiptare ne fillim ! Te shohim cfare mendojne te majtet per cdo Plenium Partie ne vite ? Si eshte “Zeri i Popullit ” ne vite. Qendrimi ndaj prones private ! Ndaj besimeve fetare ! Ndaj mardhanieve me Imperializmin e revizionizmin !Ndaj qendrimeve liberale ne art e kulture !
          – Komunisti i hershem ,anetar i Byrose politike, Sejfullah Maleshova mendonte qe Shqiperia mund te ndertoje socializmin edhe ne marrdhanie te gjithanshme me perendimin- Per kete u denua nga Enverizmi-
          – Sot e Majta Shqiptare eshte ne qendrim te njellojte me Maleshoven- Mos duhet portreti i Sejfullah Maleshoves ne Kongrese ! etj

          • E kam njohur Sejfulla Malishoven ne Fier ne internim dhe me kujtohet fjalet e tij:

            “KOMUNIZMI ESHTE GJEJA ME E KEQE QE KA SHPIKUR NJEREZIMI, POR ENVER HOXHA ESHTE KRIEJSA ME E KEQE QE KA KRIJUAR ZOTI.”

    • Komenti i ” Rik balsha s.r” shume objektiv,me argumente me peshé ,me kendveshtrime parimore shumë interesante dhe te verteta? Nderime Rik!

  • ju ju ka honger dhija librat te gjitheve :::flisni akoma per nje kafshe si enveri ::::duhet me qene sociopat ::::edhe ky shoku qe na tregon gjera ::qenka nje tyc :: ju a beri mendjen boshe ::::meta rama dhe socialistet :::niperit e diktatorit dhe katnaret kane akoma nostalgjie :::perse ::? THJESHT I MORI NGA KATUNET NGA MALESIA PER TE SPIUNUAR KOMSHIJTE ///DHE I i pruri ne tirane :::prandaj dhe tani shqiperia eshte ne merde :::se :enveri ka lene cobane per te drejtuar shqiperine ::::nje cobani i duhet 400vjet per tu bere qytetar jo 40vjet ::sic beri me ramen berishen bashen meten ::::mjere vendi im :::ne cfare duarsh ka rene ::::

  • Me logjiken e S. Habilajt i bie qe kush reagon ndaj apologjise se figures se Hitlerit eshte me hitlerian se vete apologjetet.
    Tek e fundit edhe Hitleri si Enveri ishte nje nacional socialist.

  • Z.Sokrat Habilaj. Shkrimi eshte interesant dhe permban ide qe, fare natyrshem, te cojne ne ato perfundime qe keni dashur te nxirrni ne pah. Ata qe kane perjetuar ne nje moshe relativisht te pjekur “kohen e Enverit” dhe qe jane ne gjendje te nxjerrin konkluzione ne menyre te pavarur, nuk mund te jene dakord me ju vetem me nje detaj: kur thoni qe “Enverit i ndaloi ora qysh ne 1944…”. Nuk eshte aspak keshtu. Themi ne menyre figurative “i ndaloi ora” per nje njeri, ne rastin tone udheheqes vendi, i cili, nuk mund te jape me per shoqerine si me pare, per aresye te ndryshme fizike apo biologjike. Enver Hoxha, duam apo s’duam ne, ishte nismetar dhe realizuesi kryesor i ndryshimeve te medha qe pesoi Shqiperia e pas luftes. Perparimi ne te gjithe sektoret e ekonomise sone nuk ishte fantazi e propagandes komuniste, por nje realitet i prekshem, te cilin jane detyruar ta pranojneve edhe shtetet e tjera ne mbare boten, Aq sa ishte takati i nje vendi feudal i prapambetur qe ishte para 1944-es. Lufta e klasave, si nje prej parimevet themelore te rendit social-komunist qe Shqiperise iu caktua te ndiqte nga fuqite e medha, ishte e vetmja “ore e mbetur” e Enver Hoxhes, per nga permasat qe morri zbatimi ne praktike i saj. Per te tjerat… Atij i ndaloi fare kjo “ore” ne vitet e fundit te jetes se tij, kur edhe ekonomia mori tatepjeten. Pasqyrimi me vertetesi i realitetit eshte nje kusht i domosdoshem per t’u bere i besueshem ne opinionet gazetareske. Aq me shume kur njerezit qe e kane perjetuar kete realitet jane akoma gjalle.

    • Fatin e KEQ te Shqypnise nuk e caktuan Fuqite e Medha pas Luftes qe nuk e dinin se ku bie ne harten e Botes vendi yne, por emisari katil i komunistit Josip Broz Tito me emerin Svetozar Vukmaonivic Tempo, i cili me nuhatjen e kriminelit gjeti aventurierin pa shkolle dhe pa pune Enver Hoxha dhe ja propozoi Titos si mekembesi i tij ne Shqypni per kauzen e Jugosllavise se Madhe. Me pas koha tregoi se Enveri ja drodhi edhe Jugosllavise edhe Rusise edhe Kines dhe kur mbeti pa perkrahje komuniste falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin, por me pare u kujdes te vriste te gjithe shoket e vet te Partise se Punes.

    • Pipi ? Detaji qe veconi ju nga artikulli i z. Sokrat edhe për mua eshte i pasaktë. Nuk eshtë sinkron me te vertetën ndalimi i sahatit të enverit më 1944-ën. Ai sahat perballoi shume sfida madhore te pasluftes se nxehte dhe te fillimit te “luftës së ftohtë”? Nderime Pipi!

  • 7 rreziqet tek Virtyti Njerezor
    =====================

    1. Pasuri pa pune
    2. Kenaqesi pa ndergjegje
    3. Njohuri pa karakter
    4. Biznes pa etike
    5. Shkence pa humanizem
    6. Religjion pa sacrifice
    7. Politike pa principe.

    sipas M. Gandi

  • Shume nga ju ketu i atribojne Enverit ” zhvillimin ” e Shqiperise. Cdo vend do te zhvillohej per nje periudhe kohe, por pyetja eshte : Me cfare ritmesh u zhvilluam ? Cfare ritmesh kishin fqinjet tane Italia, Greqia e jugosllavia ? A do te ishim zhvilluar me shpejt po te kishim maredhenie me perendimin ?

    • Zhvillimi i Shqypnise pas 1944 ishte i bazuar mbi ndihmat jugosllave, ruse dhe kineze dhe qe nga ana tjeter ishin absolutisht joefektive ne fusha krejtesisht te panevojshme per ekonomine e vendit tone te vogel.

      Nje histori e vjeter:

      Kur ne Kombinatin e Tekstileve ne Tirane erdhi kryeministri rus Kosigini qe shoqeronte Hrushcovin ne Shqypni filloi te kerkoje per skarcot qe me urdher te Eleni Pashkos ishin fshehur pas parrullave: Rrofte miqesia ruso-shqyptare! Kosigini i tha Eleni Pashkos ne sy te Enver Hoxhes: “Po vazhduat keshtu nuk do ta keni te gjate.”

      Nje histori qe pasoi:

      Mehmet Shehu ne nje raport sekret i shkruante Enver Hoxhes para se diktatori sadist ta vriste si nje qen rruge:

      “Kombinati Metalurgjik ne Elbasan po prodhon vetem humbje per shtetin dhe ne baze te llogarive ekonomike del se me shume leverdi ka qe metalurget e Elbasanit te rine ne shtepi sesa te punojne. Propozoj mbyljen e tij gradualisht…”

      Zhvillimi ekonomik i komunizmit ishte nje genjeshter dhe mashtrim i madh sepse PRODHIMIT i mungonte elementi me kryesor: Aftesia e KONKURENCES ne tregun e lire. Mungesa e konkurences ne prodhimin e centralizuar te mallrave dhe sherbimeve solli me vete edhe shkaterrimin e sistemit komunist ne gjithe Boten dhe Shqypnia jone e vogel ishte vetem nje pike uje ne oqeanin e madh komunist. Goditjen fatale te sistemit te gabuar ekonomik e morren vende te fuqishme si BRSS, Gjermania Lindore, Cekosllovakia, Polonia, Hungaria etj, prandaj te flasesh per ARRITJE enveriste te Kohes se Qepes ne vendin tone totalisht te varur nga “Miqte e Enverit” qe i nderronte si Mbreti grate eshte mjaft qesharake dhe komike.

  • @ Rik Balsha Sr.

    Respekt dhe mirenjohje por objetivitetin absolut ne mendimet e shprehura ne komentin tuaj. Eshte shume i sakt gjykimi se me temin “komunist” eshte abuzuar dhe abuzohet ne menyren me sharlatenske te mundshme dhe jo vetem sot nga morracake, spiune, dallkauke, hajdute dhe kopuke, kriminele dhe batakçinj, delenxhilere dhe ish burgaxhinj ordiner, krimba te grophaleve toptaniste dhe zogiste, te cilet maskaralleqet dhe horrleqet e tyre duan t’i maskojne me vello te nuseve te çvirgjeruara jashtmartese me emertime mizehalesh te bezdisshme antikomunizemm dhe antienverizem.
    Vetem bufet, qorrat dhe maskarenjte, nuk duan ta kuptojne se komunizmi nuk ka ekzistuar kurre as si sistem dhe as ka patur njeri qe t’i kete ato cilesi sipas formulimit qe i eshte bere ketij termi. Qofte ky dhe “babai i proletariatit”, Lenini dhe jo me te tjeret qe u munduan te adaptojne dhe zbatojne teorine e tij. Komunizmi, lindi si utopi dhe mbeti utopi dhe vetem kaq.
    Kam nje mendim me ju kur flisni per gabimet apo fajet e Enver Hoxhes.
    Lufta e klasave , qe ne mjaft raste u nxiten dhe u mbarsen nga eterit dhe pjellat e tyre qe bertasin dhe ulurasin me shume sot dhe pasojat e saj, pa perjashtuar dogmat ideologjike, qe u vinin per shtat mediokerve (bijte e te cileve jane ne vijen e pare te frontit te çjerrjebythes antienveriste) qe benin kariere me servilizem dhe spiunllek per te krijuar terrenet e favoreve per veten dhe familjet e tyre , jane tumoret qe gerryen nga brenda ate sistem duke i zbythur arritjet e mundimshme dhe ate shoqeri qe enderonte dhe shpresonte per te ardhmen prej punes se saj, ne kete fare feje siç eshte sot.
    Komplimentet e mia dhe per sensin e humorit ne repliken me kete “gjinkallen” zhurmemadhe me emer elementi radioaktiv dhe mbiemer qe vjen ne rime me fjalezat kastraveci, koteci, karkaleci..eci..eci dhe qe del me nofke “nastradin” apo “merobaze” dhe ne ndonje rast tjeter “pejkamber”.
    Ky fyell toptanas me nje vrime, qe i sherbeu deri ne bytheputhje Enverit dhe sitemit duke bere perkthime te veprave te tij , madje edhe ne qeli dhe jo vetem kaq, por edhe duke sherbyer dhe spiunuar tek gardianet miqte e tij per te shpetuar lekuren, kujton se duke hamulitur si nje qen plak, do mund te laj gjynahet e tij.
    Ndoshta mund te jete rast i rralle, por gjykoj se kushdo mund ta mendoj pa ndonje veshtersi se nje 80 e ca vjeçar qe pretendon se ka bere burg ne kohen e diktatures dhe ku pa, ne Spaç dhe Burrel, te kete ende uxhut qe te perrallis pa fund ne kompiuter, jo vetem qe nuk ka vuajtur por ka bere kavalishence qe kerkon ta shese per vuajtje,pak a shume si grevistet e urise se Bashes.

    • Degjo nastradinin o Vezhgues CINIKU:

      Eshte mjaft e ulet dhe amorale te tallesh dhe t’i fyesh e ofendosh me lloj-lloj sajimesh enveriste viktimat e regjimit me te eger ne Evropen Lindore dhe te vajtosh si kukumjacke pylli ANTIKRISHTIN gjakatar Enver Hoxha. Eshte e kuptueshme qe kete detyre mund ta kryejne me deshire ish spiunet e Sigurimit te Shtetit, por eshte totalisht e pakuptueshme qe politika jone kombetare deklaron festime rezili per 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal te Enver Tradhetarit ne nje kohe qe lutet dhe po i puth BYTHEN emisareve te BE-se per antaresimin e Shqypnise ne Evrope. Po Shqypnia nese nuk e ke harruar ishte koke e kembe ne Evrope dhe shqyptaret me pasaportat e tyre i binin kryq e terrthor Botes Demokratike dhe harxhonin pa siklet LEKUN e tyre qe kishte vleften e floririt si t’ja kishte qefi. Punet ndryshuan kur ANTIKRISHTI shqyptar Enver Hoxha likuidoi intelektualet shqyptare, grabiti pronen private, pervehtesoi pasurite dhe mjetet e prodhimit te Vatanit dhe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona duke e transformuar ate si nje CIFLIK familjar personal dhe duke i detyruar me dhune shqyptaret te punonin si skllever ne vendin e vet. Dhe helbete fundi ishte i parashkruar: Pasi mbeti ne Dimrin e Vetmise se tij Enver Hoxha si nje aventurier dhe debil pa shkolle dhe pa arsim falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori. apo i ke harruar vitet 90-te me eksodet shqyptare ne Bote?

      Kauzen qe la Enver Hoxha e vazhdoi Sali Berisha me urdher te Ramiz Alise per te siguruar familjen sadiste ADAM’S FAMILY nga lincimi mbarepopullor pas renies se Murit te Berlinit sic ndodhi me familjen Caushesku ne Rumani. Dhe me finte te tilla komunistesh ja arriti qellimit. Ja ku e ke familjen Hoxha me Biznes Albania te Luan Bregasit sot si nje KOQE MOLLE dhe dalin cdo dite me deklarata agresive ne TV si nje REZIL i vendit tone ne syte e Botes qe na monitoron. Ku ben vaki nje TURP i tille? AGJEKUNDI.

      Mos u merr me nastradinin dhe mos u tall me vuajtjet e tij, sepse askujt nuk i plas sot per fatin e NJERIUT te vecante ne nje kohe qe Shqypnia e Lazaratit eshte bere si Kolumbia e kokaines apo Afganistani i heroines dhe politika jone kombetare me Edi Artistin dhe Ilir Ryshfetin vajtojne nate e dite si kumjacka bolshevike Enver Hoxhen dhe Vepren e tij gjakatare. Thirri trunit te indokrinuar enverist dhe gjej nje pergjigje intelektuale:

      PSE SHQYPNIA DIKUR SI LULE MALI SOT ESHTE ME KRYE N’HI?

    • Vëzhguesi f ose miku im? Jam ne nje mendje me shume nga idete e komentit tuaj por kam nje pyetje,- a është e vertetë e dhena statistikore e pushtetit te saliut që “shqipëria ka 3 milion banorë dhe nga këta 4 milion janë të përndjekur”??? Tung!

      • Ne vitin 1991 ne Shqypni dolen nga burgjet staliniste te Enver Sadistit mbi 30 mije mjerane te burgosur politike te mbijetuar nga kahsapana e sadistit gjirokastrit, midis tyre edhe nastradini, shifra te pakundershtuara akoma sipas stastikave zyrtare qe u publikuan nga e gjithe Bota. Sa per krahasim zoteri gjeneral apo kolonel enveristi me mbiemrin Zaimi, ne vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore burgjet politike ishin mbyllur me vendim te posacem te Byrose Politike te Partise Komuniste ne vitin 1956 me nje urdher te sekretarit te Pare te Partise Komuniste te BRSS-se Nikita Hrushcov. Megjithate pas viteve 90-te keto Parti Komuniste te transformuara ne Parti Socialiste i kerkuan falje popujve te tyre per krimet e komunizmit ne vendet e tyre dhe ndaluan me ligj kushtetute qe antaret e familjeve te diktatoreve komuniste te marrin pune ne administraten shteterore apo te zhvillojne biznese me fonde publike, prandaj ne keto vende pinjollet e diktatoreve gjakatare qe ishin lule ne krahasim me sadistin natyral Enver Hoxha nuk guxojne te dalin si gjela ne TV dhe Media dhe te mburren per te BEMAT kriminale te eterve dhe nenave te tyre, sic ndodh ne Shqypni me familjen Hoxha.

        A e kupton me trunin e fishkur te kolonelit apo te gjeneralit enversit sa larg ndodhet Shqypnia ne zhvillimin e saj demokrati ndaj Botes se Civilizuar?

  • Shkrim idiotesk kur mendon se vetem ne mendjen e nje albanistanez mundet me e thirr te ‘djathte’ nje ish sekretar te partise se punes ,me gjithe suiten spiunesh te tij!
    Shkrim ma i guximshem do t’ishte qe sikur te kishit bâ nje analize per ndamje e pushteteit ndermjet ishkomunistet nje hère tij nje hère une,se perndryshe nuk kuptohet ndryshimi i kushtetutes,heshtja e Juaj dje ne opozite per shume gjera,apo bashkpunimi i juaj me ilir meten!…berisha ka mbreterur fale pseudoopozites tuaj,edhe vete fakti qe na rigjalleroni ,bashke me berishen ,’luften’ komuniste-antikomuniste tregon bashkpunimin tuaj ne fakt. Ndarja e tortues ju beri millionera ne bizness juive ish komunistet te pdse e passe,edhe l’âge ,popullin te gushelohet me kete sfaqe teatri qe i luani…
    Jug berisha nuk munden me perfasuar te Djathten e vert été,po ai perfason moyen e ramiz Alise,bashke me socialiste.Sikur popullin te vendose nje referendum,do behen bashke kunder popullit te d’y bijtat e ppshse,

  • Duhet me qen i shpejt edhe me i kopiur opinionet qe ‘fshihen’nga dita sepse aty tregohet ma shume ku i djeg dites se sa per opinionet tona vertet…

  • Në një mendje me ju “horr merkel”? Z. Sokrat e ka kapur bukur idenë dhe qesendisja e sjelljes politike te se djathtes eshtë mbreselenëse. Me në fund une mendoj se “lartesimi i figures se enver hoxhes ishte rezultat i paaftesise te të djathteve për të ngritur nje model me te perparuar nga ai i enverit”!? Shqiptarët sot janë lejuar te behen me llafazanë por kjo nuk ka peshe kur nuk kanë ç’të hanë!? Nje statistike e ka nxjere gjendjen ekonomike te shqiptareve me te keqe se ajo e vitit 1912 dhe,kjo flet shume. Kjo ka rikthyer enverin në skenë!? Dhe do ta riktheje akoma me shume n.q.s treguesit ne shume fusha do te mbeten keta qe kemi? Komunistet antikomunistë nuk duartrokiten kurrë? Sokrati i ka tallur me shumë lezet në fallsitetin e tyre proverbial. Une nuk behem antienverist pa u shfarosur sinonimet e se keqes d.m.th komunistet antikomunistë apo demokratet pseudodemokrate dhe varrmihja e tyre ne pasurite dhe pronat e shqiptareve. Enveri shtetezoi ne kuadrin e sistemit qe aplikoi ndersa keta vodhën gjithçka. Për te tjerat ne nje mendje me z. Sokrat habilaj dhe me ju? Tung!

  • Eshte interesante te lexosh ne kete forum se me te ndyret ne gjuhe e ne mendime mbeten gjithmone idhtaret e Enverit. Urrejtja po i djeg edhe neuronet e fundit qe nuk ia ka konsumuar pleqeria.
    Mesoni o njerez te jetoni ne paqe e te arsyetoni si njerez se nese vendi ka arritur ne kete pike keni nje faj 70 vjecar qe e kthyet mbrapa evolucionin e njeriut ne Shqiperi, duke nxjerre figura kriminale qe edhe sot nuk reshtin se fyeri viktimat e pafajshme neper forume.
    Kriminele dje me akte, kriminele sot me fjale.

    • Hajde, shesim sallatë të grirë të llojit e sojit “info analitike”! Për uthull mund te perdorni shurrën e jozit. Hajde sallatë..sallatë…bio me herbicide analitike…???

    • Hajde, shesim sallatë të grirë të llojit e sojit “info analitike”! Për uthull mund te perdorni shurrën e jozit. Hajde sallatë..sallatë…bio me herbicide analitike…???

  • Zoti Thano! Nuk po e kuptoj kete shenim te moderatorit tuaj. Mos po shekullizohet Dita?! Ne pergjigjen time me mikun tim Zaimi (qe nuk po e di se ku i mungonte etika), por dhe ne repliken me kete pseudo info analitik, une as me pak dhe as me shume kam mbajtur linjen e komunikimit serioz, natyrisht brenda caqeve qe dikton parafolesi. Nese moderatori juaj , do te jete ndonje nostalgjik i hedhurinave le te vazhdoje se nuk e kam problem qe te mbaje te njejtin pozicion. Ajo qe me bezdis dhe qe do te me detyroje t’u kontaktoje personalisht, eshte fyerja qe me behet ne kete rast jo nga lexues anonim, gallataxhinj apo horra, por nga te punesuarit ne stafin e Dites. Te me ndjeni por ky nuk eshte moderacion, por çensurim i diktuar nga salianet qe paskan depertuar ne Dita per ta devijuar si gazete. Ndonese nuk eshte rasti pare i mbajtjes se ketij qendrimi pa kurrfare shkaku, nese nuk me kthehet pergjigje nga pergjegjesi i ketij shenimi model plehre, me duhet t’ju them faleminderit per bashkepunimin e deritashem ne shkembimin e mendimeve dhe opinioneve ndaj shkrimeve qe publikoni. Me respekt per ju si drejtues i gazetes lexuesi me pseudonimin e detyruar “Vezhguesi” F.

  • Urdher i Komandes Gjermane :
    Kush ecen rruges vete i dyte do te arrestohet
    Kush ecen rruges , me xhepa te mufatme do te arrestohet
    Kush buzeqesh pa marre me pare leje tek redaksia e Dites do te arrestohet
    Kush bo me shenja dhe gjeste personave te tjere ne rruge do te pushkatohet
    per cdo gjerman te vrare do te vriten dhjete shqiptare
    Kush nuk eshte dakort dhe flet ndonje mendim kunder mendimit te Dites do te arrestohet

    Komandanti Fictum

  • Vezhguesi F rebelohet nga koshi pleherave.
    Ndodh shpesh qe edhe komentet e mia te mos kalojne, edhe pse nuk kane fjale fyese, por nuk eshte ndonje drame. Thjesht Dita ka rregullat e saj dhe gjykimin e moderatorit.
    Por qe prej ketu te fillohet e te tirret muhabeti drejt tipit “miqte e mi”, miqte e tu” me duket me te vertete puerile dhe paranoike. As i njoh e as kam ndonje miqesi me stafin e Dites, perkundrazi shpeshhere i kam kritikuar per disa qendrime qe nuk me kane pelqyer.
    Nuk eshte faji i moderatorit nese ka syresh qe nuk dine ose nuk i njohin kufijte e etikes dhe te edukates.
    Kaq shume i eshte bere zakon te fyeje Vezhguesit F sa tashme ai nuk e kupton qe i ka kaluar caqet dhe arrin deri aty sa edhe te sulmoje si bulldog moderatorin.
    Vezhguesi F, mos i skermit shume dhembet se protezat kushtojne dhe partia nuk ka me leka.

    • @ “info” “analitik” (tru rakitik)Edhe pse jam terhequr ne proocimin tim ndaj shkrimeve te kesaj gazete, kjo nuk me pengon qe nje haleje te kallepit tend t’i riperseris mendimin qe nuk publikua me lart, pavarsisht nese moderatori do te preket apo jo. Se pari ti mall surrogato iporti, natyrsiht nuk ke pse te shqetesohesh kur plehrat e tua me shumice nga gjyveçi qe ke ne vend te kokes, nuk te publikohen apo te pasqyrohen. Ti je si shualli i opinges qe nuk ka dert mga çakulli dhe jo nga guriçkat e nje moderatori. Ndaj nuk te kane bere pershtypje, ndersa tashti na merr pozat e avokatit te modratorit, i cili gjithesei nuk ka nevoje per ombrella sharlatanesh.
      Ndyresira te sojit tend nuk mundet kurrsesi te me tregojne kufijte e edukates.
      Se dyti, ne vlersim te lehjeve tua ne paçavuren e publikuar me lart, po perseris ate ç’ka nuk i erdhi mire dikujt. Duke iu drejrtuar lexuesve qe nuk kane nje mendim me burim fekalen tende, ti surratesez, pjelle e ish kolaboracionisteve antishqiptar je shprehur “Kriminele dje me akte dhe kriminele sot me fjale” dhe kjo qenka etike per moderatorin. pergjigja ime per ty dhe te gjithe ata qe mendojnesi ty eshte ” zgare me dhembe pushtuesi dje dhe qener te terbuar me jarge te helmatisura sot”. Dhe kjo nuk ishte etike.
      Se treti, mos u shqeteso per dhembet e mia, i kam aq te rregullta sa jo sot por edhe kur te me vije koha nuk do te kem nevoje per proteza. Praktiken e atyre qe te kane sjelle ne kete jete mos u mundo tua veshesh te tjereve qe as nuk i njeh dhe sa do te mund t’i njohesh, duke e konsideruar nje favor per kerrmij te sojit tend.

  • Edhe pse jam terhequr ne proocimin tim ndaj shkrimeve te kesaj gazete, kjo nuk me pengon qe nje haleje te kallepit tend t’i riperseris mendimin qe nuk publikua me lart, pavarsisht nese moderatori do te preket apo jo. Se pari ti mall surrogato iporti, natyrsiht nuk ke pse te shqetesohesh kur plehrat e tua me shumice nga gjyveçi qe ke ne vend te kokes, nuk te publikohen apo te pasqyrohen. Ti je si shualli i opinges qe nuk ka dert mga çakulli dhe jo nga guriçkat e nje moderatori. Ndaj nuk te kane bere pershtypje, ndersa tashti na merr pozat e avokatit te modratorit, i cili gjithesei nuk ka nevoje per ombrella sharlatanesh.
    Ndyresira te sojit tend nuk mundet kurrsesi te me tregojne kufijte e edukates.
    Se dyti, ne vlersim te lehjeve tua ne paçavuren e publikuar me lart, po perseris ate ç’ka nuk i erdhi mire dikujt. Duke iu drejrtuar lexuesve qe nuk kane nje mendim me burim fekalen tende, ti surratesez, pjelle e ish kolaboracionisteve antishqiptar je shprehur “Kriminele dje me akte dhe kriminele sot me fjale” dhe kjo qenka etike per moderatorin. pergjigja ime per ty dhe te gjithe ata qe mendojnesi ty eshte ” zgare me dhembe pushtuesi dje dhe qener te terbuar me jarge te helmatisura sot”. Dhe kjo nuk ishte etike.
    Se treti, mos shqeteso per dhembet e mia, i kam aq te rregullta sa jo sot por edhe kur te me vije koha nuk do te kem nevoje per proteza. Praktiken e atyre qe te kane sjelle ne kete jete mos u mundo tua veshesh te tjereve qe as nuk i njeh dhe sa do te mund t’i njohesh, duke e konsideruar nje favor per kerrmij te sojit tend.

    • Vezhguesi F

      Po te ushqehesh vazhdimisht tek tubi i ujerave te zeza to te nxjerresh “xhevahire” si keto te tuat. Jemi ne vitin 2014 dhe ti vazhdon te sillesh si ne epoken e gurit.

      • Tru rakitik! Nuk kam ndermend te toleroj. Nga nje qe ne vend te trurit ka grope haleje, si puna jote, sigurisht qe nuk mund te pres gjykim tjeter perveçse nje lloj kopjimi te fjaleve qe te kam renditur me lart. Nese me duhet te portretizoj ty, atehere po te them qe as me pak dhe as me shume do te shkonte ne krah nje poze e nje qeni te zgjebosur qe i shkojne vetem jarge. Dhe diçitura do te ishte: Vellezer binjake.
        Keshtu informacion haletik, kur ti niseshe une kthehesha nga ajo rruge. Dhe mos guxo ta zgjasesh, fekale e kohes se neandertalit!

  • Vezhguesi F,

    Leksiku yt eshte i pasur vetem me vulgaritete qe shprehin nje zero shoqerore dhe njerezore.
    Partia te ka mesuar vetem te duartrokasesh ose te denosh e te urresh. Alternativa e arsyetimit dhe e ballafaqimit ne menyre qytetare nuk cohej as neper mend asokohe. Ndaj dhe ti shprehesh vetem me ndyresira sepse nuk mundesh te artikulosh nje mendim e te shprehesh nje ide sic bejne njerezit normale.
    Te ka ngelur edhe vesi i urdherave a thua se po na tremb.
    A e kupton se je bere loloja i forumit me keq se Albert Verria tek filmi “Kapedani”. Mos i nduk kot mustaqet se Suloja ka shkuar me pushime.
    Mund te vazhdoj te tallem me ty por ti nuk ke as sensin e humorit

  • “Info” “analitike”!
    Edhe pse nuk kam pike deshire te komunikoj me kallepe te sojit tend, me duhet te kthej pergjigje. Se e di si i thone kesaj pune, (meqenese kujton se paske haber nga humori), kur qen rrugesh te sulet per te grisur pantallonat, se me teper nuk ka fuqi te bej gje, duhet o t’i kthehesh me shkop ose me ndonje shkel bytheve, se ndryshe ai nuk e fut bishtin nder shale. Keshtu dhe puna jote. Une, ne te gjithe te drejten time, komunikoj me stafin e gazetes (ç’rendesi ka ne eshte redaktori apo kryeredaktori) per nje problem qe te pakten une e gjykoj si padrejtesi, ti qe kerkon te na çash menderen, del si fandi spathi per te mos thene fut turinjte aty ku nuk te takon. Ne nje rast te tille , jo nga une por nga askush mos prit pergjigje tjeter, se provokatori dhe qeni rrugaç jane njelloj. Dhe merre si keshille kete nga te pakten nje qe eshte lexues i rregullt dhe mire apo keq i ka dhene mendimet e tij, jo si puna jote qe paske dal si kerpudha pas shiut dhe kerkon te na shesesh kulture komunikimi. Ne kete rast per koka te tilla, andej nga jugu kane nje feste, (kapele ) te modelit qe me soj si ty duhet te kesh dy, nje ta mbash dhe nje a çash. Qe te them se nuk kam kurrfare deshire te komunikoj me ty, nuk do te thote aspak se jap urdhera apo te tremb ty aty mbrapa kopiuterit prej nga shkarravit. Sigurisht nuk ndaloj askend qe per mendimet ne komentet qe beje te mos me pergjegjet apo kundershtoje me te drejten qe i lejon gazeta si dhe une. Une , nga menyra se si me fyen duke me quajtur lolo ne forum, ti sanço qe te duket vetja se mund te beshe analistin, mund te te quaj njelloj kungulli pa fare nga ata qe sherbejne per poçe per te mbushur uje per gomaret, por nese ta thashe kete vetem se te ktheva reston e fyerjes dhe keshtu kam vepruar dhe ne etiketimet ndaj teje ku mendoj se nuk kam gabuar ne asnjeren prej tyre, pra te takojne sipas prezantimit qe ke bere jo vetem nekete faqe.
    o “komik” ose klloun me bojra . Se pari tallja nuk eshte humor, por nje lloj sarkazme e cila nete shumten e rasteve eshte kthyer dhe kthehet ne bumerang. Humor dhe shaka, mund te besh me nje, qe ose njihesh dhe e ke shok ose mik ne jeten reale, ose nje, qe te pakten virtualisht ke patur mendime te njejta per mjaft probleme. Humori dhe shakaja nuk kane sensin vetem te te hedhurit por edhe te te priturit. Ti thashe keto serish duke te kthyer reston neprmjet talljes se lares me pozat e tua ne shkarravitjet qe me kujtojne Zylon e Driteroit apo plot personazhe te Qamil Buxhelit. Tani nuk kam me ndermend te pergjigjem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *