E do shtetin Sala Oturak në dorë

anazapta

Në gojë të Berishës

fjala nuk ka kut

M*tin e ben mjalte,

e mjaltin e ben m*t

 

Kush rri sus si qeni,

Ky e bën qen-mik

Por kur luan bishtin

qenin shpall armik

 

Kush shërben si qorri

gdhihet gjeneral

Por po dole rreshtit,

Je mi në kanal

 

E do shtetin Sala

Oturak në dorë

I do gjithë shqiptarët

Pas me hap rreshtor

 

I fut që të gjithë

Në kazan shëllire

I shpall kriminel

Bandit e lavire

 

Një ditë o lum miku,

do ikësh nga froni

Mos prit ’97-ën

se të kap cikloni

 

Nuk mbahet pushteti,

me force e me zorr

Populli t’ka vënë

damkën diktator

 

Vargje të nënshkruara: Bujar Cani

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *