Disa ditë para Vitit të Ri marr një telefonatë nga Greqia, nga vajza e një mikut tim të hershëm në Gjirokastër, vajza e Mite Gugës, matematikan dhe autori i mirënjohur i këngëve popullore të atyre viteve. Pak a shumë më tha: “Një regjisor grek ka zgjedhur një këngë me tekstin tuaj, për ta përdorur në një film që do të nxjerrë së afërmi. Bëhet fjalë për këngën: “Pushka kërkon trima”, shkruar rreth viteve 80-të dhe kompozuar nga mjeshtri Tonin Tërshana që dhe e interpreton vetë. Por ky regjisori grek, vazhdoi ajo, nuk e shfrytëzon dot këngën nëse nuk merr leje me shkrim nga Ju dhe trashëgimtarët e Tonin Tërshanës. Sapo t’i jepni lejen me shkrim ai do t’ju bëjë dhe pagesën për Të Drejtën e Autorit. Nuk është ndonjë shumë e madhe, por… Sa janë e ndërpreva unë? – Po gjashtëqind euro,- u përgjigj ajo.
– Po mirë,- i thashë unë pa e dhënë veten, po në fakt u befasova dhe u dëshpërova njëkohësisht. U befasova jo aq për shumën (që këtu është e paimagjinueshme), por për korrektësinë e regjisorit të huaj dhe zbatimit me fanatizëm të ligjit grek të së drejtës së autorit. Ai mund ta merrte këngën, ta shfrytëzonte pa problem dhe nuk do të kishte asnjë ngacmim nga unë se jemi mësuar që na i vjedhin krijimtarinë ditën me diell në njëqind vende të ndryshme dhe askush nuk paguan qindarkën për të drejtën e autorit. Ai mund ta përdorte këngën time dhe unë nuk do ta mësoja kurrë këtë ndodhi. U dëshpërova gjer në kockë që kam lindur dhe jetoj në Shqipëri. Kjo nuk është ndonjë deklaratë antipatriotike, por kur mendova se që nga viti 1972, kur unë kam bërë këngën e parë, e gjer më sot nga dora ime kanë dalë rreth tre mijë këngë dhe janë transmetuar e ritransmetuar me miliona herë, janë bërë kaseta, disqe e cd, janë kënduar në qindra koncerte e dasma, në mijëra kafene, hotele e restorante dhe këtu s’kam përfituar thuajse asgjë. Po të jetoja në Greqi, e theksoj në Greqi dhe jo në Amerikë e Angli, me një llogari të thjeshtë, nisur nga pagesa e vetëm një kënge e shkruar aty nga viti 1975, sot do të isha një miliarder në Euro-jo në lekë. Në këtë moment s’isha fare krenar që isha shqiptar, një shqiptar i vjedhur nga shteti shqiptar dhe shqiptarët përreth në mënyrën më të poshtër që mund të mendohet. Pikërisht ditën që fola në telefon me vajzën e Mites, dolën në transmetim tri këngë me tekstin tim. Njëra prej tyre (Vullkani kuq e zi – kënduar nga Ylli Baka) mund të jetë transmetuar qindra herë vetëm për dhjetë ditë, gati në të gjitha kanalet muzikore dhe mijëra e mijëra herë në youtube dhe mua as firmën s’më kanë marrë për transmetim e ritransmetim. Dhe ordinerët që kanë në përdorim “Arkivën Shqip” kanë bërë një kontratë të njëanshme vetëm me këngëtarin duke vjedhur pa turp poetin dhe kompozitorin. Dhjetëra herë transmeton RTVSH-PUBLIKU këngët tona nëpër vite dhe s’e ka zë në buxhet Të drejtën e Autorit, dhe pse ai është një RTV me financim shtetëror dhe taksat e popullit. Sa më thellë të hysh në xhunglën shqiptare, aq më shumë ligështohesh dhe dëshpërohesh. Po në ç’Europë do vejë Rama dhe qeveria e tij e shkundur me këtë gjendje alarmante të së drejtës së autorit? Shkelja e të drejtës së autorit, nuk është vetëm vjedhje e shëmtuar, por së pari shkelja e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, është qasja më e papërgjegjshme e një qeverie ndaj vlerave intelektuale, letrare dhe kulturore të vendit. Edi Rama dhe ministrja e tij qesharake e Kulturës, kanë tri vjet dhe s’e kanë zënë në gojë as dhe një herë të vetme problemin jetik dhe madhor të të drejtave të autorit në Republikën e Shqipërisë. Ne do të këmbëngulin që respektimi i kësaj të drejte, të jetë një nga kushtet më të rëndësishme për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Këtu jetojmë në një vend me mendësitë e Epokës së Gurit. Dhe Greqia fqinjë është vite drite larg Shqipërisë për respektimin dhe pagesën e të drejtës së autorit. Dhe faktin e solla që në krye të këtij shënimi.
*Autor këngësh, autor librash lirikë, autor i mijëra vargjeve humoristikë dhe satirikë, autor parodish e kupletesh e të tjera e të tjera.

Zoti Duka,
Keni shume te drejte qe e ngreni serish problemin e te drejtes se autorit, problem qe eshte bere i zakonshem ketu ne Shqiperi. Ta vjedhin krijimin, e botojne, e perdorin pa ju skuqur faqja fare. Por nje gje doja t’ju thoja, se pagesa prej 600 euro eshte pak per perdorimin e kenges, pamvaresisht se ju jeni autor i tekstit. Duhet te njiheni me ligjin grek se sa i takon kompozitorit dhe sa autorit te tekstit te kenges. Kam pershtypjen se kjo pagese behet duke menduar se nje shqipetar do te jete i kenaqur me kete shume. Tung e shpresoj t’i merrni parate qe meritoni!j
Qe ke te drejte ti,ke te drejte!Shqiperia eshte fshat i majmuneve.Edhe keto komentet tona i vjedhin pa pike turpi dhe i botojne me emer te vet si artikuj neper gazeta.Po c`gazetare jane keta mor aman,keta jane hajdute!
Qe ke te drejte ti,ke te drejte!Shqiperia eshte fshat i majmuneve.Edhe keto komentet tona i vjedhin pa pike turpi dhe i botojne me emer te vet si artikuj neper gazeta.Po c`gazetare jane keta mor aman,keta jane hajdute!
Ja ketu me del koment i perseritur,Po une jam origjinali,kapjani te perseritur atij qe e kopjon!
Ke te drejte o zotni Arben, por me thuaj ti se ne cilen fushe ruhet e mbrohet e drejta e autorit.
E di ti qe ingjinieret e kohes se monizmit, kane punuar ne institute studimore, kane hartuar projekte madhore, e pas vitit 1991, i jane pervetesuar nga ish drejtuesit e ketyre instituteve studimore ?
Sa projekte rrugesh, hidrocentrale, banesa, galeri minierash etjetj , jane hartuar nga ato dhe jane grabitur nga te tjere.
Mund te thuash qe ato jane paguar atehere per punen e bere por edhe autori i tekstit, kompozitori e kengetari paguheshin.
Po sot, kush i paguan per kenget e reja ?
Mendoj qe duhet pare me thelle e me objektivitet ky problem
Shume e vertete zoti Duka. Dhe te mendosh qe ju keni shkruat librin me poezi”Grek o grek kokegorrice ec me puth ne prapanice”.
Pikerisht shume njerez nuk jane krenare jo sepse jane shqiptare ,porse bashkesia jone nuk rrespekton drejt konkurrencen dhe sistemin teresor te vlerave qe dalin si produkt i kesaj konkurrence reale . Prandaj jemi te prapambetur ne krahasim me te tjeret . Jemi te prapambetur per kontributin kundrejt te tjereve me produkt intelektual,ekonomik,sportiv,kulturor. Prandaj koncepte te tarafit ,mikut ,ryshfetit ,konkurrences se rreme te tenderave, shkollave koti , cmimeve dhe shperblimeve te korruptuara ,shprehjeve tradicionale shqiptare :”me mire nje mik se sa nje ciflig “,”paraja hedh ujin perpjete”,qe gjallojne fuqishem keti dhe perbejne prioritet moral dhe sistem vlerash kryesor shume me te tehksuar se tek vende te tjera na nxjerr keshtu reaale ,fatkeqe dhe genjeshtare ,inferirore kundrejt te tjereve, (imagjino edhe popujt me primitive mcjerrin nga gjiri i tyre njerezit me te zot ,gjuetaret apo udherefyesit ,sepse ata jane garanci per gjithe komunitetin e tyre jo vetem per veten e tyre)
Kur ne si popull te jemi ne gjendje te zgjedhim njerezit me te mire ,vlerat me te mira, konkurrente reale dhe jo fiktive (produktin tone) ,ne cdo fushe te jetes ,ai gjithsesi do te jete i denje te konkuroje me produktin boteror, sado popull i vogel qe jemi.(shihni Finlanden kater milion banoreshe). Ed rejat e autorit ,e drejta e patentes, e drejta e e firmes me te mire komkurente ,e drejta e partise dhe forces politike qe konkuron realisht dhe nik fiton zgjedhjet ne tavoline , e drejta e zgjedhesit te nderggjegjesuar dhe jo te manipuluar per nje thes me miell ,e drejta e studentit me te mire dhe jo kopjacit me para, e drejta e produkteve te vertat ne cdo fushe te jetes , do te sjelle nje dite prosperitetin e deshiruar. Ka vend qe te behet nje artikull analitik per kete qe une e kam bindje te palekunder se eshte nje nga cenet me te medha si popull. Respekte !
Po kush ti denoj Hajduti hajdutin nuk e denon kurre keshtu dhe ju mister Duka gjete kishe ku te falesh
Z. Arben, mos u mërzit. Ministrja jonë qesharake e Kulturës ka probleme më të mprehta për të zgjidhur… Të lutem, mos e neglizho problemin e hapjes dhe mbylljes së VRIMAVE?
Ah tani i qenka kujtuar bejtexhiut e drejta e autorit! Po ti mos u nxeh o byrazer se ishe ti ai qe i kendove himne e lavde diktatures qe nuk e dinte c’ishte prona private dhe te drejtat e njeriut. Harrove se si u vodhen e plackiten nga bibliotekat ne Shkoder te gjitha doreshkrimet dhe studimet e kryera nga jezuite e franceskane dhe si u tjetersuan ato punime nga “albanologet” e partise.
Aman kujdes me Edin se pastaj ta shkruan prape sms Aneta . Shkelja e se drejtes se autorit eshte njesoj si plackitja e prones pronareve legjitime. Jetojme ne nje vend me mendesine enveriste se ata te epokes se gurit coku e ndanin placken e gjuetise me njeri tjetrin dhe kishin filluar t’ia kishin haberin prones private.
Duhet ta kerkosh z. DUKA sepse nuk te jep njeri ne kete vend edhe kur ke te drejte.
Ne shqiperi shperblimi jepet pas vdekjes. Nese jepet, natyrisht.
Je nje shqiptar i vertete more Arben Duka.
I drejte eshte shqetesimi i Benit, por duhet te kuptoje, se gjerat kane radhe. Pasi u shit gjithe pasuria kombetare, e mbitokes dhe nentokes shqiptare, per te pasuruar banditet e politikes e per te shperblyer mercenaret e lepiresit qe ky vend i ka me bollek, mbase do i vije radha edhe mbrojtjes se te drejtes se autorit, qe krijuesit te gezojne frutin e punes se tyre
po nuk jane shume o komandant, 600 euro ben nje shishe vere e ’95,hahhahahaa. Nuk do beheshe miliarder as ne Lekun e Saliut, As ne Lekun e Enverit dhe as ne Lekat e Leka Zogut, si i thote nastradini, se nuk ka poet ne bote te kete bere miliarda. Te tere kane shkuar kripe derri, nje dyshke nuk u ka mbetur, siç thote Buda(jo Aleks Buda), ai profeti, zhvishu nga gjerat materiale qe te pasurohesh. Te uroj nje vit te gezuar dhe me prodhimtari, atij grekut as 600 mije euro mos ia shit kengen, se ato kenget e kohes se xhaxhit nuk jane mall per kohen e sotme. Ishim tjeter buke o komandant, sot jemi tjeter
Po mire ja ty te vjedh qeveria jote qe ti e pelqen aq shume dhe e mbron aq shume
He pra thuaji miqve te tu socialiste qe drejtojn ket qeveri qe ta regullojne kete punen e te Drejtes se autorit , qe quhet Intelectual Property
Esht e thjeshte fare per tu regulluar ky handicap r