E drejta e votës për emigrantët, Majko në Itali: Gëzon konsensus në politikën shqiptare

Dita

Një histori suksesi. Kështu është cilësuar eksperienca e emigrantëve shqiptarë në Itali gjate konferencës së titulluar “Itinerar shqiptar”, ku ishte i pranishëm Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Në konferencën e organizuar nga shoqata ”Ochio Blu’’ në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Romë e ku morën pjesë zyrtarë dhe ekspertë mbi çështjet e emigracionit, Majko e vuri theksin tek shembulli pozitiv që përfaqëson komuniteti shqiptar në itali.

“Ajo që ka ndodhur me shqiptarët e Italisë mund të konsiderohet një nga eksperiencat më të suksesshme të emigracionit në Europën Lindore”, ishin fjalët e Ministrit, i cili shtoi se arbëreshët dhe emigrantët e rinj kanë kontribuar në krijimin e një lidhje jashtëzakonisht të ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë. Ministri e informoi panelin lidhur me hapat e shpejtë që po ndërmerren për ti ofruar një mbështetje edhe më të madhe emigrantëve, si nga pikëpamja institucionale ashtu edhe nga ajo ligjore. Z. Majko foli mbi debatin për të drejtën e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, çështje kjo, e cila siç tha, gëzon konsensus në politikën shqiptare. Ministri përmendi gjithashtu inciativat dhe përpjekjet e Ministrisë së Diasporës dhe gjithashtu qeverisë për tu krijuar lehtësira emigrantëve shqiptarë në të gjithë botën.

Pjesëmarrësit në konferencë u ndalën tek historitë e suksesshme të shqiptarëve në Itali, si një dëshmi e integrimit të plotë të tyre. Gjate konferencës u diksutua edhe mbi problematikat e komunitetit tonë atje dhe menyrat e tejkalimit të tyre. “Shqiptarët në Itali, një histori e suksesshme emigracioni” quhej dokumentari i shfaqur në vazhdën e konferencës, i cili tregoi rrugëtimin e diasporës sonë atje. e.k/ dita

 

 

Share This Article
4 Comments
    • “…E drejta e votes se emigranteve….gezon konsesus ne politiken Shqiptare”!!!!! ??????

      Wou….uuuuuuuuuu……….uuuuuuuuuuuu

      Ndoshta eshte gabim i Gazetes se……nuk ka mundesi qe nje ish Minister, ish kryeminister, deputet per 25 vvite te shprehet ne ate menyre….Pa dyshim eshte lapsus i gazetes.

      Cdo Shtetas Shqiptar, pavaresisht vendit ku jeton, e ka Te Drejte Kushtetuese votimin……pavaresisht se ka apo jo konsesus Leshi ne TirHane..

      Strukturat e Ekzekutivit dhe Legjlistativit, kane detyrimin ligjor tu mundesojne kete te Drejte Kushtetuese Shtetasve shqiptar kudo qe ndodhen.

      Emigrantet Shqiptar, rreth 1.5 milion, jan Kuajt e Punes qe kan mbajtur ne kembe kete vend te deshtuar, te kryekorruptuar….duke derguar ne Shqiperi per 27 vite rreth 40 Miliard Dollar..

      Keto 40 miliard dollar u ben “Rrush e kumbulla” dhe pasuri e estabilishmentit dhe vila luksoze ne cdo pike te Shqiperise.

      Takimi i Majkos, eshte thjesht nje takim per te treguar qe Majko eshte Minister dhe per te Justifikuar shpenzimet e fondeve nga kjo ministri.

      Asgje nuk ka per te ndodhur me mundesimin e votimit te emigranteve per nje arsye shum te thjesht:

      -Askush ne Shqiperi, perfshi edhe ne qytetaret e zakonshem, nuk duam qe ata te votojne…., Sepse ata jane te pavarur ne gjykim dhe vendim….
      …dhe pale mund te na prodhojne nje klas tjeter drejtuese, te Ndershme, tePergjegjeshme dhe Patriote.

      P.S E vetmja e mire e ketij takimi eshte qe nuk kishte Dron..qe ta filmonte….dhe ta conte koston e Lajmit Reklame ne 10 mij Euro!!!!

    • Eshte ajo qe thote standart me siper se politikes aty “nuk i pelqen” vota jone sepse ajo eshte e lire dhe e pavarur sepse nuk “varet” nga thesi i miellit ngado qe te vij ai! Ata (lapsaxhinjt politikan) e dine shume mire kete prandaj sna kane dhene te drejten tone kushtetuese. Mund te marin votat e atyre qe rrine verdalle konsullatave por kurre te emigrantit te thjeshte qe ngrihet ne mengjes heret e kthehet vone per te jetuar me djersen e ballit. Dhe per keto ne kur te na vij dita nuk do “flem” gjume pa ja thene shqiptarit te thjeshte se çi ka “punuar” Shqiperise ajo politik e flliqur 27 vjeçare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *