E drejta zakonore shqiptare përfshin tërësinë e normave të pashkruara, të transmetuara deri më sot brez pas brezi, që kanë rregulluar marrëdhëniet shoqërore në një varg krahinash të Shqipërisë.
Është dukuri historiko-shoqërore që ka vepruar për shekuj me radhë kryesisht në krahinat malore të vendit.
Ruajtja e së drejtës zakonore për një kohë të gjatë e përballimi i presioneve të së drejtës së shteteve pushtuese, janë shprehje e qëndresës së popullit shqiptar për të mbrojtur qënien, gjuhën dhe kulturën e tij.
Në të drejtën zakonore shqiptare gjenin pasqyrim disa nga tiparet themelore të psikologjisë shoqërore të vendit tonë, si: nderi, besa, burrëria, mikpritja etj.
Ajo është një provë tjetër e autoktonisë dhe individualitetit të popullit shqiptar.
a.d. / dita
