Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka refuzuar që të përfshihet në debatin në distancë që shkaktoi mosdekretimi i Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të Jashtëm. Në një përgjigje të shkurtër, kreu i qeverisë kosovare tha se Metën e kishte mik.
“Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Por me komentu një vendim të tillë, jo”, tha Haradinaj.
Meta refuzoi dekretimin e Cakajt, me pretendimin se nuk i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në postin e ministrit. Presidenti dha si arsyetim mungesën e përvojës si dhe i quajti të rrezikshme dhe destruktive deklaratat e Cakajt pro korrigjimit të kufijve të Kosovës.
Meta tha se qëndrimet e tilla bien ndesh me ato që ka shteti i Shqipërisë.
o.j/dita

Qendrimi i kryeministrit te Kosoves z. Haradinaj i admirueshem.
Ramush Haradinaj është person i veçantë. Ai përfaqëson vlerat e mirëfillta shqiptare.
Ketu rrefen jeten e tij:
PJESA E PARE
https://www.youtube.com/watch?v=SH80qq38B7U
PJESA E DYTE
https://www.youtube.com/watch?v=zmmHUC_zM-E