Pas një beteje shtatë minutëshe, “Krishti i pikëllimeve” i Sandro Botticellit u shit në Sotheby’s për 45.4 milionë dollarë, përfshirë tarifat e ankandit.
Kjo është piktura e dytë Botticellit që shitet në ankand brenda një viti.
Sërish në Sotheby’s, janarin e kaluar një koleksionisti anonim aziatik iu shit “Portreti i një zotërie me Tondo” për mbi 92 milionë dollarë.
Piktura me Jezusin kishte mbetur në duar private që nga shekulli i 19-të kur u regjistrua në koleksionin e Adelaide Kemble Sartoris, një këngëtare e njohur angleze e operës.
Stërmbesa e Adelaide, Lady Cunynghame, e shiti atë në ankand në vitin 1963 për dhjetë mijë paund dhe që atëherë ajo ka mbetur në koleksionet e pronarëve aktualë që e kanë huazuar vetëm një herë, për ekspozitën Botticelli në Frankfurt në vitet 2009-2010.
Pas shitjes së sotme, piktura është rezervuar për një ekspozitë të Botticellit në Minneapolis, së bashku me vepra të tjera të artistit nga Uffizi.
j.l./ dita

Thuhet se e ka blere Mandi Nish’Tulles, pritet te prononcohet ne media menjeher sapo te kthehet nga nje dasem cigane ne nje fshat te thelle te Rumanise…