Ekzekutoi Emiljano Boçin, autori dyshohet si vrasës me pagesë

DITA Online

Pas 11 muaj hetimesh policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë identifikuar autorin e dyshuar të ekzekutimit të Emiljano Boçit dhe plagosjen e shokut të tij Melvin Disha dhe e kanë vënë në pranga atë.

Identifikimi i autorit të dyshuar pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kapet dhe vihet në pranga Tori (Hektor) Xheçuka, 30 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe të “Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake”.

30-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datën 14 Janar 2018 në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku mbeti i vrarë shtetasi Emiljano Boçi, si dhe autor i dyshuar i “Vrasjes së mbetur në Tentativë” të shtetasit Melvin Disha.

Për arsye hetimi në funksion të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje, nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Tori (Hektor) Xheçuka nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Xheçuka në vitin 2015 është arrestuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Mësohet se i riu, në atë kohë 27 vjeç, u kap në pikën kufitare Tre Urat, ndër ishte shpallur në kërkim. 30-vjeçari dyshohet të jetë vrasës me pagesë.

Për vitin 2018 Policia e Tiranës ka zbardhur të gjitha ngjarjet kriminale në fushën e vrasjes dhe të plagosjes.

                                                                                                           Tori (Hektor) Xheçuka

Në vijim të komunikatës me numer unik Tims Portal 201801140222

Më datë 05.11.2018 nga Seksioni për Krimet e Renda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tirane pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit është bërë e mundur kapja e personit në kërkim dhe ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin Tori (Hektor ) Xhecuka i datëlindjes 27.11.1988 lindur ne Burrel dhe banues ne Tirane me kombësi dhe shtetësi shqiptare i padënuar me pare me arsim tete klase.

Ndalimi i këtij shtetasi është bere për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe të “Prodhimit dhe mbajtjes së armeve luftarake” parashikuar nga nenet  78 – 25 dhe 278/2 te K.Penal, pasi është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në date 14.11.2018 ne Rr Shefqet Musaraj të vrasjes së shtetasit Emiljano Boçi dhe të “Vrasjes se mbetur ne Tentative” të shtetasit Melvi Disha.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale veprat penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, dhe i municionit”parashikuar nga nenet 78-25-22 dhe 278/2 te K.Penal.

 

v.l/Dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *