E enjtja e mërzitshme…

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Në jetën parlamentare shqiptare nuk kam parë të enjte më të mërzitshme. Para dy javësh bëra një propozim për t’i bërë me dy seanca punimet. Jo që propozimi nuk u muar parasysh por në seancën e djeshme mungonte “Ai”. U munduan ca të tjerë por pa sukses. E them me seriozitet që aty munguan elemente të shout e humorit që e bëjnë pothuaj të dëgjueshëm atë që thuhet e gatuhet aty. Uroj të rikthehet te kolltuku numër 3 për kënaqësinë tonë. Në këtë rol është i pazëvendësueshëm e unikal. Mjeshtër i gatimit të çfarëdolloj çorbe. Lum ne që na ka rënë për hise. E sidomos ata që i mbajnë iso. Profeti.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *