E fejojnë pa dëshirë, shqiptarja në SHBA i vë flakën shtëpisë

Bledar Lumani

Pavarësisht se mund të jetojnë në Amerikë, shumë shqiptarë nuk mund t’u shpëtojnë traditave nga vijnë

Kështu ka ndodhur me prindërit e 17-vjeçares Arlinda Latifi, të cilën e kanë fejuar pa dëshirën e saj me një burrë nga Shqipëria.

Maturantja në gjimnazin Holt High School të Miçiganit, e tronditur nga ky fakt, i ka vënë flakën shtëpisë, ndërkohë që prindërit e saj flinin.

Për fat, nga kjo ngjarje nuk ka pasur asnjë viktimë.

“Prindërit ishin mjaft të lumtur, por unë nuk doja të fejohesha”, tha Arlinda.

Ajo thotë se nuk dontë që të rrezikonte jetën e prindërve të saj me këtë akt.

Madje, tashmë thotë se marrëdhëniet me ta janë normalizuar, pasi fejesa është prishur.

Arlinda rrezikonte të dënohej me 20 vjet burg për këtë ngjarje, por duke qenë se e ka pranuar fajin dhe ka arritur marrëveshje me prokurorinë, mund të dënohet me 3 vjet liri me kusht.

Ngjarja ka ndodhur në 30 maj të këtij viti.

Share This Article
1 Comment
  • Gjera qe ndodhin atje, te pakten prinderit e saj donin qe ajo te martohej me shqiptar (nuk e justifikoj aspak qe ata e fejuan me zor), nderkohe po ta fusi doren ne thes ajo, kushedi cdo te kape… !!-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *