Drekë Krishtlindjesh në vilën e famshme Arkore. E fejuara e re e ish-kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni, e ka kaluar drekën e 25 dhjetorit me familjen e kavalierit, vetëm pak ditë para se Gjykata e Milanos të vendoste çmimin që ky i fundit do të paguante për ndarjen nga Veronika Lario.
Françeska Paskale është 27 vjeçe dhe ka një lidhje dashurie me ish-kryeministrin Berluskoni, 77 vjeç. Ajo u shfaq përkrah tij në drekën e Krishtlindjeve, e veshur me një kostum të bardhe dhe këpucë të kuqe. Françeska nuk ka ngurruar aspak të futet në rolin e zonjës së parë, teksa ka pozuar për fotografët mes pemëve të Krishtlindjeve dhe tavolinave të shtuara për festë.
Pak ditë më parë, Gjykata e Milanos vendosi që Berluskoni t’i paguajë ish-bashkëshortes Veronika Lario 3 milion euro çdo muaj.