Bedri Islami
Të shtunën, paradreke, ndërsa po ecja në rrugët me borë të qytetit ku banoj, krejt befas, me erdhi një thirrje telefonike.
Rrugët ishin të mbushura me njerëz, ashtu si në të gjitha ditët e shtuna, për më tepër në afërsinë e tregut të ditës. E kisha harruar dëborën, hejet kishin filluar të zgjateshin dhe degët e pemëve ishin përkulur. Gjithçka ishte e ngjashme me përrallat e moçme të vëllezërve Grim dhe për ta bërë edhe më tej të njëmendtë do të kishte mjaftuar vetëm një thirrje. Është nga ato dimrat që të duken sikur vijnë përtej cikëljetës së njeriut.
Kur ra zilja e parë e telefonit, fillimisht mendova se do të ishte njëri nga djemtë e mi, thjeshtë për një mirëmëngjez , ose edhe në atë se ku e kalonim drekën e njohur të së shtunës.
Thirrja ishte nga Shqipëria, numri ishte i njohur, si gjërat e përditshme. U mësuam të shohim pas disa numrave figurat e njerëzve që duam dhe, ndoshta pa asnjë lloj pasmendje, të krijojmë edhe mendimin e parë se si do të ishin ata pas çdo thirrje.
Zëri vinte i ngrohtë, jo i largët, megjithëse ishin më shumë se një mijë e pesëqind kilometra mes nesh dhe unë përfytyrova se nga cili vend po më telefononte: në dhomën e ndenjës, pranë shtratit, në korridorin e gjerë apo ulur në divanin e zakonshëm. U mësuam edhe me këto përfytyrime.
Kur ti je larg – dhe çdo gjë të është veçanërisht e dashur – rruga drejt shtëpisë së vjetër – pullazet e përkulura nga vitet dhe degët e shermashekëve që ngjiten mureve – kur dashuritë e vjetra hapin dritaret – të vjetrit nuk gabuan kurrë – ata e njihnin dhimbjen – shpesh herë vetja të duket si një pemë e vetmuar – nga e cila jo vetëm zogjtë janë larguar – atëherë një thirrje nga larg është si një dorë e zgjatur.
E folura e parë është shpresa. Ajo duhet të jetë edhe e fundit.
Ashtu si zëri që më vinte nga larg.
Është i pari që kam dëgjuar në jetë – e di se nuk do të jetë i fundit – por do të mbetet në kujtesë si brigjet e gjelbëra të asaj që shkoi dhe pritja do të bëhet dallgë që godet rishtas.
I thashë shumë gjëra në fare pak kohë.
Nuk i thashë atë që ishte më thelbësorja:
Nuk i thashë dot se asgjë nuk më lumturon më shumë se sa zëri yt.
Pastaj me vete mendova se edhe në çastin e mbramë do e kem me vete zërin e saj, kudo që të jetë.
Kjo ndodh me të gjithë, o njerëz.
Zërat e dashur na ndjekin gjithë jetën. I atyre që duam gjithë jetën e nuk lodhemi së dashuri.
Për më tepër ky zë, mrekullisht i dashur, mrekullisht i butë, magjepsës deri në gërmëzimin e emrit,
E folura e parë që kemi dëgjuar.
Natën e mirë, nëna ime.

… dhe me atë zërin e saj të ëmbël dhe mallëngjyes t’u lut përsëri : “Kthehu bir se ku i dihet…”
Kur do i kushtosh një editorial special gjithë nënave tona, zoti Bedri ?
pse ndjell keq per nje nene? Ka me jetue edhe 100 vite..idiot.
Dhe ku e lexove keqndjelljen o shpellar. Ik mbyllu brenda se mos po t’xen nata jasht
Vetem telefoni qe binte ne Zyren e drejtorit te Kino Punetorit ne kohe monizmit nga ora 15 e dicka e mbas drekes nuk e more vesht kurr se kush ishte ai person ne anen tjeter te telefenit qe nuk pushonte se reni me vrik.Dhe kurr nuk e hape.E more vesht mbasi “flutura” qe ishte ate moment ne zyren e drejtorit qe kish ardhur per te bere raportin tek ju si specialist i vecant i ati lloj rraportit,keshtu i kishte thane burrit te vet.Renja e telefonit detyroi te ikte me vrik pa hedhur germen e pare ne fletera-portin imagjinar qe do perpilohesh.
Po te ishte teknika e sotme e telefonis.Me garanci thirresi i telefonit do merrte pergjigjen jo nga drejtori po nga vet “flutura” :Te thash se jam ketu per te ba raportin do na lesh rehat ta bajme apo ……..Mos i bjer ma se asht turp krijon keqkuptim tek drejtori,do ishte pergjigja ne adrese te thirresit telefonoi numrit te zyres se drejtorit ne kino Punetori.
Dhe ajo “flutura” inicialet e emrit origjinal si inicialet e komentuesit tek ky komenti ketu i kishte.
Na mbyten “kartollat” analfabete, zoti Bedri.
Une po vras mendjen dhe s’po ja gjej akoma domethenien shprehjes flutrake “se reni me vrik…”.
E te tjera, e te tjera…
Nga qe shkruan perdite, I ke be shkrimet si paninet, or Bedri.
Ouuuu e pabesueshme.Hera pare ne kaq vite qe “dijetari” Bedri nuk shan apo fajeson Berishen.?!?!?!
Bedri Islami …nuk i lejohet nje komunisti revolucionar te uli vigjilencen.Uji fle ,hasmi nuk fle.
Eshte nje poezi e Eseninit per nenen.Kryeveper.