Mediat greke kanë dhënë raportimet e para lidhur me tërmetin e rënë mbrëmë me një magnitudë mbi 5 ballë e me epiqendër pak km në perëndim të Follorinës.
Banorët janë larguar nga banesat e tyre.
Sipas raportimeve, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje të madhe dhe ka gjëmuar ndërsa është ndjerë deri në Larisa. Tërmeti ka prekur disa shtete, pêrfshirë Shqipërinë.
Brenda dhjetë minutave u regjistruan shtatë tërmete të tjera. Sizmologët presin zhvillime.
“Është shumë herët për të nxjerrë përfundime ,” tha për mediat greke Gerasimos Houliaras , drejtor kërkimi i Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës. Siç sqaroi ai, kjo zonë nuk është me e rregullt për sa u përket lëkundjeve sizmike.
n.s. / dita
