Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur urdhër arreste për çështjen e inceneratorëve.
Shtatë persona janë vënë në pranga, pesë janë shpallur në kërkim dhe dy janë lenë në arrest shtëpie, pas një operacioni të zhvilluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për aferën e inceneratorëve.
Sipas burimeve mediatike, SPAK ka firmosur urdhër arrestet, ndërkohë që mëngjesin e kësaj të marte ka nisur edhe ekzekutimi i tyre nga Policia e Shtetit.
Bëhet fjalë për: Pëllumb Abeshi, drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit, Azem Shatëri, drejtor i ndërmarrjes së Shërbimeve publike në Bashkinë e Fierit, Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit të Fierit, Florian Muçaj anëtar i Komisionit të Prokurimit për incineratorin e Fierit dhe Erjon Murataj.
Krahas emrave të mësipërm janë dhe Klodian Zoto dhe Lefter Koka.
Ndërsa për dy të tjerë është dhënë masa ‘arrest shtëpie’. Ato janë Sabina Cenameri ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit dhe Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionti, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.
Në vendimin e Gjykatës bëhet me dije se është rënduar edhe situata e ish-ministrit të vënë në pranga, Lefter Koka. Siç njofton GJKKO, Koka akuzohet për “Shpërdorim i detyrës, në bashkëpunim”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, sipas akuzës së firmosur nga prokurorin Dritan Prençi.
Më herët, Koka ishte arrestuar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash” dhe ndodhet prej më shumë se dy muajsh në qeli.
j.l./ dita

Né BURG té PÈRJETSHÉM HAJDUTÈT , GRABITQARÈT , PLAÇKITÈSIT , SHUSHUNJAT , ÇAKENJTÉ e PÉSHTIRÈ , BANDITÈT e KORRUPTUAR té NEVERITSHÉM !!
I VJELLSHIN HELM nga GOJA dhe GJAK nga BYTHA , PARATÈ e VJEDHURA , qè ju PÈRKASIN SHQIPTARÉVE !!
KURRÉ MOS i GÈZOFSHI GJAK PRISHUR dhe GJAKPIRÈSA , MILIONA EURO tè POPULLIT SHQIPTAR , dhe ISHALLAH O ZOT i madh , e PAGOFSHI me KOKÈN tuaj dhe me kokèn e FAMILJARÈVE tuaj !!!
Degjoni ketu mire.
Arrestimet nuk mbarojne ketu.
Drejtuesi i ketij aferi eshte Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.
Eshte e padiskutueshme qe do arrestohen, ata jane koka e marrveshjes. Nuk i le Lefter Koka pa marre hakun.
Ketu do jemi.
Vjedhja e fondeve publike duhet te konsiderohet veper e rende penale, edhe me e rende se cdo vjedhje tjeter, per arsyen sepse pervec sulmit ne xhepat e gjithe qytetareve zakonisht keto vjedhje kane shkalle te larte elaborimi dhe bashkepunimi. Gjithashtu keto vjedhje kryhen nga pozicione te larta te shtetit ku pervec rroges qe u paguhet, shperdorohet dhe besimi. Ne asnje lloj vjedhje tjeter demi nuk eshte kaq i madh.