Letër e nënshkruar
Skënder Dusha
Këtë letër ua drejtoj anëtarëve të Shoqatës “Labëria”. Zotërinj, e gëzofshi lëmoshën që ju dha Nishanlliu! Ka goditur bash në nishan! Pikërisht mbasi i dekoroi të gjithë prijësit e mercenarëve që sulmuan Labërinë, së bashku me fashistët italianë dhe më pas me nazistët gjermanë. Siç dihet, kjo u erdhi për shtat pushtuesve, pasi kjo krahinë ishte ngritur totalisht në luftë kundër pushtuesve. Gjatë viteve të sundimit fashist të Partisë Demokratike të Berishës dhe Nishanit, është e vetmja krahinë e braktisur totalisht. Ka 20 vjet që rruga Borsh-Kuç, jetike për gjithë krahinën, nuk funksionon për asnjë mjet transporti. Duhet ditur se kjo rrugë 25 km është ndërtuar para 90 vjetësh dhe kështu ka funksionuar edhe mirëmbajtja nga vetë krahina. Keni parë në media kur çahet asfalti i një rruge që lidh dy-tre fshatra? Jepet alarm!
