Arben Duka
Partitë kudo në botë,
për pushtetin konkurrojnë,
për të lojtur mirë e fort,
dhe mediat i shfrytëzojnë!
Kandidatët në gazeta,
në linjë të partisë flasin,
por gazetat s’kanë detyrë,
që Sovranin ta thërrasin!
Nëse pavarësinë e tyre,
sot gazetat do ta mbanin,
dalin jashtë kësaj natyre,
nëse thonë: “Voto filanin!”
Zgjedhjet janë lojë e partive,
ne të gjithë jemi tifozë,
po gazetat s’mund të jenë,
kampi blu-a kampi rozë!
Zgjedhjet janë luftë e partive,
ato janë që luftojnë,
dhe të mirat e pushtetit,
janë ato që i gëzojnë!
Partitë kanë anëtarësinë,
po s’mjaftojnë ato kuota,
ndaj dhe dalin në fushatë,
në popull të shtojnë vota!
Përveç anëtarësisë,
askush tjetër s’detyrohet,
ndaj dhe është hambari popull,
ku votë e partisë shtohet!
Ndaj partitë lozin fort,
që në Prill e që në Maj,
dhe nuk kanë asnjë komfort,
se vota s’merret kollaj!
Çdo gazetë e ka një frymë,
frymë që shprehet në çdo fjalë,
po gazeta humb vetveten,
me dikë kur bëhet palë!
Ne kemi një frymëzim,
majtas siç e kemi patur,
po s’jemi si dy vjet para,
tani jemi më të matur!
Para dy vjetësh këtu,
çdo qëndrim justifikohet,
se kishim një bandë blu,
bandë që duhej të rrëzohej!
Atëherë ishte ndryshe,
tjetër vlerë kishte gara,
ndaj ne nga partitë e majta,
ishim shumë më përpara!
Ne s’luftonim për pushtet,
ai nuk na duhet fare,
po luftonim që të zgjonim,
gjithë ndërgjegjen kombëtare!
Tamam një të tillë luftë,
sot nuk kemi pse ta nisin,
se s’kemi përballë një bandë,
që na duhet ta përmbysim!
Në kuptimin politik,
ka ndryshim në Shqipëri,
nuk ka hop ekonomik,
po ka shumë më shumë liri!
Ne mbështesim më të mirët,
kapitenë në mes furtunës,
po thirrjet për të votuar,
i bëjnë të zotët e punës!

I tha mire fullani i shkrete,
qe ti qenke i papare
Ndaj u ngritem e beme mbret
nje milion kokepalare
Tani skemi me dileme
As doktori dhe as miu,
ka dy vjete ne pushtet
qe dhe xhepat na i griu
Per 23 vjet
gjithe ndeshjet jane shitur
dhe na mbajne me gajret
nje bande horrash te felliqur
Po martesat ne Kala me leket e mamit pensioniste? Po Ajolla Xoxe dhe pastrimi I parave?
ahhhahhaahhahahahahhaahaahhahah
e kishte mire kur shkruante per xhaxhin envorr ky , te pakten ate histori e dinte mire
do e kete kercenuar ambasadori qe nuk merr vize per ne Amerike ,prandaj e ka heq kapelen me yll dhe nuk shkruan me poezi 😛
Cfare bere para 2 vjetesh ti ????
zgjuajte ndergjegjien kombetare ??? [vizitojeni]
rivilicion bere ,rivilicion ….te duket vetja si Lenini
hoqet parrullen “poshte Mmmmmmeta ” dhe ngritet parrullen “rrofte mmmmmmeta”
[si ne kohet e vjetra ,kur fshite parrullat “rrofte miqesia shqiptaro-kineze] 🙂
e perziet banden blu me roze dhe dolet MAVI
shoku bejtexhi , ata qe bejne revolucion ,qe zgjuajne ndergjegjie jane njerez te LIRE
ti nuk e njeh kete nocion , nuk e kupton fjalen LIRI ,
po ta ilustroj me mire , me nje poezi te F.G.LORKES,para toges se pushkatimit
[vdiq me grushtin lart ky ,do te pelqeje 🙂
Po c’eshte nje njeri pa lirine e tij
Oh ,Mariane tregome ti
Tregome si mundem vall’ te dashuroj
nese s’ndihem i lire ,me thuaj ti
si mundem ta dhuroj zemren time
kur ajo as e imja eshte …..?
dhe derisa ngelesh tifoz i partive , nuk ben dot as revolucion ,as ndergjegjie nuk ke !
dhe si thote Lorka ,nuk mund te japesh dhe aq me pak te zgjuash dicka qe nuk ke .