Grabitën shtëpinë ndërsa ajo ishte brenda me fëmijët, gruaja e futbollistit rrëfen ankthin

J L

Grabitja e shtëpisë së futbollistit të njohur Alvaro Morata pranë Madridit ka lënë ende kujtime të këqija për Alice Campello, bashkëshortja e futbollistit.

Ajo gjithmonë ka preferuar të heshtë për episodin e ndodhur rreth një vit më parë, por ditët e fundit foli për një program sportiv spanjoll.

“Ditët pas ishin shumë të vështira. Nuk mund ta laja fytyrën sepse  kisha frikë se dikush ishte pas meje”, – tha ajo.

Grabitja ndodhi qershorin e kaluar, kur gruaja e re e kampionit spanjoll ndodhej në Mirasierra së bashku me binjakët.

Banda hyri në shtëpinë e Moratës, duke bastisur gjithçka që mund të merrte.

Gruaja në atë kohë ishte vetëm sepse burri i saj ishte me ekipin kombëtar.

Vetëm pas disa orësh mësoi për atë që ndodhi.

Për fat të mirë, episodi përfundoi pa ndonjë dëmtim fizik për Alice Campello dhe binjakët.

“Unë nuk dëshiroj që dikush ta jetojë atë përvojë me familjen në shtëpi“, tha Campello në televizionin spanjoll.

Gjatë disa muajve, banda vodhi disa shtëpi në Morata, Casemiro, Thomas dhe Benzema, derisa Garda Civile spanjolle ndërpreu makthin e familjeve.

Grupi ishte i përbërë nga 4 burra me origjinë shqiptare, njëri prej të cilëve ishte arrestuar edhe në vitin 2007 për sulmin e dhunshëm në shtëpinë e José Luis Moreno.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Ndaj nuk duhet te habitemi pse Spanja voton kunder nesh ne BE

    Dhe nuk mund ta kerkojme fajin tek Spanja apo te mediat, por te vetja

    Tek edukata qe u japim femijeve, te vota per politikane hajdute dhe kapadainj qe japin shembullin e pasurimit duke vjedhur

    Le ta veme veten ne vendin e tyre

    Ta zeme jemi ne shtepi dhe vjen te na vjedh nje bande spanjollesh?

    dhe keto perseriten e perseriten

    Cfare do mendonim ne per spanjollet?

    Me siguri me e pakta do ishte “te mos i donim afer”

    Mund edhe ti vrisnim fare

  • Oh Zot çfare race e keqe jemi. Kudo per ne flitet vetem per vrasje, grabitje, droge dhe banditizem. Nje popull kaq i vogel me nje perqindje te tmerrshme kriminaliteti! Keta njerz te poshter meritojne Enver Hoxhen. Vetem ai u vinte hakut dhe dinte t’i bente zap. Demokracia nuk eshte per shqiptaret. As per afrikanet. Megjithese keta te fundit po perparojne me shpejt se ne. Kemi qene dhe mbetemi nje popull i eger, i paqyteteruar, qe ka ende ne gjak kanunin. Dhe pastaj thone si s’behet Shqiperia?! Ketu nuk jane vetem politikanet dhe gjykatesit e korruptuar, por shumica e miletit. Police, profesore, nepunes, mjeke, katunarë e qytetarë! Te paedukuar, te pasjellshem, te pamesuar te respektojne jeten dhe dinjitetin e tjetrit,ligjin, pronen qe nuk eshte e tyrja. Me nje fjale jemi nje popull barbar. ndryshe nuk shpjegohet nami i zi qe kemi kudo, ne çdo vend te Europes, deri ne Amerike. Taken!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *