E hëna blu është një ditë e shënuar çdo vit sipas një ekuacioni si dita më dëshpëruese e vitit. Kjo ditë bie të hënën e tretë të janarit të çdo viti dhe këtë vit përkoi me 17 janarin.
Sipas kësaj teorie, në këtë ditë të vitit ne jemi të gjithë të ftohtë, pa para në xhep dhe të ngarkuar me ndjesi faji nga gjithë çfarë ndodhi në fundvit.
Ndjesia e festave është larguar dhe gjithë çfarë mbeti janë përpjekjet e vazhdueshme për të hequr kilet e marra, për të pirë më pak alkool dhe për t’u bërë njeri më i mirë.
Psikologu Cliff Arnall ishte ai që zbuloi këtë koncept. Ai erdhi me një formulë që “shpjegonte” faktorët që ndikojnë në të hënën e kaltër.
Kushtet e motit, borxhet e marra për festa, shpenzimet, niveli i ulët i motivimit apo ndjesia për të bërë diçka ndryshe thuhet se e bëjnë të hënën e tretë të vitit, ditën më depresive.
j.l./ dita
